Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Check up”-i, një koncesion që po hetohet nga SPAK-u, i shumëdenoncuar nga media e politika, ka grabitur paratë e shqiptarëve.
Në këtë përfundim del Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Në një auditim të publikuar në fillim të muajit nëntor 2023 tregohet se si kompania për “check up”-in mori para për shërbime të pakryera.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka kryer në vitet 2018-2019 pagesa për shërbim të pakryer për “check up”-in si dhe TVSH-në mbi këtë shërbim, duke sjellë një kosto shtesë për buxhetin.
Për këtë afat kohor, koncesionari i “check up”-it, kompania “3P Life Logistic” mori 5,238 mijë lekë për 2,840 shërbime të pakryera, por pagesat nuk kanë përfunduar këtu.
“Gjatë vitit 2019 FSDKSH ka kryer pagesa për shërbimin parësor për kontrollin bazë (CHECK-UP), për shoqërinë “3P L L sh.p.k.”, në vlerën 876.1 milion lekë, kontabilizuar në llogarinë 606/00214 për muajt nëntor 2018 deri më tetor 2019. Për vitin 2019, numri kontrolleve të realizuara është 482,716 raste, ose 7,716 raste më shumë nga projeksioni vjetor prej 475,000 raste (janar-dhjetor 2019), ky vit është viti i parë që është plotësuar dhe tejkaluar projeksioni. Fondi ka paguar numrin e rasteve sipas projeksionit. Nga 475,000 raste sipas projeksionit dhe pagesës këtë vit janë paguar shërbime të pakryera për 2,840 raste, në vlerën 5,238 mijë lekë.
Edhe për vitin 2019, vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të “check up”-it, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 876 milionë lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% (vlera respektive 146,015 mijë lekë) mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbimi duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH, sipas përcaktimit ligjor në nenin 51 pika c e ligjit nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, i ndryshuar”, thuhet në raport.
KLSH thotë se për rastin konkret nuk përmbushen kërkesat teknike për pagesat dhe krijohen kosto shtesë në buxhetin e shtetit.
Në vitin 2020, kompania e “check up”-it ka marrë 3,923,039 lekë për shërbime të pakryera.
“Në total evidentohen 2127 raste në formën e mbështetjes financiare në shumën 3,923,039 lekë të cilat janë paguar për shërbim të pakryer për sa i përket vlerës së paguar përgjatë vitit 2020”, thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Gjithashtu është konstatuar se edhe për vitin 2020 janë pranuar dhe likuiduar “faturat tatimore mujore të ‘check up’, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322,322 mijë lekë (vlera e TVSH në shumën 53,720 mijë lekë), në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbimi duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH”, deklarohet në auditim.
Në fakt, këto janë vetëm disa nga pagesat, pasi KLSH evidenton se koncesionari ka marrë para nga taksat e shqiptarëve për disa vite radhazi.
Sipas KLSH-së, në vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019, kompania e “check up”-it ka marrë 930 milionë lekë për shërbime të pakryera.
“Pagesat e marrë nga koncesionari, për punën e kryer për vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019, është për vlerën e projeksionit në shumën 4,234.4 milion lekë dhe jo për shërbimin faktik, në shumën 3,304.4 milion lekë, ndërsa vlera prej 930 milion lekë, është vlerë e financuar për raste të pakryera (diferencë midis vlerës së projeksionit për këto vite prej 475 mijë në vit, me rastet e kryera faktikisht), nga e cila vlera e shpenzimeve variabël 202 milion lekë, ndërsa vlera e TVSH së likuiduar është gjithsej deri në vitin 2019 në shumën 706 milionë lekë”, theksohet në auditim.
Këtë auditim të bërë publik edhe më parë, por e risjellim duke treguar shifrat e abuzimit me kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë./ CNA
Pas skandalit dhe investigimit të skemës merimangë të ...
1 miliard euro janë vjedhur nga 3 inceneratorët, ndonëse n...
Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në treg...
Dy vjet pas bllokimit të makinës në Qafë-Thanë dhe mbajtje...
Një qytetar, që prej vitesh banon në Australi, ka sjellë n...
Emisioni Fiks Fare trajtoi rastin e nxënësve të shkollës 9...
Disa ditë më parë u publikua letra e shefit të policis...
Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet për abuz...
Genc Kastrati, mjeshtër vallesh në Ansamblin e TKOB prej v...
Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytet...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj SPA...
Për problemin e qytetarit Robert Çaushi me ndërtuesen ...
Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv ...
Pas vëzhgimit në disa spitale e qendra spitalore në ve...
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një...
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...