E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fortë që duhet të ketë reagim të menjëhershëm nga institucionet. Varrezat e Tufinës fshehin një makth të vërtetë, pasi përveç zhvarrosjes, shitjes së tokave nga dy herë, ka dhe një varr masiv me eshtrat e foshnjave.
Klodi denoncoi në emision për gazetarin Eraldo Harlicaj se nuk gjente varrin e vëllait të tij. ‘Nuk gjej varrin e vëllait. Bëra kërkime të shumta, por asgjë. Nuk e gjej dot, pavarësisht të dhënave që më japin përgjegjësit e varrezës’.
Piranjat së bashku me Klodin ndjekin gjithë procesin e kërkimit, por më kot, pasi varri nuk gjendet dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të. Me shumë mundësi ka pasur një mbivendosje varresh, pasi të gjitha të dhënat tregojnë diçka të tillë.
Në krahun tjetër, Klodi ka një dyshim se eshtrat e vëllait të tij mund të jenë zhvendosur te muralja e fëmijëve. ‘Kur më thanë se mund të jenë në murale e mendova si diçka pozitive, pasi do kishte eshtrat, emrin, mbiemrin dhe të dhënat. Por nuk ishte kështu’, tha ai.
Pavarësisht se shpresat ishin të vogla, shkojmë drejt murales së fëmijëve. Pamja që shohim është horror. Një kanal i betonuar me një gjatësi rreth 40 metra na shfaqet para syve.
Mbeturina të shumta dhe asnjë lloj kujdesi shihet me sy të lirë, por kur afrohemi më nga afër shohim se pllakat e betonit janë të thyera dhe skandali i vërtetë është brenda kësaj varreze masive.
Eshtra të shumtë të vendosura në paketime të tejdukshme ëmbëlsirash janë të hedhura pa kujdesin më të vogël mbi njëra-tjetrën. Pamja është e frikshme dhe vlen për t’u përmendur se një pjesë e mire e këtyre kasketave janë të hapura.
Emrat e fëmijëve janë të shënuara me lapostil dhe në shumicën e rasteve shumë vështirë të dallueshme. Megjithatë, ky nuk ishte fundi, pasi në një sektor tjetër të kësaj varreze masive u gjetën të hedhura në qese mbeturinash mbetje kockore të personave të rritur.
Disa dhjetëra trupa ishin të hedhur në qese pa kujdesin më të vogël, ndërsa në një prej qeseve që ishin të hapura dalloheshin qartë mbetjet kockore të një personi të seksit femër.
Kjo mungesë vlerësimi dhe nderimi ndaj të vdekurve bëri që gazetari Eraldo Harlicaj të kërkonte ‘llogari’ te drejtoresha e Agjencisë së Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës, Raimonda Shino. Kjo e fundit u shfaq mjaft krenare për muralet. ‘Jam shumë krenare për punën time. Nuk kam nevojën të shoh pamjet, pasi e di çfarë kam në varrezat e Tufinës. Muralet tona janë modele, krenohemi me to’, tha ajo në mënyrë absurde.
Kjo ishte vetëm pjesa e pare e historisë, pasi vazhdimi i skandalit të varrezave të Tufinës do të vazhdojë dhe javën tjetër të emisionit…/ Syri tv
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiran...
Është sikletosur, mërzitur dhe shqetësuar, shoku Leka ...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera ...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Ar...
Familja Saliko nga Ksamili, e përbërë nga prindërit dhe 4 ...
Një nënë e re me tre fëmijë në Durrës, denoncon në “Stop” ...
Rruga për në Tufinë, në Tiranë, është amortizuar dhe ka da...
Kompanitë private që lidhen me Bashkinë e Tiranës dhe ...
Një tjetër rast skandaloz del në dritë për aferën e in...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Në tetor të 2021-shit, transmetuam rastin e zotit Izmir Du...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e 5 nxënësve të klasës s...
Qytetari Brikel Agolli, jeton jashtë Shqipërisë dhe ankohe...
Qytetari Dashnor Domi tregon se ka përfunduar shkollën e n...
5 drejtorë të bashkisë së Tiranës së Erion Veliajt jan...
Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjor...
Ankesa e radhës vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldin...
Jemi në lagjen Kushtrimi, në Vlorë, për denoncimin e zotit...
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Tema” në fshatin Ku...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...