LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi kriminal ndaj Tedi Malavecit dhe e vërteta e një dënimi

22 Nëntor 2023, 12:54, Denoncim CNA
Sulmi kriminal ndaj Tedi Malavecit dhe e vërteta e një dënimi
Tedi Malaveci

Tedi Malaveci është kreu i Dhomës Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ndaj tij para disa kohësh ka pasur shkrime dhe sulme nëpër portale dhe dje gjithashtu në disa media nga individë të caktuar është organizuar një sulm kriminal për të goditur zotin Malaveci.

Në fakt dokumenti, i një dënimi më shumë se 26 vite më parë, erdhi në redaksinë e CNA-së rreth një javë më parë.  Denoncimi më pas përfshiu edhe një dokument. Ne e verifikuam së pari dokumentin, kontaktuam zyrtarisht me zotin Tedi Malaveci dhe do të publikonim dje pasdite një material të zgjeruar të plotë në lidhje me ngjarjen së bashku me prononcimin e zotit Malaveci.

Por mesa duket, atyre që donin ta sulmonin, siç ndodh me stilin shqiptar, donin të publikonin shkrime të caktuara, me epitete të caktuara, të paverifikuara, thjesht dhe vetëm për të goditur zotin Tedi Malaveci. Në fakt, lajmi te ne qëndronte, kishim një vendim, një dënim, por duhej edhe zëri i palës tjetër. Në momentin kur ne po konfirmonim intervistën dhe qëndrimin e zotit Malaveci, vjen sulmi nga portalet nga mediat e tjera.

Një gjë joprofesioniste pasi kudo ishte publikuar një shkrim i gjatë, i përgatitur nga dikush ku brenda kishte hartime të klasës së parë fillore, kishte letërsi dhe e vetmja pjesë gazetarie ishin disa të dhëna në lidhje me gjyqin dhe sulme personale ndaj zotit Malaveci në lidhje me dënimin. 

CNA e kontaktoi zotin Malaveci, i cili theksoi se ai ishte një dokument i shumë viteve më përpara, një ngjarje e ndodhur në kohën kur ka qenë student në adoleshencë, në Holandë. Atëherë kur ka ndodhur në një diskotekë me shumë të rinj në një ambient rinor dhe atëherë ligjet e asaj kohe kanë qenë në Holandë shumë herë më të ashpra dhe në rast se sot të rinjtë bëjnë të tilla veprime për të njëjtën gjë siç është dënuar zoti Malaveci, nuk i zë ligji.

Kuptohet, kohët kanë ndryshuar, zoti Malaveci diku ka "gërvishtur". Ne do të ishim ata që do të denonconim dënimin e tij, por nga ana tjetër nuk po i bëhemi krah zotit Malaveci për dënimin që ka dhe qëndrimin që do të mbajë, pasi ai është i rritur dhe jep përgjigje vetë, por për shkak se ne morëm të gjithë kohën që na duhej për të verifikuar një lajm dhe bëmë një prononcim, kuptuam se pas saj këtij dënimi që po publikonim, në fakt ishte një sulm kriminal nga njerëz me të cilët ende nuk dihet arsyeja përse është përplasur zoti Malaveci.

Ky i fundit i tha CNA-së se ka qenë më përpara në dijeni dhe i janë çuar mesazhe se do t'i publikohej ky lloj dënimi. CNA pasi kontaktoi zotin Malaveci mësoi se e gjitha kishte qenë një skemë dhe ne lexuam dokumentet për të kuptuar se si qëndronte e vërteta dhe më tej mësuam se dënimi kishte ekzistuar, por në fakt publikimi i tij në këtë moment, nuk kishte një proces gazetarie të ndonjë zyrtari të lartë të shtetit, por ishte një sulm personal ndaj një individi që po kërcënohej për arsye të dyshimta, thuajse kriminale. 

E theksojmë këtë, pasi nuk mund të sulmohet një zyrtar i lartë për një veprim të kryer në adoleshencë, aq më tepër për më shumë se 26 vite më parë. Këtu flasim për një zyrtar të denjë, që gjatë viteve të tij në karrierë nuk ka treguar vetëm profesionalizëm, por edhe dinjitetin e korrektësinë e tij edhe si person. 

Raste të tilla të shkrimeve për të kaluarën e largët dhe aq më tepër në adoleshencë nuk duhet të jenë standard i një gazetarie, që për fat të keq ndodh rëndom në mediat shqiptare./CNA

Lajmet e fundit nga