Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gunvor Group Ltd., një nga tregtarët kryesorë të naftës në botë ra dakord të paguajë më shumë se 660 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat e SHBA-së dhe Zvicrës se kompania u ka paguar ryshfet zyrtarëve të qeverisë ekuadoriane për kontratat e naftës. Lajmi është bërë publik një ditë më parë nga agjencia Bloomberg.
Emri i kësaj kompanie është i lidhur me transfertat e dyshimta me kompaninë Armo e po ashtu edhe me inceneratorin e Tiranës ndërkohë që pronari i kësaj kompanie ka zhvilluar disa takime sekrete me Kryeministrin Edi Rama.
Më 12 nëntor të vitit 2017, SYRI.net raportoi ekskluzivisht për një takim të zhvilluar në kryeministri mes shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama dhe pronarit të Gunvor Torbjörn Törnkuist, gjatë të cilit është biseduar për Armon dhe koncensionin e Patos Marinzës.
Takimi fillimisht u mbajt sekret por disa kohë më vonë u konfirmua, edhe nga vetë Kryeministri Rama.
Ndërkohë këtë të shtunë Kapitali.al konfirmon përmes një artikulli te gazetarit Klodian Tomorri, se pronari i Gunvor Törnqvist është takuar të paktën 3 herë në mënyrë sekrete me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, pikërisht gjatë kohës që kompania korruptonte me rryshfete zyrtarët e qeverive të vendeve të ngjashme si Shqipëria, jo vetëm në Amerikën Latine, por edhe në Afrikë.
Gunvor është akuzuar drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane si një kompani e lidhur me presidentin Putin. Zyrtarisht, aksionet e Gunvor zotërohen nga Torbjörn Törnqvist dhe Gennady Timchenko si dhe një palë e tretë e panjohur.
Por në mars të vitit 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi publikisht se pas kompanisë qëndron direkt Vladimir Putin. Për shkak të lidhjeve me presidentin rus, në vitin 2014 presidenti amerikan Barack Obama, pezulloi operacionet financiare të Gunvor në Shtetet e Bashkuara duke i sekuestruar llogaritë bankare.
Pak javë më parë, emisioni investigativ plug, publikoi ekskluzivisht se kompania GUNVOR, me bashkëpronarë dhe një oligark rus, dhanë garanci financiare që Blerim Hoxha, administrator i kompanise Tosk Energy, të merrte me qera rafinerinë e naftës në Ballsh.
Gjithashtu, prania e Blerim Hoxhës dhe te inceneratori i Tiranës, ngriti dyshimin se pikërisht paratë ruse të Gunvor, financojnë edhe këtë aferë, që tashmë është duke u hetuar nga spak.
Emri i Blerim Hoxhës u publikua nga ish-zëvendës kreministri Arben Ahmetaj në emisionin cim peka live, ku theksoi se biznesmeni kosovar kishte në pronësi 40 % të inceneratorit të Tiranës. Emisioni investigativ PLUG publikoi ekskluzivisht edhe një marrëveshje të vitit 2022, ku një kompania e quajtur Icare Holding ishte bërë pronare e 40 për qind e aksioneve të inceneratorit të Tiranës, pasi kishte marrë përsipër të siguronte paratë për ndërtimin e tij.
Icare është një kompani e regjistruar në Zvicër ndërsa në Shqipëri ajo zotëron degën Icare Energji, e cila ka për administrator shtetasen Marigona Metaj, dhe anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, Blerim Hoxha dhe Zhoel Zhak Zhan Shevalaz. Të tre këta kanë qenë pjesë e stafit drejtues të Tosk Energji, kur ajo shfrytëzonte ARMO-n dhe financohej nga Gunvor, gje e cila provon se në inceneratorin e Tiranës futen para ruse.
Tosk Energji ishte ndërmjetësja kryesore e rivënies në punë të ARMO-s përmes parave të Gunvor. Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 18.5 milionë dollarë nga Gunvor për kompaninë Tosk Energji.
Transferta vuri në alarm autoritetin e parandalimit të pastrimit të parave, pasi përbënte risk të lartë. Por pas bllokimit disa ditor, 18.5 milionë dollarët u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji. Paratë u përdorën për të rivënë në punë ARMO-n me bekimin e qeverisë shqiptare.
Qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë të gjithë operacionit. Edhe pse Gunvor figuronte në listën e zezë të qeverisë amerikane si kompani e lidhur me presidentin rus Putin ajo u lejua të investonte në Shqipëri. Madje duke shtënë në dorë një nga sektorët më strategjik të ekonomisë, monopolin e rafinimit të naftës. Rivënia në punë e ARMO-s më vonë u shndërrua në një operacion me pasoja të rënda për buxhetin, pasi përmes tij u shmangën mbi qindra milionë euro taksa./ Syri tv
Alfred Peza nuk ndal skandalet më shkarkimet e punonjësve ...
CNA ka raportuar prej kohësh për shkarkimet masive, do...
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend...
“Stop” ishte në lagjen “Visarjon Xhuvani” Elbasan, në fami...
Ndodh edhe kështu. Ndoshta nuk përbën asnjë zhgënjim p...
CNA ka nisur denoncimet e vazhdueshme në lidhje me skandal...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky...
Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfi...
Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjen për g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për...
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim të for...
Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ...
Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Ti...
Në Tetor 2023, kryeministri Edi Rama, gjatë një shëtitjeje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...