
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me prokurorët, gjyqtarët dhe njerëzit, të cilët kanë kaluar vettingun si pjesë e Reformës në Drejtësi.
Investigimi është fokusuar në konfliktet e mundshme të tyre të interesit, në lidhje me hetimet apo vendimet e gjykatave, kjo për shkak të lidhjeve që mund të kenë prokurorët apo gjyqtarët dhe të afërm të tyre me personat që hetohen apo gjykohen.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA rezulton se shumë prokurorë dhe gjyqtarë kanë strehuar familjarë të tyre, në poste mjaft të rëndësishme në institucione shtetërore, bashki, ministri, etj. Bashkia e Tiranës rezulton me numrin më të madh.
Këto punësime i vendosin njerëzit e drejtësisë në pozicion të dyshimtë me detyrën e tyre.
Shumë institucione shtetërore dhe eprorët e familjarëve të prokurorëve apo gjyqtarëve duhet të hetohen apo gjykohen. Këtu fillon dhe funksionon merimanga e lidhjeve të forta dhe ndikimeve që bëhen brenda sistemit të drejtësisë.
Një nga mënyrat më të forta janë lidhjet familjare. CNA ka zhvilluar një hetim të plotë dhe po fillojmë me një nga prokurorët më të rëndësishëm në vend, ish-kreun e SPAK dhe një nga prokurorët e këtij institucioni, zotin Arben Kraja.

Sipas të dhënave të siguruara nga CNA, Arben Kraja, i datëlindjes 1964, me vendlindje në Shkodër, ka një motër, e cila quhet Afërdita.
Entela Lleshi - Kruja dhe Edlir Kruja janë fëmijët e motrës së Arben Krajës, Afërditës.
Sipas të dhënave të siguruara nga CNA dhe një grupi gazetarësh që kanë investiguar lidhjet familjare për njerëzit e sistemit të drejtësisë, rezulton të jenë të punësuar apo të kenë punuar në Bashkinë e Tiranës, mbesa dhe nipi i prokurorit të SPAK, Arben Kraja.
Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se Entela Lleshi-Kruja, mbesa e zotit Arben Kraja, të jetë punonjëse e bashkisë së Tiranës si përgjegjëse në sektorin e prokurimeve publike, në varësi të shtetasit Taulant Tushe. Ky i fundit i kallëzuar dhe nën hetim nga SPAK-u, në disa raste.
Shtetasi Edlir Kruja, nga të dhënat zyrtare, rezulton të ketë qenë jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, një institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës.
Për këto dy fakte dhe lidhjet e mundshme të një merimange punësimesh në shtet, hetimesh dhe ndikimesh në drejtësi, apo të konfliktit të interesit nga njerëzit e sistemit të drejtësisë, CNA iu drejtua me disa pyetje ish-kreut të SPAK-ut, prokurorit aktual, zotit Arben Kraja.
Prokurorin Kraja, pasi e sqaruam se ne kishim kryer një investigim në lidhje me prokurorët, punësimet e të afërmve të tyre në shtet dhe rastet e konfliktit të interesit, i drejtuam disa pyetje për të qenë më të qartë dhe me zërin e të gjitha palëve në këtë investigim dhe publikim.
Ne e pyetëm zotin Kraja, a ishin Entela Lleshi - Kruja dhe zoti Edlir Kruja mbesa dhe nipi i tij?
Zoti Kraja në përgjigjen e tij nuk i mohoi dhe theksoi se “Po, të dy këta persona janë nipi dhe mbesa ime”.

Pyetjes sonë se ai ishte në konflikt interesi, pasi këta persona kanë punuar apo punojnë në Bashkinë e Tiranës dhe gjatë kohës që Arben Kraja ka qenë drejtues i SPAK-ut, apo tani si pjesë e hetimit të inceneratorit të Tiranës, ai u përgjigj se “nuk ka një konflikt interesi”.
Sipas zotit Kraja, Entela Kruja, mbesa e tij, është punësuar në Bashkinë e Tiranës përpara se ai të bëhej prokuror i SPAK-ut, apo drejtues i këtij institucioni dhe në dijeninë e tij Edliri kishte punuar në Bashkinë e Tiranës disa kohë më parë, por ishte larguar.
Më tej, Arben Kraja theksoi për CNA se ai nuk ishte në konflikt interesi, sepse nuk kishte pasur asnjëherë asnjë dosje në lidhje direkte me hetimet për Bashkinë e Tiranës.
Ai thekson se Entela Kruja nuk është pjesë e procedurave në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ai ka qenë për një kohë si ndihmës për hetimin e kësaj çështjeje dhe më pas për shkak të ngarkesës dhe problematikave të caktuara, ka dhënë dorëheqjen nga kjo dosje.

Gjithashtu, zoti Arben Kraja theksoi se nuk kishte asnjë konflikt interesi, pasi nuk kishte qenë pjesë e ndonjë hetimi apo dosjesh të tjera në lidhje me Bashkinë Tiranë, përfshi këtu thjesht dhe vetëm punët organizative si drejtues i SPAK-ut.
Prokurori Arben Kraja, mohoi të kishte konflikt interesi për shkak të mbesës së tij, e cila punon aktualisht në Bashkinë e Tiranës, apo nipit të tij, i cili ka punuar kohë më parë.

CNA do të vazhdojë të sjellë të tjera raportime apo publikime në lidhje me familjarë të zyrtarëve të sistemit të drejtësisë, përfshirë këtu prokurorë të SPAK-ut, të prokurorisë së Tiranës, të prokurorive të rretheve të ndryshme, por edhe gjyqtarë në nivele nga më të ndryshmet.
Këtë investigim po e bëjmë dhe po përpiqemi të zbardhim një merimangë punësimesh të të afërmve të prokurorëve, duke qenë se këto “qoka”, mund përdoren për të influencuar në vendimet e drejtësisë.
Mund të jemi përballë konflikteve të pastra të interesit të shumë prej njerëzve të drejtësisë, të cilët përdorin postin e tyre për të siguruar përfitime me vende komode dhe të mirëpaguara pune për familjarët e tyre. “Qokat” e punësimeve kthehen në mbulim korrupsioni dhe abuzimesh, duke mbyllur dosje apo hetime.

Rasti i Arben Krajës është i pari. Prokurori Kraja mohoi konfliktin e interesit, theksoi se nuk ka lidhje me hetimet e inceneratorëve, theksoi se nuk ka kryer hetime për bashkinë e Tiranës dhe se mbesa e tij, edhe pse punonte në këtë institucion, nuk kishte të bënte në lidhje me procedurën e inceneratorëve, ku ai për një pjesë kohe ishte përfshirë në hetimin për inceneratorin e Tiranës dhe më pas kishte dhënë dorëheqjen./ CNA
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në...
Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Në komisionin hetimor për inceneratorët të mbajtur rre...
Këtë të premte janë publikuar disa mesazhe tronditëse,...
Grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka gjetur materi...
3 ditë më parë u denoncua në emisionin “Stop” dhuna baraba...
Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” n...
Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tr...
Nga viti 2015 deri më 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit...
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare q...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 10 Prill 'Stop' transmetoi denoncimin e qytetares Alban...
Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë Shtetëror k...
Filda Heta, zonja që kishte vilë dykatëshe në Rrugën e Bog...
“Stop” u ndal në denoncimin e qytetares Filda Heta, e cila...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer një auditim në Fondi...
Në mars të 2022-shit, CNA denoncoi me fakte se kunati i Lu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur disa shkelje në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...