LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është pronari i inceneratorit të Tiranës?/ Gazetari Fundo: Shitjet e paligjshme të aksionerëve

6 Shkurt 2024, 21:40, Denoncim CNA

Kush është pronari i inceneratorit të Tiranës?/ Gazetari

Gazetari Elvi Fundo ka treguar shitjet e paligjshme të aksionerëve të inceneratorit të Tiranës, i cili është sekuestruar nga SPAK për aferën 110 milionë euro.

Fundo tha në emisionin e Adi Krastës se aksionet janë shitur 3 herë.

Kur është dhënë koncesioni në inceneratorin e Tiranës kanë qenë aksionerë 3 kompanitë “Paul Wurth Italia”, “Energy Recuperator” dhe “Integrated Energy”.

6 muaj pas firmosjes së kontratës koncesionare është larguar dhe më pas ka ikur edhe “Energy Recuperator”. Aksionet e tyre i ka marrë “ITS”-ja e Klodian Zotos dhe “Integrated Energy”, më pas si aksioner është shtuar Giuseppe Ciaffaglione.

Ciaffaglione ka shpërndarë aksionet me shitje me kusht dhe tek inceneratori I Tiranës janë futur “Franco Tosi Meccanica”, “Icare Holding” dhe “Geogenix”. Në fund, “Icare” e Shqiptarit Blerim Hoxha dhe Christophe Darbord ka deklaruar se është tërhequr.

Fundo u shpreh se të gjitha këto lëvizje janë të jashtëligjshme, pasi në kontratën koncesionare është një klauzolë që detyron kompaninë e inceneratorit të marrë leje nga qeveria shqiptare për ndërrimin e aksionerëve.

Pjesë nga deklarata:

Sipas të dhënave zyrare dhe me një dokument që ka dalë dje, inceneratori i Tiranës ka ndryshuar disa herë pronarë dhe kjo është një anë tjetër e shkeljes ligjore në Shqipëri. Këtu ka ardhur fillimisht kompania “Paul Wurth”. Dokumenti i parë na tregon se kemi 3 kompani, “Paul Wurth Italia”, “Energy Recuperator” dhe “Integrated Energy” në themelimin e kontratës në vitin 2016. Me këtë dokument, këta zotërinjtë kanë marrë kontratën koncesionare 300 milionë euro, plus 128 milionë euro që duhet t’i investonin.

Pasi e kanë marrë këta njerëz, kompania “Paul Wurth” ia kthen aksionet Klodian Zotos, “ITS”-së pas 6 muajsh. Pastaj ikën dhe “Energy Recuperator” dhe ia jep “ITS”-së dhe “Integrated Energy”. Në fillim kompania kishte një kusht, duhet të kishte 300 milionë euro në qarkullim. Është marrë “Paul Wurth”, është vënë si emër, është marrë koncesioni, pastaj është hequr.

Në fund është bërë aksioner Giuseppe Ciaffaglione, i cili e ble për 465 mijë euro me lekë me të pritur, me një rrogë 6 mijë euro në muaj dhe kaldajisti nga Italia bëhet pronar i një kontrate koncesionare gjysmë miliardi euro që më pas me punën spektalare të bashkisë shkon dhe fryhet më shumë.

Ciaffaglione në 10 maj 2022 i shpërndan aksionet, prap me 40% por një shitje me kusht. Nëse në herët e para nuk kishte kusht, këtu ka një kusht. Shfaqen 3 kompani, “Franco Tosi Meccanica”, “Icare Holding” dhe “Geogenix” që ngelet me 20%. Kjo kontratë ka një pikë, ku thuhet 9 vite. Pra për 9 vite dhe këta kompanitë kishin ardhur për të siguruar financimin.

Cila është shkelja e ligjit?

Janë shitur 3 herë aksionerët, duhet të merreshe leje në qeverinë shqiptare. Nuk është dhënë leja, e kam zyrtarisht të konfirmuar sepse duhet t’i ndërrojë aksionerët bija dhe jo mëma.

Dhe në fund është kontrata që tregon se kush janë aksionerët e vërtetë. Mërtiri nëpërmjet Ciaffagliones ka mbetur 20%, e kështu me radhë. Njëra nga kompanitë dje na njoftoi se ishte larguar nga investimi.

Një dokument i 9 dhjetorit 2022 që kompania e drejton në SHBA, Ethos, e zotit Carlo Santos. Kompania “Icare” ka një takim në 9 shtator 2022, që përfaqësohet nga Christophe Darbord dhe Blerim Hoxha. Kur kam gjetur këtë dokument hyra në QKB dhe më dolën që këto persona kishin marrë ARMO-n në Shqipëri. Lidhja me inceneratorin është se këta persona janë aksionerë më 40% tek inceneratori i Tiranës. Ata kishin sjellë një kompani ruse në Shqipëri, Gunvor, kanë blerë disa depozita nafte këtu. Zoti Hoxha ka reaguar dhe ka thënë që nuk kemi lidhje, por zoti Hoxha del se ka shkuar në takim si përfaqësues.

Këta i bëjnë një letër kompanisë në SHBA, Ethos ku i kërkojnë në datën 9 dhjetor 100 milionë euroshin. Carlos Santos është denoncuar nga Belind Këlliçi dy javë më parë, është arrestuar në nëntor. Dhe rastësisht sipas pretendimeve të kompanisë “Icare” në nëntor apo dhjetor është tërhequr se nuk ka siguruar dot paratë. Hyrja dhe dalja është e paligjshme se qeveria shqiptare duhet të jepte miratimin dhe është mashtrim sepse nuk ka pasur para për të bërë investimin./ CNA

Lajmet e fundit nga