
Prokuroria e Posaçme sekuestroi këtë të martë inceneratorin e Tiranës, pasi ka siguruar prova për aferën e denoncuar prej vitesh nga CNA.
SPAK deklaroi se ka prova që faktojnë se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës.
Gjithashtu, është faktuar se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët “de facto” edhe të kompanisë mëmë të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V”.
SPAK zbulon edhe shifrat marramendëse që dy të shumëkërkuarit kanë përfituar nga afera në inceneratorin e Tiranës.
Sipas këtij intitucioni ligjzbatues, Zoto dhe Mërtiri kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 lekë të reja, ose e thënë ndryshe 4 miliardë lekë të vjetra.
Gjithashtu, me përfitimet e paligjshme nga inceneratori i Tiranës, ata kanë blerë në Durrës një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 milion Euro, për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., të cilin ata e zotërojnë në mënyrë indirekte. Kjo pasuri i është sekuestruar sot nga SPAK.
“Nga aktet e administruara deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton se shtetasi Klodian Zoto, në bashkëpunim me shtetasin Mirel Mërtiri, kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara, vlerën monetare 409,428,000 (katërqind e nëntë milion e katërqind e njëzet e tetë mijë) lekë, ku shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.
Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar përfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme./ CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbled...
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-kryemi...
Të martën, SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës. Në ...
CNA ka denoncuar prej vitesh se megaaferën e inc...
CNA raportoi dy ditë më parë se SPAK është duke sekuestrua...
Në mbledhjen e së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ...
Nikoll Lesi njihet si një gazetar i suksesshëm, por në fak...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa dy të t...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e ...
Hungaria këtë javë u bë i vetmi vend në Bashkimin Evropian...
Një drejtues mjeti ka tentuar të korruptojë punonjësin e p...
Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë. Falë oper...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për...
Këtë të martë është parandaluar një ngjarje e mundshme kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë ditën...
Kanë përfunduar punimet në aksin rrugor Levan-Vlorë. Lajm...
Një djalë 10 vjeçar ka mbetur i bllokuar në një nga pishin...
Kadri Pajaj po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka n...
Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me ligjin e mirtu...
Kreshnik Spahiu ka bërë thirrje që shteti të ndërhyjë për ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...