
CNA ka denoncuar aferën me dherat brenda aferës së inceneratorëve, pasi Bashkia e Tiranës ka firmosur marrëveshje me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që detyron kompanitë e ndërtimit të paguajnë për dherat.
Kompanitë e ndërtimit duhet të dërgojnë në landfillin e Sharrës të gjithë dherat e nxjerra nga gropat e kantiereve, për të cilat paguajnë nga 4-8 euro për 1m³ dhera.
CNA ka raportuar se disa kompani ndërtimi nuk bëjnë pagesa, por kanë lidhur kontrata kleringu me inceneratorin e Tiranës. Njëra prej tyre ishte kompania “Llanaj ndërtim”, ndërsa ditën e sotme është zbuluar një tjetër kompani që bën pagesa me klering
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, zbuloi se kompania “Alesio” sh.p.k bën pagesa me klering për dherat që depoziton në landfill.
Këlliçi publikoi një email, ku ku Julia Muça, punonjësja e Stela Gugalles vë në dijeni këtë të fundit dhe Klodian Zoton për marrëdhëniet financiare me kompaninë “Alesio” sh.p.k.
Email-i mban datën 6 qershor 2020 dhe tregon se kompania e ndërtimit ka dhënë një apartament, eskavator apo ka kryer edhe punime për dherat që depoziton në Sharrë.

Pjesë nga denoncimi:
Siç u kemi shpjeguar me fakte të bëra publike prej kohësh tashmë, brenda mega aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës, ka një tjetër aferë sa korruptive, po aq dhe kriminale. Bëhet fjalë për aferën e dherave.
Një faturë e cila deri më sot kalon shifrën e 60 milionë eurove. Para të cilat kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve.
Besoj e mbani mend marrëveshjen e firmosur më datë 15 tetor 2018, midis Taulant Tushës, Ermal Kapllanajt, Evisjon Salkut dhe inceneratorit të Tiranës.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje, pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, përmes drejtorëve të bandës kriminale 5D, vuri në shërbim të biznesit të tij, të gjithë strukturën shtetërore.
Kjo datë shënon dhe pikënisjen e kësaj afere.
Sot po bëjmë publik një e-mail të punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve. Ky e-mail i dërgohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. E-maili mban datën 6 qershor, 2020.
Ky e-mail flet për marrëdhëniet financiare me kompaninë Alesio sh.p.k., që siç dihet nga të gjithë, kjo kompani tashmë është e sekuestruar nga shteti me vendim të formës së prerë, për pastrim parash.
Pra pasi u firmos marrëveshja mes inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve të bandës 5D, vetëm 4 ditë më pas Alesio sh.p.k., firmos marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës për depozitimin e dherave dhe inerteve, për gropat e kullave më të rëndësishme të Tiranës.
Sipas këtij e-maili, kjo shoqëri kishte 2 milionë euro detyrime për të paguar nga të cilat, pas komunikimeve verbale, i zbriten 400 mijë euro detyrime për ETC-në, i zbriten 58 mijë euro për një apartament, të cilin SPAK as nuk e sheh dhe as merr mundin ta kërkojë (njëlloj si në rastin e 6 apartamenteve me Llanaj sh.p.k.), i zbriten 32 mijë euro për një eskavator të cilin le ta gjejë SPAK se kujt i përket, e në fund kompanisë i mbeten dhe 370 mijë euro për të paguar, të cilat sipas e-mailit, 145 mijë euro janë marrëdhënie kleringu me palë të tjera (pra ndonjë apartament tjetër në ndonjë kullë të Tiranës) dhe klering 190 mijë euro më një kompani shumë të preferuar nga Alesio sh.p.k., kompaninë Fortis sh.p.k.
Të nderuar qytetarë,
Vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo pas presionit kriminal që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës ushtroi mbi biznesin e ndërtimit. Dhe sigurisht kur i përzgjedh shokët, i përzgjedh njëlloj si veten./ CNA
Çështja e dherave ditë pas dite jep detaje dhe fakte t...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë her...
Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, një institu...
Një skandal është regjistruar në shkollën e Magjistrat...
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Es...
Një qytetar nga Kavaja tregoi në “Stop” sesi martesa e tij...
Një aferë që shkon mbi 60 milionë euro, skemë korrupti...
Afera 60 milionë euro e dherave është një nga skemat m...
Kontrata që sjell CNA më poshtë është firmosur nga dis...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të shkojë në ...
Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës ...
Një skandal është regjistruar në Policinë Bashkiake të...
Një denoncim i fortë është bërë ndaj kryebashkiakut të...
Një tjetër skemë me tenderat në Bashkinë e Tiranës ësh...
Afera 5D tronditi opinionin publik, se qe një forme unike ...
Emisioni investigative ka denoncuar prej kohësh në emision...
Vilson Alla, një qytetar nga Bulqiza ka denoncuar në emis...
Mani Sula, një qytetar nga Thana, Lushnje tregon për “Stop...
Dirigjenti Kostika Tanto, në një intervistë për CNA TV, ka...
Ylli Ndreka, me profesion fizioterapist, tregon se zgjodhi...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...