
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, shkojmë sërish në njësinë 6, ku kryetari Adriatik Merko, thotë se ai nuk mund t’i shohë të gjithë personat. Kjo, sipas tij, është detyrë e punonjësve.
Gazetarja: Si funksionon, që të dalim tek firma jote.
Adriatik Merko: Paraqitet tek specialistja e pritjes së qytetarit, e cila lëshon autorizimin. Merret konfirmimi nga gjendja civile, që personi është gjallë.
Gazetarja: Figuron sikur i ndjeri ka qenë aty fizikisht, më kupton? Ka firmosur edhe në 2019-ën, ndërkohë ai ka 11 vjet, sipas logjikës, që ka ndërruar jetë.
Adriatik Merko: Po pra, është specialisti, që bën verifikimin e këtij dokumentacioni dhe paraqitet para zyrës së saj.
Në fund juristi, në një telefonatë me djalin, pranon që këtë gjë e ka bërë ai, por nuk pranon të ketë marrë edhe paratë.
Seit Çullhaj: Më ka dal një problem, pensioni i babait u merka. S’e di kush e tërheq.
Juristi: Ça thu, mo vlla? Shife, se e marrin…!
Seit Çullhja: Atë muhabet që kemi bërë bashkë, që më thonin në telefon të marrin pensionin.
Juristi: Shif, se mos kanë bërë ndonjë gjë ato të Postës! Unë kam 1 vit, që jam në Angli, o rob.
Seit Çullhja: 2018-ën deri në 2020-ën, e kanë tërhequr këta.
Juristi: Shko verifikoje! Shko verifikoje tek Posta! Jo, unë pata diskutu me një të Postës, ti the jo, dhe unë e lashë atë muhabet.
Seit Çullhja: S’e bëj dot atë. Babai i vdekur, unë të marr pensionin.
Gazetarja: Atëherë zoti Qemal, përshëndetje unë jam Odeta, gazetare e emisionit “Stop”, domethënë ti e paske bërë këtë marrëveshje me qytetarët edhe pse qytetarët nuk i kanë rënë dakord?
Juristi: Të lutem! Më dëgjo me vëmendje! “Ai është fetar”,- tha. Nuk i marr këto lekë. Thashë,- “po merri, o vlla”! “Jo”-tha,- “nuk i marr”!
Për këtë skandal ISSH, thotë, se do të marrë masa, duke ndërprerë pensionin, por edhe duke detyruar postën ta ndjekë, si debitore.
Anila Take: Që në momentin e parë që morëm njoftimin, ngritëm grupin e punës dhe verifikuam vlefshmërinë e tërheqjes së këtij lloj përfitimi. Dhe nga të gjitha këto autorizime, sigurisht që këto janë të rregullta, sepse janë lëshuar nga një institucion shtetëror, ndonëse firma nuk është. Në momentin që ne i shohim, vizualisht, janë të sakta. Si set dokumentacionesh këto ishin, të rregullta nga ana vizive. Ne me njoftimin e të birit, që Ramazani nuk jeton më, kemi bërë bllokimin e përkohshëm të pensionit, për të vazhduar më tej me procedurat. Që në momentin që do vijë dokumenti zyrtar që zotëria ka ndërruar jetë, ne do të bëjmë bllokimin e përhershëm dhe sigurisht, shpalljen debitore për këtë shumë që është tërhequr dhe duke ia ngarkuar këtë shumë postës, e cila duhet të vazhdojë pastaj me pjesën e saj për të investiguar ose jo, sesi kanë qenë autorizimet dhe si i ka bërë këto pagesat.
Emisioni “Stop” iu drejtua edhe zyrave qendrore të Postës Shqiptare, ku komunikuam me drejtorin e filialit të Tiranës, Shpat Kolgega.
Shpat Kolgega: Në dokumentacionin që ne kemi rezulton e kryer, konform rregullat e shërbimit postar, por edhe sipas marrëveshjes që ne kemi me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, dokumentacioni me të cilin është bërë pagesa. Megjithatë verifikimi që ne bëmë, mandatet e pagesave dhe ID që është paraqitur nga personi në fjalë, rezulton që në 7 herë ka qenë një ID e personit, zotit Seit Çullhaj dhe në një rast tjetër ka qenë po e njëjta ID, por me një foto pak më të ndryshme. Në këtë rast, ne do të bëjmë edhe një kallëzim në polici, si filial i Tiranës, duke parë që këtu ka një probabilitet të lartë, që këtu mund të kemi të bëjmë me një falsifikim të dokumentacioneve./ tvklan
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërrua...
Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafj...
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollar...
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me ...
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në...
Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Në komisionin hetimor për inceneratorët të mbajtur rre...
Këtë të premte janë publikuar disa mesazhe tronditëse,...
Grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka gjetur materi...
3 ditë më parë u denoncua në emisionin “Stop” dhuna baraba...
Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” n...
Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...