Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës, "Integrated Energy BV" i parapagoi 1 miliard e 167 milionë lekë ose rreth 11.3 milionë euro me kursin aktual, kompanisë "ITS" të Klodian Zotos. Paratë u paguan paradhënie për punë që kompania e Zotos do të kryente në landfillin e Tiranës. Por punimet nuk u kryen asnjëherë. Pak muaj pas pagesës së parave, saktësisht në dhjetor të vitit 2022, "ITS" e Zotos u vu nën sekuestro nga SPAK-u. Paratë ishin zhdukur.
Parapagimi i 11.3 milionë eurove për kompaninë e Zotos ishte një nga valvulat më të mëdha të tretjes së parave të inceneratorit të Tiranës, por jo e vetmja. "Kapitali.al" publikon ekskluzivisht lëvizjet financiare të kompanisë koncesionare të inceneratorit të Tiranës, të cilat faktojnë zhdukjen e dhjetëra milionë eurove nga kompania si parapagime, kredi të dhëna për kompani të tjera apo dhe debi të paarkëtuara.
Sipas bilancit, veç "ITS"-së, kompania "Integrated Energy BV" ka parapaguar 1.3 milionë euro shoqërinë "De Mare", 670 mijë euro subjektin Hydros dhe rreth 370 mijë euro shoqërinë mëmë "Geogenix". Në total, përmes parapagimeve për punime të cilat nuk u kryen asnjëherë u nxorën nga shoqëria koncesionare, plot 13.6 milionë euro.
Megjithatë ky i parapagimeve ishte vetëm njëri nga kanalet e nxjerrjes së parave jashtë kompanisë. Një tjetër kanal ishte ai i dhënies së huave për shoqëri të tjera, të lidhura me të njëjtit njerëz. Sipas bilancit, rezulton se shoqëria "Integrated Energy" i ka dhënë mbi 550 mijë euro Elton Buallit. Paratë hua janë dhënë për serën e famshme, ngjitur me landfillin e Sharrës.

Elton Bualli është një punonjës i kompanive të Mërtirit dhe Zotos. Emri i tij u bë publik për herë të parë, ku rezultoi se kishte marrë mbi 300 mijë euro grant nga AZHBR si fonde të IPARD për ndërtimin e një sere ngjitur me landfillin e Sharrës. Kompania që kishte bërë aplikimin për grantin ishte "Consulting SE Partners" e Stela Gugalljës. Pra xhirim parash brenda llojit.
Kanali i tretë i nxjerrjes së parave jashtë kompanisë ka qenë ai i debive të paarkëtuara. Sipas bilancit të "Integrated Energy" rezulton se kompania ka lënë mbi 12 milionë euro të paarkëtuara nga subjektet e tjera, kryesisht ndërtuesit, të cilët kanë depozituar dherat dhe inerte në landfill. Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë marrë në formën e kleringut si apartamente apo njësi biznesi në Tiranës nga njerëzit që drejtonin inceneratorin.

Në total janë 26 milionë euro të tretura vetëm përmes këtyre formave, pjesa dërrmuese e të cilave ka zero shans për t’u arkëtuar tashmë që shoqëria është në administrim shtetëror. Rasti më domethënës është ai i parapagimit për "ITS"-në, para të cilat janë tashmë të parikuperueshme për shkak se kompania është e konfiskuar.
Koncesioni i inceneratorit fantazmë të Tiranës i ka kushtuar buxhetit publik të taksapaguesve shqiptarë 7.5 miliardë lekë ose rreth 73 milionë euro nga dita e parë e hyrjes në fuqi të kontratës deri më sot. Të dhënat zyrtare nga thesari i shtetit tregojnë se për periudhën 2017-2018, bashkitë e Qarkut Tiranë i paguan koncesionarit 977 milionë lekë si tarifë për depozitimin e mbetjeve. Ndërsa për periudhën 2019-2023, u paguan edhe 6.5 miliardë lekë të tjera.
Këto janë vetëm pagesat që janë bërë nga bashkitë e Qarkut Tiranë dhe ajo e Durrësit, pa përfshirë të ardhura që koncesionari ka marrë nga ndërtuesit për depozitimin e dherave dhe inerteve. Kjo shumë nuk dihet saktësisht sa është, por besohet të jetë minimalisht mbi 30 milionë euro për të gjithë periudhën. Por edhe pse ka marrë mbi 100 milionë euro të ardhura, kompania ka realizuar sipas saj vetëm 30 milionë euro investime.
Pikëpyetja më e madhe në aferën e inceneratorëve, për të cilën as SPAK-u nuk ka dhënë përgjigje shteruese, ka qenë se ku shkuan paratë e inceneratorit. Gjatë intervistës për Çim Pekën, Mirel Mërtiri deklaroi se shpenzimet totale të kryera nga kompania koncesionare në landfillin e Tiranës ishin 71 milionë euro. Sipas tij, veç 30 milionë eurove të investuara, kompania ka shpenzuar dhe mbi 40 milionë euro si kosto operative për funksionimin e përditshëm të landfillit.
Por shifrat e publikuara në bilancin e kompanisë japin një pamje më të qartë se ku shkuan paratë. Ato u nxorën jashtë kompanisë nga të njëjtit njerëz që e kontrollonin atë për t’u zhdukur më pas në çanta ryshfetesh ose në llogari offshore jashtë Shqipërisë./ Kapitali.al
Në Tetor 2023, kryeministri Edi Rama, gjatë një shëtitjeje...
Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistr...
Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiran...
Është sikletosur, mërzitur dhe shqetësuar, shoku Leka ...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera ...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Ar...
Familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 ...
Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon në “Stop” ...
Rruga për në Tufinë, në Tiranë, është amortizuar dhe ka da...
Kompanitë private që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe ...
Një tjetër rast skandaloz del në dritë për aferën e in...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Në tetor të 2021-shit, transmetuam rastin e zotit Izmir Du...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e 5 nxënësve të klasës s...
Qytetari Brikel Agolli, jeton jashtë Shqipërisë dhe ankohe...
Qytetari Dashnor Domi tregon se ka përfunduar shkollën e n...
5 drejtorë të bashkisë së Tiranës së Erion Veliajt jan...
Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjor...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...