Një tjetër prokuror i SPAK-ut përballë konfliktit të interesit/ Klodian Braho, njeriu që hetoi inceneratorët dhe lidhjet që çojnë te biznesi
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...

Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafja e Rremës nga një vajzë me automjet dhe rrezikoi jetën.
“Duke qenë këmbësor, konsumova një kafe tek kadja e lagjes. Gati për të hipur në trotuar më fut poshtë makina dhe më bën një thyerje të madhe të këmbës. Thyerja ishte e madhe dhe ishte një plagë e hapur. Për punë infeksioni kam ndenjur 16 ditë në spital derisa kreva ndërhyrjen. Më vendosën hekura”, tha ai.
Në ambientet e Spitalit të Traumës, Panajoti u kontaktua nga avokatja Ersila Abazaj, e cila mori përsipër të ndiqte procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit të makinës së autores së aksidentit.
“Brenda në spital më kanë ardhur nga këto avokatet për dëmshpërblim. Një prej tyre ishte dhe avokatja Ersila Abazaj”, tha denoncuesi.
Mbas 16 ditësh, kur Panajoti doli nga spitali, avokatja i dërgoi asistenten për të firmosur prokurën e përfaqësimit.
“Pasi dal nga spitali mora veten, më kontakton përsëri. Atëherë le një takim për t’u takuar. Ajo dërgon asistenten e saj, nuk më kujtohet emri. I çoj lokacionin, vjen më takon tek kafja ku u bë aksidenti”, tha ai.
Një muaj më vonë, pasi avokatja nuk po përgjigjej, Panajoti pajtoi një avokat tjetër duke i revokuar prokurën Ersila Abazajt.
Nga gjykimi Panajot Gjoni doli i pafajshëm dhe iu drejtua kompanisë së sigurimit bashkë me avokatin e tij për dëmshpërblimin.
Por avokatja e parë Ersila Abazaj, me prokurë të revokuar, kishte lidhur një marrëveshje në emër të tij dhe kishte marrë dëmshpërblim 3.8 milionë Lekë të vjetra, një shumë kjo qesharake në raport me dëmin.
“Pasi e pashë që nuk më reagonin, nuk më përgjigjeshin në telefon pas 1 muaji bëj revokimin e prokurorës dhe autorizoj një avokat tjetër. Shkojmë tek kompania bashkë me avokatin. Avokatit i shprehet kompania se kemi lidhur një akt marrëveshja me Ersila Abazaj më datë 7.6.2023 kur ndërkohë unë e kam shfuqizuar që më datën 17.6.2022. Me ç’tagër drejtohet ajo në kompani dhe bën këtë tërheqje? Aq më tepër dhe një shumë qesharake. Shuma është 3 milionë e 800 mijë lekë të vjetra. Pas dy ditësh do hyj përsëri në operacion dhe është një shumë shumë qesharake. Kontaktova në telefon dhe i kam thënë që të tërheqë akt-marrëveshjen me kompaninë sepse nuk e njoh, as si fytyrë nuk e njoh. Avokatja thotë jam në rregull me ligjin, ajo nuk pranon asnjë gjë”, tha ai.
Me kamera të fshehtë Panajoti takon avokaten dhe Ersila Abazaj nxjerr justifikime për marrëveshjen, duke i thënë, se do t’i kalojë paratë.
Panajot Gjoni: Më ka marrë doktori përpara 10 minutave. Jam për operim prapë unë.
Avokatja Ersila Abazaj: Të kuptoj. Atëherë, që të të kalojë vlera për dëmshpërblim, mua më duhen të dhënat e llogarise tënde…!
Panajot Gjoni: Ajo vlerë për mua është qesharake. Tani arsyen e di përse?
Avokatja Ersila Abazaj: Po!
Panajot Gjoni: Si munde ta bësh këtë veprim, kundrejt veprimit, që të kam bërë?! Revokimi është bërë. Shiko datën…! Urdhëro, hidhi një sy!
Avokatja Ersila Abazaj: Po ku ta di unë, kur e ke bërë revokimin?! Mua po nuk më lajmërove…
Panajot Gjoni: Unë të kam lajmëruar edhe ty edhe asistenten tënde. Po kemi folur edhe bashkë dhe më ke bërë presion në telefon.
Avokatja Ersila Abazaj: Tashi, m.q.s ti nuk dëshiron dhe vazhdon t’i shkruash asistentes time dhe jo mua, që jam kompetent, që merrem me çështjen tënde, unë do të dërgoj faturën e penalitetit, sepse nuk ke asnjë shkak të ligjshëm, për të revokuar prokurën, që kështu penaliteti është 400 mijë Lekë të reja ose 4 milionë Lekë të vjetra… edhe avokati, që t’i ka këshilluar këto gjëra, le t’i paguajë ai, m.q.s paska Lekë mjaftueshëm. Ciao! Pretendon, që unë të kam bërë një padrejtësi… këtë të drejtë ke institucione shtetërore, vazhdo…!
Panajot Gjoni: O do vazhdoj, atëherë po e mbyllim këtu bashkë.
Më pas Panajoti shkon në Kompaninë e Sigurimit, ku habiten për revokimin e prokurës.
Kompania e Sigurimeve: Si jeni? Ersila është avokate, jo këtu nga ne, ndoshta jeni përfaqësuar ju nga ajo, se e njohim kështu si figurë…
Panajot Gjoni: Këtë doja të thoja. Ka lidhur kontratë me ju…?
Kompania e Sigurimeve: Një marrëveshje?
Panajot Gjoni: Një marrëveshje në të njëjtën kohë, që unë e kam revokuar para një viti. Revokim prokure, marrëveshja është lidhur, urdhëro, që ka bërë më juve. Revokimin e ka që më 17.06.2022.
Kompania e Sigurimeve: Pse ka lidhur marrëveshje për këtë rast?! 07.10.2023… Po revokimi i prokurës…? Si ka mundësi?! Zakonisht noterja e bën një verifikim paraprak të prokurës.
Panajot Gjoni: Unë do ta ndjek penalisht, n.q.s nuk gjej zgjidhje…
Kompania e Sigurimeve: Ndaj avokates?
Panajot Gjoni: Normalisht ndaj avokates. Ç’punë kam me ju?!
Kompania e Sigurimeve: Do ju kontaktojmë…!
Panajot Gjoni: Ok! Faleminderit!
Një tjetër shkelje është ajo e noteres Valbona Sinani, e cila e ka bërë këtë marrëveshje mes avokates dhe kompanisë së sigurimit.
E infiltruara: Dua të të pyes, dua të bëj revokimin e një prokure, që kam me avokatin! Thjesht doja të dija, sa kushton?
Noterja Valbona Sinani: Revokimi?
E infiltruara: Po!
Noterja Valbona Sinani: Revokimi, 38 mijë Lekë të vjetra.
E infiltruara: Dhe në momentin, që bëhet, del në sistem pastaj?
Noterja Valbona Sinani: Del, sepse normalisht, n.q.s një noter do të bëjë një veprim, që i ke lënë ti prokurën, do e shikojë është e revokuar, apo jo…
E infiltruara: Atëherë, nëse del në sistem, a mund të më thoni ju lutem, sesi e keni bërë ju këtë marrëveshje…?
Noterja Valbona Sinani: Kjo me Kompania e Sigurimeve-n… Kjo s’ka dalë në sistem. Po nuk e bëje dot pyetjen direkt, por vjen me kthesë…?!
E infiltruara: Jo më duhej kjo, duhet ta bëja pyetjen kështu.
Noterja Valbona Sinani: Del në sistem, por kjo rast nuk ka dalë.
E infiltruara: Që do të thotë?
Noterja Valbona Sinani: Ka qenë sistemi i bllokuar. Ka momente, që bllok, që bllok, që sistemi është i bllokuar…
Kjo është një alibi pasi në aktin noterial ka një bar-kod që tregon se ka pasur sistem./tvklan
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollar...
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me ...
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në...
Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Në komisionin hetimor për inceneratorët të mbajtur rre...
Këtë të premte janë publikuar disa mesazhe tronditëse,...
Grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka gjetur materi...
3 ditë më parë u denoncua në emisionin “Stop” dhuna baraba...
Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” n...
Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tr...
Nga viti 2015 deri më 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit...
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare q...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...