Bozdo ngre kambanë alarmi/ INSTAT-it po i ushtrohet presion të fshehë shifrat e Censit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...

Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon se në nëntor 2023, disa nga bashkëmoshatarët e djalit të tij 12-vjeçar, e kanë shantazhuar, kërcënuar dhe droguar të birin duke e detyruar të vjedhë kursimet e familjes, rreth 65 milionë lekë.
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka identifikuar 5 adoleshentët përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe njëri prej tyre, Sandi Gjokasi, pranon përfshirjen e tij dhe të shokëve të tjerë në këtë akt. 4 vijnë nga i njëjti fshat dhe janë bashkëmoshatarë ose pak më të mëdhenj se sa 12-vjeçari, ndërsa njëri prej tyre vjen nga një fshat fqinj.
Babai Artan Sedaras: Mateo ishte, po tjetër?
Dëshmitar Sandi Gjokasi: Mateo, Kopi edhe kaq…
Babai Artan Sedaras: Edhe Romeoja! Tjetër? Atë ditë sikur më the mua edhe për Romeon?
Dëshmitar Sandi Gjokasi: Po bre, të thashë ata të tre, Flori, Mateoja dhe ata… Flori, Mateoja edhe Romeoja dhe Kopi.. tani, unë kaq di…
Babai Artan Sedaras: Edhe ti ishe me ata, apo nuk ishe?
Dëshmitar Sandi Gjokasi: Kam qenë bre shumë herë…
Një nga autorët adoleshentë është nipi i Artanit, kushëriri i 12-vjeçarit dhe ka dyshime se ai kishte dijeni për paratë në kasafortë.
Vetë 12-vjeçari ka treguar me detaje se si shantazhohej, kërcënohej dhe mori kokainë nën presion, më pas u detyrua të paktën 10 herë të vjedhë në kasafortë 65 milionë lekë të vjetra kursime të babait dhe gjyshit të tij.
Gazetari: Si të ndaluan tek ura?
12-vjeçari: Më ndaluan, të pestë më ndaluan në fillim pastaj më kërcënonin me thika, më dhanë kokainë dhe më thanë “po s’e pive këtë do të të vrasim, do të të therim, do të të mbysim, do të të hedhim në lumë”, gjëra kështu dhe pastaj…
Gazetari: Pra në atë kohë që të prisnin tek ura, pra ti shkoje në shtëpi, merrje lekët dhe ata të prisnin poshtë, si ndodhi?
12-vjeçari: Më prisnin atje.
Gazetari: Të prisnin tek ura?
12-vjeçari: Po.
Gazetari: Po çelësin ku e gjete sepse tre çelësa babi tha që i mbante gjyshi?
12-vjeçari: M’i dhanë ata.
Gazetari: T’i dhanë ata çelësat?
12-vjeçari: Po.
Gazetari: Po kushëriri ishte me këta të pestë?
12-vjeçari: Po.
Gazetari: Tek ura të dilnin gjithmonë, te ky vend apo në vende të ndryshme?
12-vjeçari: Te ura.
Gazetari: Po kur u mbaruan lekët që dolën, të kërcënuan, çfarë u the se s’kishte më lekë?
12-vjeçari: U thashë që s’ka më pastaj ikën.
Gazetari: Po djali i xhaxhait çfarë thoshte?
12-vjeçari: Edhe ai më kërcënonte me ata./tvklan.al
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo,...
Komisioni Ekonomik për Evropën në Kombet e Bashkuara ka ri...
Syrja Yskollari denoncon vrasjen e vëllait të tij Safetit ...
Lidhur me vrasjen e ndodhur në Gështenjas të Pogradecit në...
Policia e Shtetit denoncoi dje një skemë mashtrimi nëpërmj...
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ...
Qeveria ka vendosur të fshehë raportin për ecurinë e konce...
Në fund të dhjetorit trasmetuam rastin e qytetarit Edmond ...
Pashk Gjoni, prej 24 vitesh mjek ortoped në Spitalin e Lez...
Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutu...
Në 4 janar të këtij viti, Flutura Hoxholli tregon se kisht...
Një tjetër skandal vjen i denoncuar pranë redaksisë së CNA...
Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjori...
Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar që ka bler...
Ditën e djeshme, në emisionin “Stop” në Tv Klan, u transme...
Sipas tyre, në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Bashkia e K...
Ditën e djeshme transmetuam problematikën e gjyqtarit të V...
Një tjetër padi po përgatitet për Carlo Bollinon, pas ...
Një qytetar shqiptar, i cili punon dhe jeton në një vend e...
Emisioni Fiks Fare solli dëshminë e një gruaje të divorcua...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...