
CNA publikoi pak kohë më parë disa shifra në lidhje me bilancet e deklaruara nga kompania koncesionare e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, e cila në vitet 2021 dhe 2022 deklaronte xhiron 25-30 milionë dollarë të ardhura.
Më pas, në 2023-shin, në kohën kur djemtë e inceneratorëve me “trurin” e tyre, Mirel Mërtiri dhe zbatuesin Klodian Zoto po merrnin arratinë, shifrat u ulën.
Por po të shikosh zërat, lehtësisht e kupton se rreth gjysma e kësaj shume vinte e paguar nga qeveria shqiptare, rreth 10 milionë dollarë nëpërmjet transfertës së pakushtëzuar të Bashkisë së Tiranës dhe pjesa tjetër nga Bashkia e Durrësit dhe bashkitë më të vogla të këtyre qarqeve.

Shuma tjetër ishte pothuajse e njëjtë me atë që paguante shteti dhe shumicën e xhiros e përbënin dherat dhe shërbimet e tjera apo fitimet e tjera që sillte landfilli, që nga riciklimi, shitja e letrës, skrapit, plehut, etj.
Në qoftë se analizohet kontrata koncesionare në 30 vite me të ardhurat që ka kompania, xhiron e deklaruar, ata që paguan qeveria, etj. Shkon deri në 1 miliard euro, por le të mbetemi te dherat.
Ish-deputeti Belind Këlliçi, koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën publikoi disa dokumente që tregonin se ku kishin shkuar paratë e inceneratorëve.
Pra, për t’ia bërë më të thjeshtë punën Dritan Prençit, prokurorit të SPAK-ut, që drejton hetimin për landfillin e kryeqytetit, ku inceneratori prej 128 milionë eurosh mungon.
Nga ana tjetër, kompania ka bërë një xhiro në gati 10 vite, që kur kanë filluar Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, prej 180 milionë eurosh, të marra për Fierin, Elbasanin apo Tiranën.
Dherat janë një tjetër aferë, dherat janë një çelës për të gjetur të paktën ku kanë shkuar rreth gjysmat e parave.
Sipas shkresave të vetë kompanisë dhe publikimeve të bëra një vit më parë, në prill të 2022-shit ishin investuar rreth 30 milionë euro. Në fakt, është gjetur një dokument drejtuar një kompanie në SHBA, që thotë rreth 22 milionë euro.

Ka kredi, pagesa, shpenzime, por që askush nuk e justifikon dot shumën më shumë sesa 130 milionë euro vetëm për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe siç e theksuam gjysmat e këtyre parave janë dherat dhe shërbimet e tjera.
Deputeti Belind Këlliçi nxori një dokument ku tregonte se si kompania “ITS” e Klodian Zotos kishte përfituar prona private, dyqane, apartamente me vlerë rreth 1 milion euro thjeshtë dhe vetëm sepse një kompani private kishte depozituar dherat dhe në vend të parave që duhet të deklaroheshin në shtet si xhiro për landfillin e Tiranës “ITS”-ja e kontraktuar nga kompania koncesionare siguronte prona.
Pra, subjektet private që dërgonin plehra i jepnin pasuri të paluajtshme “ITS”-së. Më pas, kjo skemë është zgjeruar edhe me kompani të tjera.
Dikush e konsideron marrëdhënie privat-privat, por në fakt kjo është pjesë e kontratës koncesionare. Për ata që nuk e kuptojnë, përfshi këtu edhe Mirel Mërtirin, i cili i di të gjitha dhe bën sikur nuk di, por lëshon mesazhe se kjo është marrëdhënie biznesi midis dy privatëve, duhet të kuptojnë një detaj.

Kontrata koncesionare përfshin disa shërbime. Një shërbim kryesor janë dherat. Për dherat ka pasur një kontratë koncesionare me Bashkinë e Tiranës.
Ata gjeneronin shuma të ardhurash prej dhjetëra miliona eurosh dhe me këto para duhet të mirëmbahej dhe investohej tek inceneratori i Tiranës, plus 128 milionë eurot që duhet t’i kishte vetë kompania që nuk i pati kurrë dhe këto para duhet të deklaroheshin si xhiro direkte e kompanisë, pra e mëmës, e shërbyesit, e kompanisë së landfillit të Tiranës, të cilat janë nënkontraktuar për të devijuar siç janë miliona eurot e dhëna për “ITS”-në pa kryer asnjë punë, apo apartamentet, pronat e paluajtshme të marra nëpërmjet kompanive të treta për llogari kompanisë së landfillit të Tiranës.

Për të gjithë ata që thonë që kjo është një marrëdhënie privat-privat, në fakt është një marrëdhënie privat-privat nën një kontratë koncesonare qeveri-privat. Dhe në këtë rast privati ka gjetur skema dhe rrugë për të marrë para e përfitime yë jashtëligjshme të cilat po i heton SPAK.
Përveç atyre çantave të famshme që janë përmendur shpesh, që janë çuar nëpër media, apo çantave të marra nga biznesi janë edhe pasuritë e paluajtshme dhe kjo është ajo shuma e parave se ku kanë shkuar 70 apo 100 milionë euro.
Për ata që duan të kuptojnë, është mjaft e thjeshtë. Në gati 6 vite janë marrë 130 milionë euro të ardhura nga kompania, janë investuar 30. Ku kanë shkuar 100 milionë euro? Sa kanë qenë pagat dhe shpenzimet, pjesa tjetër e parave thonë janë zhdukur.
Jo nuk janë zhdukur, janë prona të paluajtshme, janë para të dhëna për kompani të treta, janë para të nxjerra jashtë Shqipërisë, janë para për blerje ortakërish me mediat, janë para të shpenzuara për propagandë, janë para të shpërndara për korrupsion, për blerje, këto janë paratë.
Tashmë, SPAK e ka shumë të thjeshtë t’i gjejë. Duhet që këto prona të paluajtshme të sekuestrohen, shteti t’i shesë, t’i marrë t’i kthejë në zyra, t’i administrojë vetë pasi janë paratë e tij të keqpërdorura, apo janë paratë e kontratës koncesionare, ku janë gjetur skema privat-privat për të gjeneruar miliona euro si pasuri të paluajtshme për kompaninë koncesionare.
Prandaj dhe hetimi deri në fund i çështjes së dherave, si pjesë e aferës së inceneratorit të Tiranës do të tregojë një hajdutëri të pafund, të fshehur mes marrëdhënieve privat-privat apo çantave me para, për të cilat shumë shpejt do të ketë fakte dhe prova të pakontestueshme nga askush./ CNA
Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në...
Alfred Peza nuk ndal skandalet më shkarkimet e punonjësve ...
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, do...
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend...
“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në fami...
Ndodh edhe kështu. Ndoshta nuk përbën asnjë zhgënjim p...
CNA ka nisur denoncimet e vazhdueshme në lidhje me skandal...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky...
Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfi...
Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjen për g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për...
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim të for...
Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ...
Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Ti...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...