
Kompania koncesionare EMS-APO pretendoi paraditën e së shtunës se i është bllokuar aktiviteti i përpunimit të anijeve të mallrave rifuxho në terminalin Lindor të Portit të Durrësit.
Autoriteti Portual i Durrësit kundërshtoi kompaninë koncesionare, duke e akuzuar se po abuzonte me informacionin në përpjekje për të mbuluar faktin se është një prej shoqërive me performancën më të dobët.
Por këtë të hënë, EMS-APO ka dalë me një tjetër reagim, ku shprehet se i është cënuar dhe kufizuar aksesi në zonën e koncesionit.
Kompania deklaron se Autoriteti Portual duhet të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat e koncesionit.
“I referohemi sqarimit që ka dhënë APD lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur më datë 29.07.2023.
Ndryshe nga sa pretendon APD, ajo ka cënuar dhe kufizuar aksesin e EMS APO në Zonat e Koncesionit. Siç mund të kuptohet nga fotot dhe dokumentet (të disponueshme për shkarkim më poshtë), zonat e të cilave APD pretendon se ato do të zhvillohen në rrjedhën e zhvillimit të projektit Durrës Marina & Yacht, janë, në fakt, pjesë e Zonës Koncesionare të EMS APO. APD ia ka dorëzuar këto zona të cilat sipas protokollit te dorëzimit të terminalit.
Blloqet e betonit që ka vendosur APD ndodhen brenda Zonës së Koncesionit tonë dhe kufizojnë lëvizjen e mjeteve tona dhe të klientëve tanë, pra aktivitetin koncesionar. Prezantimi i ngjarjes nga APD si ndërhyrje për të realizuar të drejta që burojnë nga ligji, është i pa vërtetë. Fakti është që APD më datë 29.07.2023 ka marrë me dhunë sipërfaqe nga Zonat e Koncesionit tonë, duke i pushtuar ato. Dhunimi i të drejtave koncesionare të EMS APO nga ana e APD-së është shpeshtuar pasi qeveria miratoi projektin Marina & Jahtet e Durresit.
Për sa i takon performancës së EMS APO, shoqëritë ndërkombëtare të cilat kanë realizuar projektet më të rëndësishme në Shqipëri e mendojnë ndryshe nga APD. Ato i kanë besuar profesionalizmit të EMS APO dhe ne nuk e kemi zhgënjyer asnjë herë besimin e tyre. Gjejmë rastin dhe për të ftuar përsëri APD që të kthehet në ligjshmëri duke çliruar zonat tona të koncesionit”, thuhet në deklaratë./ CNA.al
The News York Times i ka kushtuar një artikull bukurive sh...
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e zja...
Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në...
Këtë të hënë, gazetarët e Kosovës protestuan në përkra...
Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm ditën e sotme në...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar pas akuzave të bëra...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se shteti do të ...
Drejtuesi i “Jet Sky” në Spille, Durrës ka rrezikuar jetën...
Jam kurioze, si do ta pastrojë policinë kreu i Agjensisë s...
SPAK, pas përfundimit të hetimeve ka dërguar për gjykim 4 ...
Këtë të hënë janë vënë në pranga kryetari i fshatit Palaj ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka folur për projekt...
Edhe pse në zgjedhjet e së shtunës u braktisën nga demokra...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë p...
Një objekt është përfshirë nga flakët në zonën e Unazës së...
Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës se tij në ceremoninë e...
Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun e tij të Maqe...
Në ceremoninë e hapjes së pikës Doganore-Qafë-Thanë, Dimit...
“Për 6 vite nuk është djegur asnjë ton plehra dhe 110 mili...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...