web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensione në Kryesinë e Kuvendit/ Spaho nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PD-së

13 Nëntor 2023, 12:02, Politikë CNA

Tensione në Kryesinë e Kuvendit/ Spaho nuk lejohet të marrë

Rikthehet tensionet në Kryesinë e Kuvendit. Raportohet se deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nuk është lejuar të futet në godinë nga Garda e Republikës, pasi është i përjashtuar nga jeta parlamentare, një vendim ky i Sekretariatit të Etikës.

Mësohet se Spaho do të merrte pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, që do të niste në orën 12:00.  

Ndërkohë mazhoranca po zhvillon sot 6 komisione "online", ai për Çështjet Evropiane, Ekonominë dhe Financat, Veprimtarinë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, administratën publike dhe të drejtat e njeriut, edukimin dhe mjetet e informimit publik dhe për sigurinë kombëtare, ku nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës.

Duket se mazhoranca ka vendosur që mbledhjet t’i zhvillojë "online", jo në Kryesi, pas tensioneve të shkaktuara nga demokratët në mbledhjet e shkuara.

Gjatë javëve të fundit ka pasur tensione dhe kaos në komisione dhe seanca plenare. Opozita kërkon që të mazhoranca të bjerë dakord për ngritjen e komisioneve hetimore si dhe të respektojë Kushtetutën. Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur i vendosur se aksioni opozitar do të vijojë, ku nuk përjashton as mundësinë e një greve urie. 

Deputetët e opozitës në çdo mbledhje apo seancë plenare krijojnë tensione./CNA 





Lajmet e fundit nga