Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim pa leje në lagjen “28 nëntori” në Berat, zonë e klasifikuar tampon, e kontrolluar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Sipas denoncimit, ai që po ndërton, është Dejni Zylyftari, punonjës si topograf në Bashkinë e këtij qyteti, por njëkohësisht edhe i afërm i Kryetares së PS në Berat, Valbona Zylyftari, e cila është prefekte e qarkut.
Denoncuesi: Jam trashëgimtar i kësaj shtëpisë këtu. Kisha një shtëpi këtu përballë, dikush e ka shitur, nuk e dimë se kush e kishte blerë. Kur vij këtu, ai kishte kryer punime, por nuk dukeshin në ato moment sepse ishte vetëm kati, sa ishte shkatërruar si shtëpi.
Gazetari: Katin e dytë e kishin shkatërruar komplet?
Denoncuesi: E kishte shkatërruar, edhe kishte ruajtur vetëm strukturën e katit të parë, këto muret. Dhe nga infrastruktura që ka ngritur ne na ka shqetësuar shumë, se na ka ardhur mbi shtëpi. Sepse këtu rrugicat janë shumë të ngushta, 2 metra, 1 metër e 80. Në qoftë se ai del rreth 70 centimetra sa ka dal tani nga shtëpia, ai vjen mbi shtëpi, ne nuk rrimë dot të qetë në jetën tonë. Menduam se do ta bënte shtëpi, ai po e bënë hotel, sepse duket nga struktura. Edhe ai vetë ma ka pranuar. Ky person po vjen nga jashtë dhe ky është një punonjës i bashkisë, kjo është pjesa më e rëndë.
Gazetari: Është punonjës bashkie?
Denoncuesi: Është punonjës bashkie, punon topograf dhe ky është personi i parë që duhet të zbatojë ligjin. Ai duhet të më mësoj mua se çfarë të bëj, jo të bëjë vetë. Ja shikoje, ore të marrësh një njeri nga rruga aty, të marrësh një njeri nga rruga ta shikojë, sepse ne jemi uniformë këtu. Unë nuk e di ku e gjen forcën ky njeri.

Ekspertët tregojnë, se vendi, ku po ndërtohet nuk është i lejuar. Por kështu edhe materialet e betonit apo hekurit nuk lejohen të përdoren në këtë zonë.
Pas konstatimit tonë, iu drejtuam Institutit të Monumenteve të Kulturës Berat, për të pyetur a ka leje për këtë ndërtim. Përgjigja ishte, se nuk rezulton të jetë dhënë leje nga IMKK.
Instituti i Monumenteve të Kulturës, Berat: Po me ç’më thotë drejtori, ka leje vetëm nga Bashkia…
Gazetari: Nga Instituti nuk ka?
Instituti i Monumenteve të Kulturës, Berat: Nga Instituti jo.

Ne informuam IMKK-në dhe Ministrinë e Kulturës, ku juristja na tha se do të merren të gjitha masat, për rikthimin e situatës në kushtet e parandërhyrjes.
Në bashkinë e Beratit nuk është bërë asnjë lëvizje edhe pse para denoncimit në “Stop” një tjetër ishte bërë në IMT-në e bashkisë.
Instituti Kombtar i Monumenteve: Ky i ka marrë vetëm në Bashki, domethënë në Ministrinë e Kulturës… Bashkia nuk duhet ta japë lejen pa marrë miratimin tek ne fillimisht dhe puna është, se këtu duhet të kishte reaguar drejtoria rajonale. E përcjellin ata në Tiranë për ta hequr… Tani të tregohem edhe unë e sinqertë, sepse në fund të ditës të gjithë përgjigjemi për veten tonë. Tani e vërteta është, që drejtoria rajonale, si institucion i specializuar, i ka në administrim dhe ajo, në momentin, që shikon një punim, shkon e vërteton ke leje, s’ke leje dhe duhet t’i pezullojë punimet dhe njoftimi i shkon IMT-së. Kjo gjë nuk është bërë nga drejtoria rajonale. Kjo gjë bëhet tani, domethënë, do bëhet tani… A ka vlerë tani, se ai i ka përfunduar, ai tani duhet ta kthejë në gjendjen e mëparshme me ligjin 27 të 2018-ës të Trashëgimisë Kulturore. Këtij zotërisë do t’i bëhet një kërkesë dhe do i thuhet, që projekti nuk ka marrë miratimin e KKTM-së, që është Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe objekti do kthehet në gjendjen e mëparshme.

Drejtuesi provizor i IMT-së Berat, Gerti Konti, erdhi vetë në terren, ku konstatoi ndërtimin pa leje me beton e hekur në një zonë të ndaluar, monument kulture. Konti tha, se do te merren masat, gjobë dhe prishje e ndërtimit nga strukturat e IMT-së Berat.
Gazetari: Ja ku është nusja, ja ku është dhëndri! Domethënë duket qartë, është ndërtuar, është bërë soletë…
IMT Berat, Gerti Kondi: Duket, ajo është gjë, që …nuk ka nevojë për…
Gazetari: Nuk do as laps, as kalem të kuptohet, që është ndërtim i ri…
IMT Berat, Gerti Kondi: Tamam!
Gazetari: Ideja është që kur konstaton një ndërtim pa leje, çfarë ndiqet si jurist?
IMT Berat, Gerti Kondi: Si jurist ndiqet… bëhet kallëzimi në polici, ndjek hallkat për ndërtim pa leje për anën e shkeljes ligjore tek prokuroria. Pjesa e IMT-së zbaton vendimet me gjoba, urdhër prishje, të gjitha procedurat zinxhir.
Gazetari: Do merren të gjitha këto masat tani?
IMT Berat, Gerti Kondi: Po po, masat do merren. Çfarë parashikon ligji që do penalizohet, do penalizohet. Çdo masë do merret./ tvklan
Para se emisioni “Stop” të ndiqte çështjen e ndërtimit pa ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Kla...
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza n...
Në 15 nëntor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonc...
Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...