
Mirel Mërtiri, kapobanda e inceneratorëve, ka bërë një dalje mediatike me shpresën se do të zgjidhë hallet e tij me ekstradimin në Shqipëri.
Në fakt, nga të dhënat mësohet se shumë shpejt ai do të ekstradohet dhe së pari do të jetë bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja.
Por le të shohim faktet dhe detajet e thëna nga Mirel Mërtiri dhe gënjeshtrat e tij bërë për shqiptarët.
Mireli tha se kishte paguar 70 milionë euro investime, qarkullim parash.
Në fakt, ajo ishte xhiroja totale dhe jo investimet, pasi investimet sipas vetë Mërtirit janë te 20 apo 30 milionë euro, mungojnë pa asnjë diskutim nga 60-80 milionë euro, të cilat mund të jenë bërë rrush e kumbulla.
Ne po sjellim një fakt. Kjo tabelë tregon pagesat që kompania e landfillit të Tiranës, Mirel Mërtiri dhe shokët e tij i kanë bërë Edmond Bllakos, babait të Alqi Bllakos.

Pra, sipas Mirel Mërtirit janë investuar 70 milionë, por në këto 70 milionë na rezulton se rreth 150 milionë i ka marrë në xhep si rrogë babai i Alqi Bllakos.
Si këto shpenzime ka me qindra, ka me mijëra, ka pagesa fiktive, ka shitje dhe blerje pasurish, ka fshehje, ka evazion, fatura false dhe gjithçka tjetër që është kryer tek inceneratori, te landfilli i Tiranës.
Ai pretendon se janë 70 milionë euro investime, por në fakt kjo është një gënjeshtër, pasi të ardhurat nga xhiroja e kompanisë janë mbi 110 milionë euro.
Paratë kanë ikur duke paguar babanë e Alqi Bllakos, para korrupsioni, blerje, fatura fiktive, fatura false, mashtrime, pagesa me miliona euro për mediat, miliona euro shpenzime për fluturime luksoze me charter dhe jahte.
Inceneratori në fakt nuk ekziston, por 70 milionë eurot sipas Mirel Mërtirit janë këto qindra miliona apo miliarda lekë që janë bërë rrush e kumbulla./ CNA
Emisioni “Stop” në Tv Klan e përsëriti disa herë eksp...
Dy vjet më parë, ish-ministrja e Financave Delina Ibra...
Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
“Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë ...
Në 27 Nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spite...
Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bu...
Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim p...
Para se emisioni “Stop” të ndiqte çështjen e ndërtimit pa ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...