Ndërtimi i rrugës prek rrethimet e shtëpive të banorëve/ Përjashtohen kryeplaku e të punësuarit në bashki
Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrat...

Iris Ago, drejtoresha e komanduar e QKB-së, ka filluar një “luftë” me stafin e institucionit që drejton.
Ago është e emëruar si drejtuese e Drejtorisë së Regjistrave dhe Analizës në QKB, por ushtron edhe funksionin e drejtoreshës të institucionit.
Burime nga QKB i thanë CNA-së se drejtoresha kërkon që t’i marrë punonjësit në një provim me shkrim, kur nuk e ka këtë të drejtë ligjore. Ajo ka avancuar duke shpallur dhe datën kur “zyshë” Irisi do të fusë në provim “nxënësit” e saj.
Provimi me shkrim në fakt është kompetencë e Departamentit të Administratës Publike (DAP), për të gjithë ata që marrin status nëpunësi civil, apo faza e provimit me shkrim kalohet në momentin e punësimit.

Megjithatë, drejtoresha, për qejf të saj, për shkak të inateve dhe përplasjeve që ka me stafin (duke qenë se qëndron në nivel profesional poshtë shumicës së tyre) , “lufton” me stafin duke u ushtruar presion të shkojnë deri në veprime të paarsyeshme.
Drejtoresha sillet si juriste kur në fakt nuk është e tillë. Duke qenë se ka përplasje me stafin për zbatimin e ligjit, ndërkohë që kërkon që punët të bëhen siç do vetë, ka vendosur që t’i nxjerrë në një provim me shkrim dhe më pas këtë testim ta përdorë sipas interesave të saj.
Të njëjtat burime bënë të ditur për CNA se Iris Ago ka caktuar edhe datën e provimit. Konkretisht provimi do të mbahet në orën 10:00 të 31 janarit.
Drejtoresha do që t’i vlerësojë punonjësit siç do vetë dhe ka një zë që nuk i zbaton urdhrat e saj edhe të paligjshme, të marrë masa apo t’ia keqpërdorë këtë provim të paligjshëm si çekan mbi kokë.

Në këtë “luftë”, ajo ka në krah edhe dy “bashkëpunëtoret” e saj, Tea Qosen, e cila është sekretarja e saj te Drejtoria e Regjistrave dhe Analizës, si dhe Edita Papadhopullin. Kjo e fundit është emëruar te Drejtoria e Tatimeve, por është deleguar në institucionin e QKB-së si sekretare e Agos.
Në fakt, QKB-ja nuk është shkollë 8-vjeçare, ku të bëjnë test sa ke mësuar në një semestër, apo një provim në universitet, ku del dhe jep lëndët.
Në rast se stafi ka shkelje ligjore, ka masa të përcaktuara me rregullore dhe me ligj jo me provime që s’i njeh askush.
Drejtoresha nuk mund të bëjë provim sipas qejfit, të vijë në mëngjes dhe të sillet si mësuese apo pedagoge e ashpër, hajde mblidhuni të bëjmë një provim se kështu mendoj unë.
Në fakt mirë do ishte që në provim të hynte edhe vetë drejtoresha sepse ndoshta s’do ta kalonte dot klasën, ose do dilte shumë më keq se stafi i QKB-së.
Kjo është “lufta” që ka nisur në QKB dhe stafin profesionist të institucionit, nuk është si makina e institucionit që drejtoresha e parkon në shtëpi se mos i vjedhin karburantin rojet./ CNA
Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrat...
Prej disa javësh, emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën s...
Habeas corpus Infosofti palos 250 mijë euro në vit për të...
Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar emisioni “Stop” në...
Senatori amerikan, Bob Menendez, është përfshirë në një sk...
Ligji për investimet strategjike i miratuar nga viti 2015 ...
Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11...
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...