Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka ngritur shqetësimin për fenomenin e "ankandeve fiktive" që është përhapur ndjeshëm dhe muajt e fundit ka një rritje të madhe.
Ky institucion thekson se gjykatat dhe bashkitë në të gjithë vendin janë dëshmitare të shpalljes fiktive të dhjetëra qindra ankandeve fiktive për shitjen e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve.
Sipas institucionit që drejtohet nga Tedi Malaveci, shumë qytetarë janë prekur nga ankandet fiktive, pasi gjithë procedurat për pronat e tyre janë bërë fshehtas duke shkelur hapur ligjin.
Nënvizohet se dhjetëra qytetarëve u janë tjetërsuar pronat në Kadastër duke u marrë në pronësi nga shoqëri mikrofinanciare.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka publikuar dhe shkeljet e bëra nga institucioni financiar "Micro Credits Albania sh.p.k", ku vihet re që ankandet janë fiktive, pasi gjatë afatit 30-ditor, asnjë ofertë apo ofrues nuk ka shfaqur interes për një numër të madh pronash, automjetesh, banesash. Po kështu, ankandi nuk ka pasur një rezultat konkret dhe nuk kanë bërë shpallje publike për këtë procedurë.
Ajo që vihet re nga auditimi i bërë nga zyra përmbarimore janë edhe çmimet fiktive që vendosin për pronat e sekuestruara, shumë larg çmimeve të tregut.
"Përmes kësaj komunikate kërkojmë të tërheqim vëmendjen e publikut, mediave, qeverisë shqiptare dhe të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, mbi një fenomen shumë të rëndë që është përhapur dhe po rritet me shpejtësi sfiduese muajt e fundit: “Ankandi fiktiv”. Në emër të “Ligjit” dhe Shërbimit Përmbarimor Privat, po abuzohet rëndë. Gjykatat dhe bashkitë në të gjithë Shqipërinë, janë dëshmitare të shpalljes fiktive të dhjetëra, qindra, llogaritet të mijëra ankandeve fiktive për shitjen e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve. Shumë qytetarë janë tronditur nga “ankandet” që u janë bërë pronave të tyre, pa asnjë njoftim, pa asnjë proces të rregullt përmbarimor dhe me çmime përtej edhe qesharakes. Dhjetëra prej tyre kanë konstatuar se pronat u janë tjetërsuar në Kadastër duke u marrë në pronësi nga shoqëri mikrofinanciare", thuhet në komunikatën për mediat të këtij intitucioni.
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë kërkon nga kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, prokuroria dhe policia të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë këtë fenomen.
"Kërkojmë të qetësojmë qytetarët dhe opinionin publik se, procedura e 'ankandeve' të tilla, si dhjetëra shembujt që po sjellin bashkë me këtë komunikatë, është Fiktive, është një Mashtrim! Dhoma e Përmbaruesve është përpjekur disa herë publikisht dhe institucionalisht të vëmendësojë institucionet shtetërore dhe ato ligjzbatuese në vend për ndalimin e një fenomeni që lidhet me 'Mbledhjen e detyrimeve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit'. Përveç mediave dhe qytetarëve, asnjë organ publik shtetëror nuk ka lëvizur ndër vite për të reaguar ndaj Thirrjeve tona. Me mijëra qytetarë janë mashtruar vitet e fundit. Individë dhe familje të tëra shqiptare kanë kaluar deri në trauma psikologjike kur u është bllokuar çdo mjet jetese, paga mujore dhe çdo pasuri e mundshme prej disa mashtruesve të identifikuar publikë. Shumë individë janë dorëzuar tek mashtruesit, sepse shteti nuk lëvizi! Familje të tëra janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/detyrimeve të vjetra. Skema e mashtrimit funksionoi perfekt, deri sa Sot po u rrëmbehen pronat! Ky është hapi i fundit i përmbylljes së një skeme mashtrimi që ka funksionuar prej vitesh e paprekur nga shteti ligjor, as nga qeveria shqiptare. Mijëra familje sot gjenden në ankthin e 'ankandit fiktiv'. Nëse është shitur, tjetërsuar prona e tyre ose jo. Dhoma kërkon nga Kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prokuroria dhe Policia e Shtetit, të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë sot, pa asnjë ditë vonesë fenomenin 'Ankandi fiktiv'", thuhet në deklaratë.
Ky institucion thekson se 61 bashkitë dhe 13 gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm posedojnë materialin e plotë të këtij fenomeni.
"Çdo ditë që do të kalojë pa veprime konkrete ligjore, do të jetë vonë dhe vonesë e pajustifikuar para publikut dhe qytetarit shqiptar", thuhet më tej në deklaratë./CNA
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronat e biznesmenit ...
Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar vendimin e marrë dje ...
Të mërkurën, Ministria e Drejtësisë i ka dërguar Minis...
Këshilli i Ministrave ka miratuar të hënën si ditë zyr...
Prokuroria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme,...
Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM), Institut...
Ish-zv.drejtori i Policisë, Erzen Breçani, ra në prang...
Mbrëmjen e 20 nëntorit, kur në Tiranë u mbajt ndeshja Shqi...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha komentoi deklaratat e SH...
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, i cili në 1...
Gazetari Eni Ferhati është surprizuar nga vendimi i gj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për lirimin e d...
Kryeministri, Edi Rama do të të mbledhë Kongresin e Pa...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësa...
Gazetari Elvi Fundo ka folur për gjyqin me njerëzit e ince...
Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë për N...
Anëtari i kryesisë së PD, dhe drejtuesi i grupit të ek...
Për sherrin verbal e fizik të mësueseve në shkollën “Memo ...
Gazetari Elvi Fundo, një nga denoncuesit e aferës së i...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në fshat...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...