Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë në lidhje me konfliktin e interesit apo punësimet që mund të kenë kryer prokurorë, gjyqtarë nga SPAK te GJKKO-ja apo prokuroritë dhe gjykatat e rretheve, punësime të kryera në institucionet publike, të cilat në fakt prokurorët duhet të hetojnë apo gjykatësit duhet të vendosin.
Si shtrihen tentakulat e një oktapodi interesash, ku dikush punëson familjarët, bashkëshorten, nipin, mbesën nga shteti te privati? Flasim gjithmonë në rastet e lidhjeve të drejtpërdrejta apo influencës së paligjshme.
Nuk ka diskutim se edhe familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të punojnë, mund të jenë njerëz mjaft të zotë dhe të aftë, por jo aty ku ka konflikt interesi dhe nuk mund të përdoren shkëmbimet e vendeve të punës si qoka për të mbyllur dosje korrupsioni apo skandale dhe afera nga më të ndryshmet.

Ne publikuam së pari një material në lidhje me ish-kreun e SPAK-ut, i cili deklaroi për CNA se nuk kishte një konflikt interesi me Bashkinë e Tiranës, pasi ne e pyetëm në lidhje me hetimet e inceneratorit të kryeqytetit, që në fakt nuk ekziston, ku vetë Kraja ishte prokuror i çështjes. Ai deklaroi se nipi i tij kishte punuar në Bashkinë e Tiranës, por nuk ishte më në atë institucion dhe mbesa e tij kishte qenë në detyrën si përgjegjëse në bashki prej disa kohësh.
Për arsye të tij, të ngarkesës, etj. Zoti Kraja tha se nuk kishte asnjë konflikt interesi, pasi kishte dhënë dorëheqjen nga hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Sot po sjellim një tjetër rast për një nga prokurorët e shumëpërfolur, Klodian Braho.
Ky i fundit është sulmuar ashpër nga mediat e njerëzve të inceneratorëve dhe gjobaxhinjtë e tyre, përfshi edhe “Top Channel”. Media të paguara nga njerëzit e inceneratorëve për sulme dhe shantazhe të drejtpërdrejta që iu bënë këtij prokurori dhe të tjerëve për të devijuar hetimet apo për të shkuar drejt një qëllimi, për të shpëtuar shtetasin Mirel Mërtiri si "trurin" e inceneratorëve dhe ndryshuar komplet skenarin e kësaj çështjeje.
Në fakt, çështja e inceneratorëve u nda dhe nga një grup i strukturuar kriminal, gjithçka ka katandisur në disa copa, të cilat u hetuan ngadalë dhe gazetarja Klodiana Lala në një qëndrim të saj publik në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, tha se çështja është shkatërruar duke e copëtuar.
Tirana më vete, Elbasani dhe Fieri më vete, duke marrë të njëjtët persona, Alqi Bllakon, Lefter Kokën, Klodian Zoton, Stela Gugalljan, Mirel Mërtirin dhe deri tek ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili u hetua nga një fraksion i dosjeve të inceneratorëve.

Klodian Braho është një nga prokurorët më të përfolur, emri i tij u bë shumë i famshëm edhe për lidhje me biznesmenë dhe lidhje të tjera të drejtpërdrejta apo indirekte që çonin tek interesat e Bashkisë së Tiranës.
Sipas të dhënave që CNA siguroi, rezulton se bashkëshortja e tij, Ariola Braho, të ketë qenë e punësuar në Bashkinë e Tiranës si specialiste e lartë, këto qoka për interesa që lidheshin jo vetëm me prokurorët, por edhe gjykata.
Pas të dhënave që CNA disponoi, iu drejtua prokurorit Klodian Braho me pyetjen se a kishte ai njerëz të punësuar në Bashkinë e Tiranës dhe ai ishte në konflikt interesi, pasi për këtë institucion ka disa kallëzime dhe çështje ku ai është prokuror?
Deri në momentin që është publikuar ky shkrim, sot, ditë e mërkurë, në orën 18:00, zoti Braho nuk u përgjigj.
Gjithashtu ne e pyetëm prokurorin Klodian Braho për lidhjet e mundshme të tij me biznesmenë apo strehimin te një nga kompanitë e shumëpërfolura të biznesmenit A.L. dhe kompania A..., e cila është denoncuar se ka ndërtuar 7 kate pa leje në qendër të Tiranës dhe çuditërisht akush nga bashkia dhe asnjë institucion tjetër publik nuk e pa, megjithëse tashmë në zbatim të një ligji të ri nga të dhënat që CNA siguroi, një pjesë e madhe e sipërfaqes i ka kaluar shtetit.
Prokurori Braho nuk u përgjigj për lidhjet me punësimin e bashkëshortes, as për lidhjet me biznesmenë apo familjarët e tjerë të punësuar në institucionet shtetërore.
Në fakt, Braho është një nga njerëzit e sulmuar ashpër, ashtu siç e përmendëm më lart, nga njerëzit e inceneratorëve, por lë hije të forta se ai ka lidhje të cilat shtrihen nëpërmjet interesash biznesesh, punësimesh, apo marrëdhëniesh personale deri me drejtorë të lartë të Bashkisë së Tiranës, siç është rasti i drejtorit juridik, Alban Dokushi, i cili është një nga miqtë e ngushtë të zotit Klodian Braho.
Nuk do të mohojmë miqtë, nuk do të mohojmë familjarët, nuk është krim të kesh miq apo familjarë të punësuar, por kur këto tentakula krijojnë një oktapod kontrolli që shtrëngon fort apo pengon hetime për zbardhjen e së vërtetës për institucione të ndryshme, kallëzime, çështje penale, të cilat në fakt në SPAK po ecin me shpejtësinë e breshkës.

Sipas të gjitha të dhënave, që tashmë janë publike, dosja e inceneratorëve ka shkuar në gati 3 vite, dosjet e tjera të kallëzimeve të bëra për institucione të tjera nuk kanë lëvizur. Ka me dhjetëra kallëzime direkte apo indirekte të bëra për zyrtarë të Qeverisë apo Bashkisë së Tiranës edhe gjatë fushatës dhe çuditërisht dosjet flenë apo kanë një lëvizje shumë të ngadaltë.
CNA do të vazhdojë të publikojë të dhëna të tjera që lidhen me prokurorë apo gjyqtarë, të cilët si pjesë e sistemit të drejtësisë, për shkak të detyrës së tyre kanë strehuar në institucione shtetërore dhe lokale familjarë të tyre, direkt apo nëpërmjet të tretëve edhe në subjekte private, duke ngritur dyshimet e arsyeshme se janë qoka të bëra për interesa korruptive.
Kjo për faktin se edhe te bizneset private, shumë prej tyre për shkak të tenderëve apo fondeve që marrin nga institucionet publike, strehojnë familjarë të njerëzve të sistemit të drejtësisë për t’i përdorur ata më pas si garanci apo si mur mbrojtës apo për të influencuar në mbylljen e çështjeve hetimore dhe skandaleve korruptive./ CNA
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollar...
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me ...
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Nipër, mbesa, familjarë të afërm të prokurorëve të SPAK në...
Në Tiranë, zonja Zejnebi Dervishi është një pensioniste, e...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ës...
Në komisionin hetimor për inceneratorët të mbajtur rre...
Këtë të premte janë publikuar disa mesazhe tronditëse,...
Grupi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka gjetur materi...
3 ditë më parë u denoncua në emisionin “Stop” dhuna baraba...
Para transmetimit, stafi i emisionit investigativ “Stop” n...
Ditën e djeshme emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tr...
Nga viti 2015 deri më 2022, bizneset dhe buxheti i shtetit...
Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare q...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...