
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat hodhi sërish akuza. Sipas Berishës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi për depozitimin e dherave të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës për shkak se projektuesja ishte thjeshtra e Ramës.
Berisha thekson se Veliaj nëpërmjet një "e-mail"-ika urdhëruar që dherat e Kullës së Sahatit t’i depozitohen në landfillin e Sharrës, pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës.
"Me datën 20 maj të vitit 2019, gjithnjë fjala është për korrupsionin e familjes së kryemafiozit, Edi Rama dhe mëkëmbësit të tij, Erion Veliaj. Këtu do të sjell një rast të pastër korruptiv, se si Veliaj përjashton, apo paguan vetë tarifën për dherat dhe inertet, të kullës që zhduku Sahatin e Tiranës. Erion Veliaj, siç merret vesh nga një 'email' sekret i zbuluar së fundmi, ka urdhëruar që kësaj kulle, dherat t’i depozitohen pa kërkuar që privati të paguajë depozitimin e tyre si të gjithë ndërtuesit e Tiranës. Kjo ndodh sepse projektuesi i kullës që i zhduku Sahatin, simbolin më të arrirë kryeqytetit, është një vajzë tiranase, është një kompani në të cilën punon një vajzë tiranase me një pushtet të jashtëzakonshëm, që qëndron mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe mbi çdo gjë. Kjo vajzë është Thjeshtra e Parë e vendit, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama", u shpreh Berisha.
Kreu i PD-së sqaroi më tej se më datën 20 maj të vitit 2019, Ana Lloshi, vartësja e Taulant Tushës, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, i dërgon një "email" Namik Simixhiut, drejtor i mbetjeve, vartës direkt i Erion Veliajt, ku i shprehet se ka disa problematika në lidhje me rakordimin e depozitimit të mbetjeve.
"Po citoj: DPN 1, Ndërmarrja Numër 1 e Bashkisë Tiranë, fatura numër 0066967, datë 2.5.2019, nuk është hedhur në tabelën përmbledhëse të javës. Pesë minuta më vonë, Namik Simixhiu i dërgon këtë 'email' Denisa Tollkuçit, punonjëse e Klodian Zotos. Pas dy orësh vjen përgjigjja në 'email', ku një kopje i është përcjellë edhe Klodian Zotos. Citoj: DPN1, faturë numër 0066964, datë 2.5.2019 është depozitim që është kryer për llogari të bashkisë. E kuptoni apo jo? Paratë e taksapaguesve shkojnë për të paguar depozitimin e dherave të privatit. Po me urdhër të kujt thoni ju? Me urdhër të Zotos, pasi kryhet nga kantieri ngjitur me Sahatin. A e imagjinoni ju që Zoto bëhet edhe zot i bashkisë? Sigurisht vetëm me urdhër të Erion Veliajt", tha Berisha.

Ndërkohë Berisha nënvizoi se SPAK është një organizatë kriminale që fsheh dhe manipulon dokumentet zyrtare dhe nuk heton aferat korruptive. Ai theksoi se kemi të bëjmë me mospagmin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës.
"Me pak fjalë, po flasim për mospagimin e tarifës së depozitimit të dherave në landfillin e Sharrës. Në rastin konkret bëhet fjalë për dherat e kullës private, e cila i ka zënë frymën kullës së Sahatit dhe xhamisë ‘Ethem Beu’. Kjo është kulla, e cila është projektuar nga famozja 51EN4E, ku punon Thjeshtra e Parë e Shqipërisë, Rea Xhillari, vajza e familjes Rama. Të gjitha këto i janë dorëzuar SKAP-it të partisë, por SKAP-i i partisë si një organizatë e vërtetë kriminale, fsheh, manipulon dokumente zyrtare, të cilat implikojnë deri në palcë Erion Veliajn, Edi Ramën, organizatën kriminale të djegësave në Shqipëri", u shpreh Berisha./CNA

Rikthehet tensionet në Kryesinë e Kuvendit. Raportohet se ...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u shpreh në n...
Mesditën e sotme, ora 12:00, Gazment Bardhi do të mble...
Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, ka kritikuar maz...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, komentoi marrëveshjen p...
Themeluesi i lëvizjes politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nga Durrësi ka dhënë nj...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur si për aksionin op...
Qeveria greke ka vendosur bllokadën e parë ndaj Shqipërisë...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergener në një pro...
Nën vorbullën e debateve që kanë përfshirë vendin për ...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Deputetja Elda Hoti, në një prononcim për CNA ka folur...
Deputeti Saimir Korreshi ka folur për CNA në lidhje me...
Është zbardhur vendimi për përjashtimin e tre deputetëve t...
Përfaqësuesi ligjor i çështjeve të Partisë Demokratike në ...
Partia Demokratike e "vulës" ka njoftuar se ka gati konklu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka hedhu...
Më 2 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Parti...
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar përjasht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...