Afera e djegsave/ Berisha: Veliaj përgjegjësi i incineratorit të Tiranës
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...

“Për 6 vite nuk është djegur asnjë ton plehra dhe 110 milionë euro janë përdorur për të fryrë llogaritë bankare të Ramës,Agaçit dhe Veliajt”.
Këto janë akuzat që ish kryeministri Sali Berisha ka bërë në deklaratën për mediat ditën e sotme.
Berisha i ka drejtuar gishtin Ramës, Veliajt dhe Agaçit për aferën e djegësave duke thënë se 110 milionë euro nuk janë shfrytëzuar për djegësat por për të fryrë llogaritë e tyre.
Ndër të tjera shprehet se taksapguesit shqiptarë po videhn duke paguar për djegien e plherave ndërkohë që për 6 vite nuk janë djegur asnjë ton plehra.
"Për Tiranën ata paguajnë 29 euro/ ton, në një kohë që inceneratori nuk ekziston.
Është klani mafioz i plehrave i Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt dhe jo Klodo-Mërtiri-Gugallja, që kanë firmosur për dhënien e bonusit prej 8 pikësh për kompaninë Integrated Energy që nuk ekzistonte.
Klani Rama-Veliaj-Agaçi firmosën për dhënien e kësaj kompanie, ndonëse e dinin se nuk ekzistonte, sepse për këtë ata ishin njoftuar me ligj nga ministrja Felaj, e cila në relacionin e saj njoftonte se kompania nuk ekziston.
Kompania u formua vetëm një ditë përpara se të shpallej fituese e koncesionit, për të cilën kishte marrë bonusin prej 8 pikësh kur nuk ekzistonte.
Rama-Veliaj-Agaçi e ndoqën këtë praktikë mafioze për të shprehur shpalljen e tenderit, sepse ata sipas ligjit ishin të detyruar të shpallnin garën e koncesionit në tre gazeta ndërkombëtare për shkak të shumës prej 128 milionë eurosh.
Ky klan mafioz, në kundërshtim me kontratën, detyron qytetarët e qarkut të Tiranës dhe Durrësit, tarifën prej 29 eurosh për ton/mbetje, e cila është tarifa e djegies, në vend të 11 ton, e cila është tarifa për depozitim.
Nuk janë Zoto dhe Mërtiri që kanë angazhuar Florian Pustinën si konsulent i aferës së vjedhjes së shekullit, por është miku i tij me kokë, Lal Djegësi që ka kontraktuar studion e Pustinës, në të cilën ishte punuar edhe zonja Veliaj, por edhe mikesha familjare, Klotilda Bushka.
Kjo e fundit, në një mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese, do paraqiste në parlament me urgjencë, amendamentin personal për shtesën për djegësin e Lal Djegësit.
Klani i plehrave në përputhje me nenin e koncesioneve, nuk anulojnë koncesionin për të cilin janë paguar deri tani 110 milionë euro dhe nuk është ndërtuar asnjë prej objektet në kontratë.Erion Veliaj që fërkon duart me mandatin e drejtë të arrestit të Arben Ahmetajt, është shumëfishi i tij. Ai përhap kudo lajmin se e kam mbyllur aferën me SKAP-in e partisë. Kujtoni pak epitetet që ai i vinte ai, këtij institucionit në grindjen me kreun e FSHF.
Por pavarësisht kësaj, Erion Veliaj është hajduti i parë i djegësit të Tiranës. Drejtësia mund të vonojë, por nuk do e harrojë kurrë atë", tha Berisha./ CNA
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë ,Arben Ahmetaj është...
Biznesmeni, Gjergj Luca me lopatën në dorë teksa punon pre...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kry...
Ed Sulejmani apo Eduart Sulejmani, njeriu i cili duhet të ...
Qeveria "Rama" pritet të bëjë ndryshime thelbësore në qeve...
Policia e Sarandës ka arrestuar një 54 vjeçar pasi u kap t...
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, me kërk...
Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur një shqetësi...
Duke nisur nga dita e sotme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë ...
Unioni i Transportit Publik përmes një letre zyrtare d...
Genc Fuga një aktor i shumënjohur, një nga njerëzit e sken...
Në rrjetet e gazetarëve dhe në qarqet politike po kalon in...
Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës është kthyer në një ...
Zjarret janë kthyer në një problem madhor për vendin tonë ...
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me publikun një ...
Dje CNA raportoi në lidhje me një drejtues të policisë, i ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për ngjarj...
Një figurë e nderuar e qytetit të Korçës është ndarë nga j...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...