
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës, ku ky i fundit mungon, kap vlera marramendëse, të paguara nga shteti shqiptar,.
Rreth 70 milionë euro, po kaq dhe vlera që kompania koncesionare ka marrë nga shërbimet e tjera, të cilat i ka përcaktuar me marrëveshje siç është rasti i dherave që ka marrë nga Bashkia e Tiranës, që në total shkon afërsisht me të njëjtën shumë që ka paguar qeveria shqiptare dhe bashkia e kryeqytetit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës.
-Së pari, me huadhënie apo me kontratë.
Kompania koncesionare i ka dhënë kompanisë “ITS” të Klodian Zotos miliona euro huadhënie paradhënie për shërbime, të cilat nuk janë kryer kurrë.
Sipas dokumenteve të vlerësuara deri tani, denoncuar nga CNA, nga gazetari Elvi Fundo, por dhe nga ekspertët e opozitës dhe deputeti Belind Këlliçi, afërsisht me huadhënien nuk gjendet fundi i 15 milionë eurove.

Kontrata, nënkontraktime për shërbime që nuk kryhen kurrë.
-Mënyra e dytë e zhdukjes së lekëve është ajo që pretendon Prokuroria, pra SPAK-u, që janë dhënë para me çanta. Pra, jepeshin shërbime, nuk priheshin fatura, nuk priheshin lekët për privatët dhe më pas paratë merreshin kesh dhe me këto para në çanta bëheshin pagesat.
Informaliteti në Shqipëri është vlerësuar në shifra rreth 50%. Paratë në dorë vazhdojnë të jenë pagesa kryesore në vend, gati 90% e pagesave bëhen me para në dorë. Sistemi i pagesave me bankë është shumë i dobët dhe kompania dhe njerëzit e saj e kanë shfrytëzuar për të bërë lëvizje parash. Kanë nënkontraktorë apo shërbime të ofruara me para kesh, të cilat më pas janë përdorur për korrupsion nga kompania.
-Mënyra e tretë se si janë zhdukur ato dhjetëra miliona euro për landfillin e Tiranës dhe inceneratorin që nuk ekziston është kleringu apo këmbimi që ka bërë kompania me firmat e ndërtimit.
Pra, shumë kompani ndërtimi, të cilat duhet të paguanin 150 apo 200 apo deri në 400-500 mijë euro për dherat që çonin në landfill për gropat që do të hapnin për të ndërtuar pallatet apo derdhjen e mbetjeve inerte paguanin me klering.
Pra, depozitonin dherat dhe kompania koncesionare merrte pasuri të paluajtshme në emër të personave të tretë dhe kjo pasi çështja e dherave e kishte dhënë sërish nënkontraktimin te Klodian Zoto apo te kompani të tjera, pasuri të cilat janë me vlerë miliona euro, një e denoncuar së fundi nga deputeti Belind Këlliçi.
Pra, huadhënia dhe tërheqja e parave kesh në bankë është njëra formë, forma e dytë janë çantat me para, pagesat në të zezë, kryesisht përdorur edhe për mediat. Forma e tretë e zhdukjes së parave është kleringu, këmbimi i pasurive dhe rimarrja e regjistrimi i shumë pronave në këmbim të depozitimit të dherave apo mbetjeve, por kjo e bërë gjoja për nënkontraktorë, pasi Klodian Zoto nuk ishte një nënkontraktor, por ishte një nga pronarët e vërtetë të landfillit të Tiranës sepse njeriu kryesor i menaxhimit të kësaj skeme të madhe vjedhjeje është Mirel Mërtiri në bashkëpunim me zyrtarët e shtetit shqiptar./ CNA
Një këst i mbetur nga një kredi e mëparshme, është shumëfi...
Ankesa e radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan, vjen për g...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Prej disa javësh CNA ka denoncuar skandalin në kontratën k...
Në muajin shtator 2023, Ministri Balla foli publikisht për...
Festivali i Këngës në RTSH ngelet një nga aktivitetet ...
Në 21 qershor, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transmetu...
Në datën 14 shkurt 2023, emisioni investigativ “Fiks Fare”...
Demir Betoja denoncon në emisionin “Stop”, në Tv Klan, se ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë një denoncim të for...
Festivali i 62-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ...
Në vitin 2022, kompania koncesionare e inceneratorit të Ti...
Në Tetor 2023, kryeministri Edi Rama, gjatë një shëtitjeje...
Për fëmijët e qytetarit Artan Berisha, i cili nuk regjistr...
Piranjat e kanë nisur sezonin e ri me një investigim të fo...
Emisioni “Stop” në Tv Klan shkoi në njësinë nr. 3 në Tiran...
Është sikletosur, mërzitur dhe shqetësuar, shoku Leka ...
Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera ...
Bazri dhe Fitore Kallundra, shqiptarë të Kosovës dhe prona...
Familja Saliko nga Ksamili i dha pronën me qira policit Ar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...