Koncesioni i laboratorit zë 10.4% të buxhetit të QSUT/ 3 herë më shumë se mesatarja ndërkombëtare
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...

Pranvera Çoçja, një qytetare nga Shkodra tregon se prej 11 vitesh ka blerë një apartament 2+1 në kompleksin Fishta, Edra 06 me administrator Sait Fishta. Por ajo nuk po pajiset me certifikatë pronësie. Zonja thotë se ka paguar 58 milionë lekë dhe 3600 euro për pajisjen me hipotekë që do ia bënte noterja Valbona Hajdari në vitin 2021. Pranvera tregon për “Stop” në Tv Klan se noterja vetëm justifikohet.
Në takimin me gazetaren e emisionit, noterja Valbona Hajdari thotë se ka aplikuar për certifikatë pronësie në Kadastër që në vitin 2021, por në sistem, sipas saj, nuk ka asnjë përgjigjje. Drejtori i Kadastrës së Shkodrës Deart Qorri na tregon se noteres i ka vajtur përgjigje me postë manualisht në 12 gusht 2021 dhe ajo vetë e ka firmosur që e ka tërhequr. Në përgjigjen e Kadastrës thuhet se kjo pronë është me kufizime që në momentin që është shitur dhe pa iu hequr kufizimet nuk mund të regjistrohet.
Deart Qorri: I ka vajtur kjo përgjigje.
Gazetarja: Kur i ka shkuar përgjigjja pas aplikimit?
Deart Qorri: 12 gusht 2021.
Gazetarja: I ka vajtur manualisht?
Deart Qorri: Po.
Gazetarja: Që do të thotë me postë?
Deart Qorri: Po, ja lidhjen e postës ku e ka që mos të thotë s’kam marrë përgjigje noterja, e ka marrë përgjigjen dhe përgjigjja është kjo.
Gazetarja: Noterja Hajdari, e ka firmosur vetë kjo zonja?
Deart Qorri: Po, përgjigjja thotë ka kufizim kjo pronë.
Gazetarja: Çfarë do të thotë ka kufizim prona?
Deart Qorri: Pasuria kufizohet deri në realizimin e kontratës së këmbimit, do të thotë që ka një kontratë këmbimi me proanrët e truallit, ka një kufizim dhe pa hequr këtë kufizim, normalisht noterja s’duhet ta bënte fare kontratën e shitjes.
Me këtë fakt emisioni “Stop” përball noteren Hajdari, e cila nuk di ç’të thotë për shkeljen e saj ligjore.
Valbona Hajdari: Në sistem e kisha unë…
Gazetarja: Çfarë domethënë? Është manualisht. E dyta, të dalim te problematika. Zonjë e nderuar, si keni bërë një kontratë shitjeje juve, një qytetari, një pronë që është e bllokuar, ma sqaron? Me kufizime?
Valbona Hajdari: Me pronarët e truallit se është kryer, kemi bërë deklaratën.
Gazetarja: Jo, jo të lutem. Një pronë me kufizime nuk mund të realizohet kontratë shitjeje dhe ti notere e nderuar je në shkelje.
Valbona Hajdari: Një minutë, a mundesh të presësh pak?
Gazetarja: Sigurisht. Nga korriku 2021 ti nuk merrje dot një përgjigje nga Kadastra ndërkohë unë erdha brenda një ore, mbaj në punë sot gjithë hipotekën, ditë e premte, ora 3 për të më dhënë përgjigjen tënde që ti duhet të ma jepje.
Valbona Hajdari: Nuk kam asnjë koment këtu unë.
Gazetarja: Të lutem, zonjë e mirë mirë këtë se mbaje mend që e kishe marrë si përgjigje.
Valbona Hajdari: S’e mbaj mend.
Gazetarja: Të lutem si e ke shitur në këto kushte?
Valbona Hajdari: Po desha të t’i dëftoja me dokument moj zonjë.
Gazetarja: Po nuk ke të drejtë ti si notere të shesësh një dokument të bllokuar, ti si notere në momentin që vijnë dy palët, firma e ndërtimit me qytetarin, ti shikon njëherë, kjo prona çfarë statusi ka?
Valbona Hajdari: Çfarë do të fitosh prej meje se mirë që po e thua?
Gazetarja: Je në shkelje.
Valbona Hajdari: Okej.
Drejtori i Kadastrës shpjegon se firma e ndërtimit mund të zgjidhë problemin duke arritur një marrëveshje me pronarët e truallit për të hequr kufizimin. Qytetarja bën apelin e saj kundrejt firmës.
Pranvera Çoçja: Unë i bëj një thirrje nëpërmjet “Stop”-it zotit Sait Fishta, më liro pronën nga pronarët ekzistues dhe unë të marr atë që më takon. E kam me mund e me djersë. Të lutem shumë se një ditë më ke thënë veç një ditë merre, ne e bëjmë tapinë. Kaluan 11 vjet e gjysmë, të lutem shumë. Ato lekë janë mundi i tre brezave, jo vetëm djersa ime dhe e tim shoqi. Të lutem shumë!/tvklan.al
Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi buxhetin p...
Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Një tjetër skandal vjen i denoncuar pranë redaksisë së CNA...
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjori...
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka bler...
Ditën e djeshme, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transme...
Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e K...
Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të V...
Një tjetër padi po përgatitet për Carlo Bollinon, pas ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...