LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gruaja përfundoi në spital nga qentë e rrugës/ Bashkia Durrës: Do të marrim masa për këtë problem

18 Janar 2024, 21:54, Denoncim CNA

Gruaja përfundoi në spital nga qentë e rrugës/ Bashkia

Lidhur me agresionin e qenve endacakë ndaj shtetases Flutura Hoxholli, i drejtohemi Bashkisë Durrës, e cila siç mësojmë, nuk ka asnjë qendër apo strehëz për qentë endacakë.

Në bashki na thonë se kanë bërë maksimumin me shoqatat apo veterinerët private, për vaksinim e matrikullim. Në projekt-buxhetin e këtij viti bashkia e Durrësit do të marra masa për një zgjidhje për këtë problem.

Bashkia Durrës: Atëherë, në rrallë të parë, për zonjën në fjalë ndiejmë keqardhje shumë të madhe dhe i urojmë shërim të shpejtë. Situata me qentë endacakë është një problem mbarëkombëtar, si në të gjithë Shqipërinë ashtu edhe në Durrës, prej vitesh. Vitet e fundit, Bashkia e Durrësit ka pasur një bashkëpunim shumë të ngushtë me veterineri private dhe me shoqata të ndryshme për mbrojtjen e kafshëve, të cilat gjatë vitit kryejnë sterilizimin dhe vaksinimin e këtyre qenve.

Gazetarja: A ka një qendër specifike për strehimin e këtyre qenve endacakë?

Bashkia Durrës: Jo, për momentin nuk ka një qendër të tillë. Në vitin 2023, vitin që kaluam, u akordua një fond i veçantë për të afruar shoqata private apo operatorë privat, për të ngritur një qendër strehimi për qentë endacakë, por nuk pati interes. Fondi nuk është ezauruar dhe për vitin 2024, bashkia, në bashkëpunim me specialistët e sektorëve të pronave publike, po mendon që në një territor publik të ngrihet një qendër strehimi për qentë endacakë, e cila do të menaxhohet 100% nga Bashkia Durrës.

Përvec Shkodrës dhe Tiranës, asnjë qytet në Shqipëri nuk ka vende për trajtimin e qenve. Aktivisti i njohur Sazan Guri, propozon që qytetarët të cilët mbajnë qen, të paguajnë një taksë që t’u shkojë bashkive, për ta përdorur për qendra, ku qentë endacakë, të matrikullohen e vaksinohen, një mënyrë kjo, për të shmangur problematikat me qentë e rrugës.

Sazan Guri: Ai që mban qen, ai ka një ndikim në mjedis, që atje qeni del jashtë, e të tjera. Dhe për këtë dalje jashtë që bënë qeni i tij, ai duhet të paguajë një taksë dhe me këtë taksë duhet të mirëmbajmë qentë e rrugës derisa t’i zerojë pas 10-12 vjetëve. Atëherë do hiqet dhe kjo taksë. Pra, me anë të kësaj takse, bashkia mirëmenaxhon edhe jetën e qenve endacakë derisa t’i çojë ata në zero./ tvklan

Lajmet e fundit nga