LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/ Inceneratori i Tiranës financohet nga para ruse

2 Shkurt 2024, 18:06, Denoncim CNA

Faktet/ Inceneratori i Tiranës financohet nga para ruse

Lidhjet e inceneratrit të Tiranës shkojnë deri te rusët.

Këto lidhje i ka denoncuar prej kohësh CNA, ndërsa këtë të premte për këtë çështje foli edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi.

Ky i fundit renditi faktet, teksa tregoi se rusët me inceneratorët i lidh Blerim Hoxha, aksioneri me 40% në inceneratorin e Tiranës.

Ai tha se bashkëpronarët e kompanisë së tij financohen nga para ruse dhe Hoxha fut para ruse te mbetjet.

Faktet/ Inceneratori i Tiranës financohet nga para ruse

"Ahmetaj ka konfirmuar të gjitha ata që ne i kemi bërë publike dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe dokumenta. Konfirmoi se SPAK e ka fshehur këtë aferë. Është e pamundur që të bëhet një hetim i detajuar për shtëpinë e Ahmetajt dhe nga ana tjetër të mos hetohet se ku kanë shkuar 60 milionë euro që janë vjedhur.

SPAK nuk ndërpret kontratën sepse dhe ditën e sotme janë vjedhur 80 mijë euro në qytetin e Tiranës dhe nga ana tjetër të mos ketë asnjë masë për personat që janë realisht përgjegjës.

Në gusht të vitit të kaluar është vendosur në sekuestro inceneratori i Tiranës dhe ka kaluar me administrator shtetëror. Kam muaj që po punoj me grupin e ekspertëve dhe përse nuk ndërpritet kontrata sepse është lidhur me dokumenta të falsifikuar, me mashtrim ndërkombëtar dhe duhet të kontrollohen paratë përmes administrimit shtetëror. Edhe para dy ditësh janë paguar 1.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Group është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerim Hoxha dhe Christophe Darbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë ARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Darbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse.", theksoi Këlliçi./ CNA

Lajmet e fundit nga