
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas akuzave të bëra nga deputeti, Gazment Bardhi në seancën e fundit plenare për hetimet dhe nxjerrjen e sekretit gjatë kryerjes së detyrës.
BKH bën me dije se procesi i rekrutimit të gjithë punonjësve kalon në disa faza të detajuara dhe është monitoruar në çdo fazë nga një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale të caktuar nga misionet e SHBA -së dhe BE-së.
Sipas BKH çdo dyshim keqdashës i pabazuar që cënon imazhin e institucionit nga cilido dhe kudo, nuk do të na pengojë dhe as do të ndikoj në përmbushjen e detyrimeve tona ligjore.
Reagimi BKH-së
Në seancën plenare të Parlamentit të Shqipërisë, datë 20.07.2023, Deputeti i Partisë Demokratike Z . Gazmend Bardhi gjatë fjalës së tij ka përmendur Drejtorinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke aluduar mbi procesin e rekrutimit të saj dhe nxjerrjen e sekretit gjatë kryerjes së detyrës.
Byroja Kombëtare e Hetimit vlerëson të bëjë me dije:
Procesi i rekrutimit të gjithë punonjësve, në zbatim të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, duke filluar që nga Drejtori i BKH-së, kalon në disa faza të detajuara, të mirëpërcaktuara nga një Komision i përbërë nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, dhe dy Prokuror të Posaçëm, si dhe është monitoruar në çdo fazë nga një Komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale të caktuar nga misionet e SHBA -së dhe BE-së.
Byroja Kombëtare e Hetimit gjatë kryerjes së detyrës udhëhiqet nga misioni për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, në mënyrë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, me kryefjalë ”ruajtjen e sekretit për çdo veprim që kryen “, në bazë të ligjeve në fuqi.
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka të parashikuara në ligj shumë qartë detyrat funksionale përsa i përket pjesës hetimore dhe asaj administrative e organizative. Parashikimet ligjore nuk i japin të drejtë Drejtorit të BKH-së të njihet, marrë apo të kërkojë informacion mbi hetime, kur nuk është vetë i përfshirë në kryerjen e veprimeve si hetues.
Byroja Kombëtare e Hetimit si një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore që heton veprat penale në juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme, nga fillimi i funksionimit të saj ka treguar integritet, paanshmëri, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit të saj, kjo e shprehur edhe me rezultatet e deritanishme.
Garantojmë opinionin publik se çdo dyshim keqdashës i pabazuar që cënon imazhin e institucionit nga cilido dhe kudo, nuk do të na pengojë dhe as do të ndikoj në përmbushjen e detyrimeve tona ligjore./CNA.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se shteti do të ...
Drejtuesi i “Jet Sky” në Spille, Durrës ka rrezikuar jetën...
Jam kurioze, si do ta pastrojë policinë kreu i Agjensisë s...
SPAK, pas përfundimit të hetimeve ka dërguar për gjykim 4 ...
Këtë të hënë janë vënë në pranga kryetari i fshatit Palaj ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për projekt...
Edhe pse në zgjedhjet e së shtunës u braktisën nga demokra...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë p...
Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së...
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës se tij në ceremoninë e...
Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Maqe...
Në ceremoninë e hapjes së pikës Doganore-Qafë-Thanë, Dimit...
“Për 6 vite nuk është djegur asnjë ton plehra dhe 110 mili...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë ,Arben Ahmetaj është...
Biznesmeni, Gjergj Luca me lopatën në dorë teksa punon pre...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kry...
Ed Sulejmani apo Eduart Sulejmani, njeriu i cili duhet të ...
Qeveria "Rama" pritet të bëjë ndryshime thelbësore në qeve...
Policia e Sarandës ka arrestuar një 54 vjeçar pasi u kap t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...