LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un

12 Janar 2024, 14:39, Denoncim CNA
FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Isuf Berberi

Lëvizja Bashkë dje ka filluar publikimin e disa të dhënave për mbledhjet e bëra nga Këshilli Kombëtar i Territorit, të kryesuara nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e datës 26 dhjetor.

Duke pasur një qasje të saj politike Lëvizja Bashkë ka sulmuar biznesmenët dhe përfituesit e ndryshëm nga lejet zhvillimore të dhëna nga KKT-ja.

Ajo që bie në sy është edhe debati që ka lindur dje në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Duke ndjekur emisionin çuditërisht është përmendur emri i një personi të njohur të jetës së artit, kulturës dhe medias në Shqipëri, fotografit Hektor Pustina.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Postimi i Lëvizjes Bashkë në rrjetet sociale

Ai shfaqet si bashkëpronari i një kulle, sipas postimit të bërë nga Lëvizja Bashkë, ku në pikën 5 të postimit, pas përmendjes së disa ndërtuesve dhe biznesmenëve, përmendet edhe shtetasi Hekor Pustina me një godinë 17-katëshe mbi tokë i shoqërisë "AULONAMAR" në pronësi të Isuf Berberit dhe Hektor Pustinës.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Pika e 5 e postimit të Lëvizjes Bashkë

Në fakt, vetë Pustina ka mbetur i surprizuar dhe ka deklaruar se s'ka lidhje me ndonjë kullë dhe nuk ka marrë ndonjë leje kulle.

CNA e kontaktoi zotin Hekor Pustina, i cili në kompaninë "AULONAMAR" figuron të jetë me emrin E, pra pa germën H. Sipas një ekstrakti që ne shkarkuam, kompania “AULONAMAR”, e themeluar në 23 qershor të vitit 2020, fillimisht ka pasur ortakë shtetasit Isuf Berberi dhe Hektor Pustina. Aktualisht kompania ka administrator shtetasin Aris Berberi.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Hektor Pustina

Por çfarë ndodh?

Kjo kompani 6 muaj pasi themelohet pezullohet, në dhjetor të vitit 2020. Më pas mjafton të shikosh ekstraktin. Në vitin 2021, sapo kompania bëhet aktive, pra në dhjetor të po këtij viti, 1 vit më vonë pasi kishte qëndruar përreth 12 muaj pasive, shtetasi Hektor Pustina i shet Isuf Berberit aksionet, duke u bërë aksioner i vetëm Isuf Berberi me 100%.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Ekstrakti në QKB

Në këtë çështje më pas vazhdojnë edhe veprime të tjera në QKB, ku largohet Hektor Pustina si administrator dhe emërohet Aris Berberi. 

Më pas, një javë pasi emërohet administratori i ri dhe bëhet ndryshimi i aksionerëve, kompania sërish pezullohet pa afat. Nga data 20 dhjetor 2021 deri në datën 08.06.2023, ku në këtë datë në QKB kompania bëhet aktive. Pas një viti e gjysmë kompania rihapet dhe bëhet aktive. Në 26 dhjetor të 2023 merr nga KKT-ja një leje ndërtimi për 17 kate.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Ekstrakti në QKB

Një kompani pa asnjë aktivitet, zero aktivitet në gati 3 vite e gjysmë pas themelimit të saj. Hapet, rri gjashtë muaj, mbyllet, hapet sërish, ndryshohet aksioneri, mbyllet sërish dhe hapet vetëm 6 muaj, pasi përgatitet dhe bëhet gati për të marrë një kullë 17 kate.

Fakti është që shtetasi Hektor Pustina i pyetur nga CNA është treguar i hapur në lidhje me veprimet që janë bërë me kompaninë dhe ka deklaruar se ai nuk ka dijeni për asnjë kullë dhe se është hapur shumë vite më parë në bashkëpunim me shtetasin Isuf Berberi kompania “AULOMAMAR” për një projekt në jug, i cili nuk u bë kurrë dhe më pas Pustina tha se nuk e ka idenë as dijeninë që kompania që ai ka qenë aksioner apo ka themeluar në qershor të 2020 të ketë marrë ndonjë leje ndërtimi.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Isuf Berberi

Në fakt sipas ekstraktit që QKB-së, e vërteta është që Hekor Pustina është larguar nga aksioner në dhjetor të vitit 2021, kompania është pezulluar për t’u hapur në qershor 2023 dhe fiks dy vite pas ndryshimit të aksionerëve dhe administratori, kompania edhe pse s’ka bërë asnjë aktivitet ka fituar një kullë me 17 kate.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Ekstrakti në QKB

Një histori me mjaft dritëhije, ku përtej biznesmenit Isuf Berberi duken se fshihen edhe gjurmë të tjera të lidhjeve klienteliste me pushtetin.

Isuf Berberi njihet si një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-presidentit Ilir Meta. Biznesmen shumë afër këtij të fundit, më pas larguar nga ai, siç ndodh me shumicën e biznesmenëve, ku humbet pushtetin të largohet edhe klientela e biznesit dhe tashmë i strehuar pranë kryeministrit Rama, pranë ish-këshilltarëve të tij, pranë miqve të afërt të kryeministrit. Isuf Berberi me një kompani, e cila nuk ka bërë asnjë aktivitet siguron një leje 17 kate në Tiranë për një kullë të dhënë në datë 26 dhjetor nga kryeministri Rama.

Faktet dhe detajet flasin vetë. Mjafton të shikosh që kompania nuk ka asnjë aktivitet, lëvizjet që janë bërë dhe të kuptosh se si një kompani nga hiçi, e cila ka qenë pasive, merr një leje kulle për 17 kate.

FAKTET/ Një kullë 17 kate për SPAK-un
Ilir Meta dhe Isuf Berberi

Kjo është një histori shumë e bukur dhe vërtetë tashmë për t’u hetuar dhe provuar nga SPAK se çfarë ka ndodhur dhe se si jepen lejet e kullave për kompani shërbimesh klienteliste dhe marrëdhënie të dyshimta me qeverinë dhe pushtetin./CNA 

Lajmet e fundit nga