
Dje CNA raportoi në lidhje me një drejtues të policisë, i cili ushtron detyrën e drejtorit të kufirit në jug të Shqipërisë.
Me fakte konkrete treguam arrogancën e Sulejmanit. Një nga pjesëtarët e stafit tonë dje në mesditë ka qënë në krah të tij, kur ai fliste me gjuhën e një rrugaçi, kërcënonte vartësit e tij se do t’i pushonte nga puna dhe këtë e bënte në emër të ligjit.
Përdorëm me ironi duke thënë se peshkaqeni po kafshonte detin, ishte bërë “Sulejmani i Madhërshëm”. Po është e vërtetë, ata që duan më shumë fakte po i renditim më poshtë.
Sulejmani është në dijeni të korrupsionit dhe shumë operatorë flasin se paguajnë para që të ushtrojnë aktivitetin e tyre lehtësisht. Ka nga ata që janë edhe me dokumenta të paplota apo aktivitetin e kanë në një zonë tjetër dhe e ushtrojnë detyrën në një vend tjetër. Lehtësisht punojnë edhe pse mund të kenë mangësira apo janë në shkelje të ligjit. Edhe kjo ndodh sepse “peshkaqeni” Sulejmani, me shumë dyshime dhe fakte ka haraçin e vet.
Çfarë ndodhi pas publikimit të shkrimit tonë?
Sulejmani vërsuli njerëzit e tij për të shantazhuar, kërcënuar dhe fyer me komente në rrjetet sociale.
Jo pa ne qëllim i lamë të gjitha, janë rreth 110 komente, të cilat mbështesin me potere të madhe Ed Sulejmanin, "peshkaqenin" që kafshon detin.
Ka dhe nga ata që shkruajnë kundër tij, komentet janë mendimet e kolegëve, policëve, qytetarëve.
Disa flasin me emra, disa janë me profile reale, por sa vlen Sulejmani dhe puna e tij në jug, këtë do ta tregojmë ditë pas dite, nuk mund ta tregojnë komentet.
Duhet ta tregojë AMP-ja, e cila duhet të hetojë këtë officer policie, i cili në fakt është përfshirë në shumë skandale, siç shpjeguam më sipër duke theksuar se ka operatorë të cilët paguajnë haraç. AMP-ja duhet ta verifikojë si ushtrojnë aktivitet në bregdet ata që duhet të ishin në Dhërmi por janë në Vlorë apo ata që duhet të ishin në Sarandë, e janë në Himarë.
Kështu më radhë janë shumë fakte sepse bregdeti nuk është prona e Sulejmanit, “peshkaqenit” që kafshon.
Nuk është zonë e ndaluar, nuk mund të trajtohet si kufi, nuk mund të ketë diktator që ta bllokojë.
Deti është i lirë si toka për njerëzit që lëvizin. Ashtu siç lëvizin mjetet në rrugë, lëvizin dhe mjetet në det, kanë korridoret e tyre, kanë rregullat e tyre.
Por, një “peshkaqen” si Sulejmani kërkon ta kafshojë dhe të shtrëngojë gjithçka, të ushtrojë presion dhe dhunë, të sillet si arrogant dhe si sharlatan ndaj vartësve të tij duke i kërcënuar me gjuhë fyese dhe këtë jo për të zbatuar ligjin, por për të shtrënguar ligjin. Shtrëngimi i ligjit dhe zbatimi i tij i sjell atë që mund të thuhet qartazi, përfitime personale.
Komentet e rrjeteve sociale janë atje, AMP-ja mund t’i shohë dhe t’i lexojë si një mbështetje e madhe, ku duket se një turmë “të marrosurish” shkruajnë e shkruajnë se Ed Sulejmanit të madhërishëm do t’i prishet imazhi e ne kishim qëllim që ta dëmtonim.
Aspak. Nuk na intereson imazhi i Sulejmanit, as i “peshkaqenëve” të tjerë në policinë e korruptuar të shtetit, ku pak ditë më parë një officer i lartë i saj u arrestua nga SPAK-u si bashkëpuntor i krimit.
Shkrimi ka pasur qëllim thënien e së vërtetës dhe zbatimin e ligjit, dhe sa herë përballemi me turma “të marrësh” që komentojnë se mikut të tyre po ju humbet imazhi, ne vazhdojmë dhe më tej, nxjerrim dhe faktet, siç do nxjerrim këtë mesazh që po e publikojmë më poshtë, shkruar nga dikush i cili nuk na u prezantua, thjeshtë dhe vetëm ishte i ekzaltuar se pas shkrimit tonë në CNA, ndaj Ed Sulejmanit kishin vërshuar mesazhet pozitive.

Prandaj ne po përsërisim një shkrim duke theksuar ato fakte që thamë më sipër, nesër do të sjellim dhe një tjetër, pasnesër dhe një tjetër, derisa Ed Sulejmani të hetohet, të zbardhet e vërteta e skandaleve që ndodh në bregun nga Ksamili deri në Vlorë, për të kuptuar korrupsionin dhe mënyrën e trajtimit të detit si pronën e një “peshkaqeni” me uniformë policie që vërsul komentuesit duke menduar se mund të shpëtojë, të na frenojë për të thënë të vërtetën.
Këtë nuk e ka bërë dot askush deri më tani, nuk ka për ta bërë as Sulejmani, “peshkaqeni” kapterr i kthyer në një oficer që tani kërkon të kafshojë detin për llogari dhe interesa të xhepit të tij./CNA.al
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar për ngjarj...
Një figurë e nderuar e qytetit të Korçës është ndarë nga j...
Aktori dhe regjisori Genci Fuga ndodhet në gjendje të ...
Aktori shumë i njohur dhe i dashur për shqiptarët Genci Fu...
Autoritetit Portual i Durrësit ka dalë me reagim zyrtar pa...
Dy punonjës të policisë në Shkodër kanë bërë një gjest fis...
Jemin Gjana ka vijuar ëndrrat me sy hapur të mercenarëve t...
Është mbyllur një nga proceset zgjedhore më të jashtëzakon...
Deputeti demokrat Agron Gjemarkaj ka ironizuar ish-kryetar...
Jo vetëm ish kryetari i tyre, por edhe mercenarët e tij ta...
Pavarësisht aplikimit të one stop shop pika kufitare mes S...
Sot po mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së së vul...
Biznesmen i varreve dhe “fansi i zjarrtë” i Lulzim Bashës,...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pasi AMP dh...
Unioni i Transportit Publik përmes një letre zyrtare drejt...
Ish kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reag...
Nuk do ta besoni por sot në datën 29 korrik që po zhvilloh...
Kryeministri Edi Rama në deklaratën e tij për media këtë t...
Biznesmeni i varreve i cili kërkon Lulzim Basha të bëhet k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...