Zbulohet afera Veliaj-Molla/ Si u gostit Klodian Zoto me 1 milion euro tender
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar një tjetër aferë që lidh Veliajn, drejtorët e tij me kompaninë e Klodian Zotos.
Këlliçi në deklaratën për mediat ka shpjeguar se sipas dokumenteve të dorëzuara nga ana e opozitës dhe hetimeve të SPAK-ut rezulton se kompania e Zotos ka zhdukur 12 milionë euro nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës dhe i ka transferuar në llogari "offshore".
“Për shumë nga ju nuk do të përbënte habi që kjo të ishte thjesht vjedhja e radhës nga taksat tona. Por përzgjedhja e kësaj kompanie, ka një arsye dhe motiv shumë më të fortë. Sipas dokumenteve të dorëzuara nga ana jonë dhe hetimeve të deritanishme të SPAK-ut, faktohet se:
Kompania ITS sh.p.k. ka zhdukur nga llogaritë e inceneratorit të Tiranës shumën 12 milionë euro pa asnjë faturë dhe shërbim të kryer.
E thënë më thjeshtë, ITS sh.p.k. është valixhja me të cilën pronari faktik i Inceneratorit Tiranë, ka vjedhur dhe transferuar në llogari OFFSHORE më së paku 12 milionë euro.
E gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse Erion Veliaj nuk do të kishte bllokuar punën e Njësisë së Zbatimit të Projektit, që kishte një detyrë të vetme, të monitoronte lëvizjet e parave dhe investimin në landfillin e Sharrës.
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ia ka shkruajtur e zezë mbi të bardhë, në korrik të vitit 2023 drejtpërdrejtë Erion Veliajt, që ai dhe vetëm ai është shkaktari i bllokimit të NJZP-së dhe se do të mbante ai përgjegjësi për çdo dëm që po i shkaktohej palës shtet.
Organizata kriminale '5D', e strehuar në Bashkinë e Tiranës, ka vepruar në dijeni të plotë të drejtuesit të saj Erion Veliaj dhe praktikisht si çdo strukturë kriminale e mirorganizuar, u janë bindur urdhrave të drejtuesit, duke i siguruar atij vota dhe përfitime të majme financiare”, është shprehur Këlliçi.
Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK-ut të zgjerojë hetimet ku të përfshijë dhe këtë tender.
“I bëj thirrje SPAK-ut, të zgjerojë hetimet, ku të përfshihet dhe ky tender, detaje për të cilin do ia përcjellim zyrtarisht z. Dumani. Çdo tender i firmosur nga Erion Veliaj dhe struktura e tij kriminale në bashki, është thjeshtë dhe vetëm një pazar korruptiv, ku përfitimi i kësaj organizate kriminale shkon deri më 100%.
Falënderoj ata punonjës të ndershëm të Bashkisë Tiranë, që na janë bashkuar në zbardhjen e së vërtetës e denoncimin e aferave korruptive të Erion Veliajt dhe gjej rastin të ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga zyra të Erion Veliajt dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë.
O sot, o kurrë. Ju faleminderit”, përfundoi deklaratën e tij Këlliçi./ CNA
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Gazetarja Klodiana Lala denoncoi udhëtimet e kryebashk...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në...
Deborah Keçi, e cila mbante postin e drejtores së Klub...
Elvin Tivari është një nga drejtorët e Erion Veliajt, ...
Rreth 5 vjet më parë një ish-punonjëse e AISM denoncoi në ...
Emili Sholla, një denoncuese nga Berati tregon për “St...
Pas 9 vitesh martesë, Rolandi e ka gjetur veten të braktis...
Rolandi është një qytetar që tregon për “Stop” në Tv Klan ...
Çështja që emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka traj...
Viti 2017 ndryshoi fatin e Artan Gaçit. Burri i deputetes ...
Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamenta...
Elvin Tivari, një ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës...
Pak javë më parë u dogj Urgjenca e Kardiologjisë, por këto...
Më 6 tetor 2021, ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela...
Bashkia e Tiranës ka hyrë në kolaps pas arrestimeve të...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, foli pë...
Mariglen Qato është një nga drejtorët e Erion Veliaj...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...