web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Aksident i trefishtë në Tiranë

24 Korrik 2026, 20:50, Kronika CNA


Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën "Kastriotët" në Tiranë.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Si pasojë e aksidentit është krijuar një trafik i rënduar në këtë aks.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar lëvizjen e mjeteve dhe për të zbardhur shkaqet e plotë të përplasjes./CNA 





Lajmet e fundit nga