LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi – Bollino i zhytur në aferë/ Qiraja e tokës që përvetësoi kapte 1.4 milionë euro për 20 vite

5 Dhjetor 2023, 12:36, Denoncim CNA
Denoncimi – Bollino i zhytur në aferë/ Qiraja e tokës
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj botuesit Carlo Bollino për tokën që ka marrë pranë ish-kompleksit “Partizani”, të cilët pronarët e dhanë për të ndërtuar një shkollë.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se Rama dhe Bolino ka kryer krim të dyfishtë duke i marrë tokën pronarëve dhe duke e përvetësuar atë.

Kreu i PD-së e cilësoi aktin e tyre si një pamëshirësi të madhe dhe një vjedhje për fëmijët e zonës.

Gjithashtu, ai publikoi disa dokumenta, të cilat tregojnë se Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave publikuan njoftimin për dhënie me qira të tokës.

Sipas tij, vetëm qiraja do të shkonte 1.4 milionë euro për 20 vite.

Denoncimi – Bollino i zhytur në aferë/ Qiraja e tokës

Deklarata e Berishës:

Tani vazhdojmë gjyqin ndaj hajdutit më të madh në historinë e shtetit shqiptar, por edhe në kohëra, gjyqin ndaj Edi Ramës.

Në një seri seancash kemi paraqitur këtu, me fakte, dokumente, se si Edi Rama me 4 vendime qeveritare të personalizuara, të personalizuara, rrëmbeu me Karlo Bolinon 4900 metër tokë pronarëve.

Se si Edi Rama me Bolinon e tij, apo duke përdorur emrin e Bolinos, mori nga toka e Begejve, tre herë më shumë se pasardhësit e tyre.

Se si për të rrëmbyer këtë tokë, firmosi 4 vendime qeveritare, ndërkohë që mban në arrest, njeriun që ka marrë në përputhje me të gjitha lidhet dhe asnjë vendim të personalizuar, atë që ka marrë 408 metër tokë, vetëm e vetëm për motive politike.

Denoncimi – Bollino i zhytur në aferë/ Qiraja e tokës

Ju jeni njohur me aktin e pashembullt të katër vendimeve për grabitjen e tokës. Ja ku janë të gjitha vendimet e personalizuara për kompaninë që ai ka me Bolinon e tij.

Dhe kjo tokë i është marrë gjimnazit. Rama me Bolinon kanë përvetësuar tokën, e cila në planin rregullator të përgjithshëm të Tiranës, në rrugën Ndre Mjeda, caktohet ndërtimi i shkollës së mesme.

Ky është një krim i dyfishtë, është një vjedhje në vakëf, është një vjedhje për fëmijët e territorit ku do ndërtohej shkolla. Është një pamëshirësi e madhe.

Desha të paraqes para jush këtë dokument të veçantë. Çfarë tregon? Ky dokument se në buletinin numër 29 me datë 22.07.209, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Ministria e Financave publikojnë njoftimin për dhënie me qira të pasurisë 7/649 me sipërfaqe të përgjithshme 4021 metra katrorë.

Ishte e para kjo, pasi shtoi 800 e ca metra këtu Rama. Me vendimin e dytë, Rama shton 800 e ca metra.

Pra, dhënien me qira, e cila thotë se vlera dysheme për detyrimin e qirasë për fillimin e konkurrimit është 631 mijë lekë në muaj. Se ishin tre ndërtesa.

Denoncimi – Bollino i zhytur në aferë/ Qiraja e tokës

Nëse i mblidhni për një vit, bëjnë 74 mijë euro në vit. Në 20 vite, bëjnë 1 milion e 400 mijë euro. Pra, vetëm sikur me qira të jepej, nga ky territor, qytetarët e Tiranës fitonin 1.4 milionë euro.

Çfarë ndodh? Me deus ex machina, kalohet nga 63 mijë euro qiraje, Denaj me Ramën e kalojnë në 1 euro.

Dy muaj mbrapa bëjnë vendimin dhe zonën e marrin bashkë me Bolinon me 1 euro. Pastaj ndryshojnë edhe kontratën dhe e shtojnë edhe me 800 metër katrorë. Me të tretën, vendosin fshirjen e objekteve./ CNA

Denoncimi – Bollino i zhytur në aferë/ Qiraja e tokës

Lajmet e fundit nga