
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim kreun e zgjedhur të Bashkisë Himarë, që akuzohet për blerje votash. Alfred Beleri akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu për gjykim është dërguar dhe Pandeli Kokaveshi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet ka rezultuar se Beleri i ka ofruar Arsen Ramës shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente që do të votonte për të në zgjedhjet për Bashkinë Himarë.
Mësohet se Beleri do i jepte shumën prej 300 euro Arsen Ramën për shërbimin, për gjetjen e personave që do të votonin për të.
Ai i ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet Pandeli Kokaveshit. Janë dhënë shuma parash për 8 persona që do votonin në favor të Alfred Beleri.
Njoftimi i SPAK:
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.111 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 31.07.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:
1.Dhionisios Alfred Beleri, akuzuar për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 e 25 i Kodit Penal.
2. Pandeli Kokaveshi, akuzuar për veprën penale veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 e 25 i Kodit Penal.
Nga analiza një nga një dhe në unitet e provave të administruara gjatë hetimit, sikurse janë të dhënat e përftuara nga përgjimet audio/video, nga kqyrjet e telefonave, nga kqyrjet e akteve të ekspertimit kompjuterik, nga deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale etj, rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.
I pandehuri Dhionisios Alfred Beleri ia ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë shtetasit Arsen Rama tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri.
Në rastin konkret të pandehurit e kanë kryer veprën penale me veprime aktive të kundërligjshme në dy forma të saj, si nëpërmjet premtimit dhe ofrimit të shumave monetare shtetasit Arsen Rama në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek vullneti i qytetarëve të tjerë për të siguruar vota në favor të të pandehurit Dhionisios Alfred Beleri në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023./CNA.al
Këtë të martë është parandaluar një ngjarje e mundshme kr...
Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë ditën...
Kanë përfunduar punimet në aksin rrugor Levan-Vlorë. Lajm...
Një djalë 10 vjeçar ka mbetur i bllokuar në një nga pishin...
Kadri Pajaj po përballet me një sëmundje të rëndë dhe ka n...
Akademiku Artan Fuga ka folur në lidhje me ligjin e mirtu...
Kreshnik Spahiu ka bërë thirrje që shteti të ndërhyjë për ...
Në Shqipëri mjaft fermerë po hasin vështirësi në shitjen e...
Kompania koncesionare EMS-APO pretendoi paraditën e së sht...
The News York Times i ka kushtuar një artikull bukurive sh...
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zja...
Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në...
Këtë të hënë, gazetarët e Kosovës protestuan në përkra...
Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas akuzave të bëra...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se shteti do të ...
Drejtuesi i “Jet Sky” në Spille, Durrës ka rrezikuar jetën...
Jam kurioze, si do ta pastrojë policinë kreu i Agjensisë s...
SPAK, pas përfundimit të hetimeve ka dërguar për gjykim 4 ...
Këtë të hënë janë vënë në pranga kryetari i fshatit Palaj ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...