LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furgoni përplas motoçikletën/ Ekspertiza nxjerr viktimën fajtor

28 Nëntor 2023, 22:31, Denoncim CNA

Furgoni përplas motoçikletën/ Ekspertiza nxjerr viktimën

“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në Durrës. Sipas pamjeve filmike, që “Stop” ka siguruar, shihet një furgon i bardhë, që ndryshon korsi, pa hapur sinjal dhe përplas një motoçikletë.

Për fat drejtuesi i motoçikletës shpëton, por mbetet i dëmtuar.

“Pas përplasjes nuk mbaj mend asnjë gjë, mbaj mend vetëm goditjen e aksidentit, pastaj vetëm kur jam zgjuar në sallë të operacionit. Kam pasur thyerje në këmbë, dëmtime, qepje, çarje, tre të qepura në kokë, dora në allçi. Personi që është e kam komshi. Ka dashur të kthehet majtas që të hyjë tek biznesi i tij. Ai nuk ka parë fare. Unë që nga larg ia kam bërë me drita dhe jam munduar edhe me e shmang se duket edhe nga pamjet filmike që më spostohet motoçikleta dhe kam ikur pastaj që jam përplasur në cep të furgonit. Ai ka ndaluar pastaj në moment që ka bërë motori bam, s’ka bërë ndalesë fare.

Kam qenë pa skafandër e pranoj dhe kam qenë mbi normat e lejuara. Ekspertët e kanë nxjerrë 67 (km në orë) në fillim. Tani eksperti që kam marrë unë tani, privati e ka nxjerrë 55 kilometra në orë”, tha ai.

Ai deklaron se OPGJ në Durrës nuk ka marrë kamerat e biznesit pranë zonës së aksidentit, duke i hapur rrugë ekspertit autoteknik Evald Jaho.

“Kur ka ardhur inspektori i policisë e kam pyetur atë për pamjet filmike, që tha që keni marrë pamje filmike, jo më kanë thënë që nuk ka pamje filmike”, shprehet denoncuesi.

Denoncuesi: Kamerat e sigurisë më kanë thënë, që Tani nuk i ka marrë dhe t’i ketë çuar në gjykatë. A s’i ke marrë kamerat e lokalit?!

OPGJ: S’i kam marrë unë. Unë ta kam thënë që në fillim, që s’i kam marrë unë…kamerat ata më thanë, që nuk punon, aty tek ai lokali ata më thanë “kamera nuk punon”…Unë… nuk m’i dhanë kamerat…

Denoncuesi: Po aksident. Si nuk i merr kamerat? Si më erdhe mua sa hapa sytë? Ti s’paske kohë për kamerat…

OPGJ: Nuk funksionojnë, më thanë…

Denoncuesi: Me llafin e atyre bazohesh gjithmonë?!

OPGJ: Po tashi unë në shtëpinë tate, hyj dot…? Kur thua ti s’punon, s’punon, hajde mirupafshim..!

Denoncuesi: Po nuk hyri policia në shtëpi o Tan, do hyj unë?!

OPGJ: Ai ta qiti kamerën, ka nxjerrë kamerat, ai ka menduar, që është në favorin e atij, por që s’është në favorin e atij. Shko ik, ankimoje, o vëlla..!

Dyshohet, se eksperti ka ndryshuar totalisht dinamikën e aksidentit duke nxjerrë fajtor të dëmtuarin, megjithëse ai ishte në rrugën e vet kur iu ndërpre rruga nga furgoni i bardhë, i drejtuar nga Sokol Abazi.

Denoncuesi: Avokati që kishte marrë një letër nga gjykata më ka thënë që të ka nxjerrë ty fajtor dhe më mirë ta mbyllim çështjen më shpejt ka thënë. Besoj se edhe avokati do ketë ndërhyrë në atë ngjarje. E ka marrë me llaf, ka dashë ta mbyllë sa më shpejt për plagosje të lehtë.

Gazetari: Edhe avokati që ju keni pajtuar ka luajtur me dy porta?

Denoncuesi: Edhe avokati besoj se ka patur shumë dorë tek ajo çështje.  

I aksidentuari përballet me ekspertin, i cili nuk di sesi të justifikohet, kur shikon pamjet e aksidentit që nuk i ka në raportin e tij.

Denoncuesi: Shihe njëçikë këtë akt-ekspertimin!

Eksperti Evald Jaho: Çfarë është kjo? E kam bërë unë këtë?

Denoncuesi: E ke bërë ti këtë, më ke nxjerrë fajtor.

Eksperti Evald Jaho: Edhe, po çfarë kërkon nga mua tani?!

Denoncuesi: Mund ta shohësh njëçikë? Kam edhe pamjet filmike.

Eksperti Evald Jaho: Jo, çfarë kërkon nga mua tani?

Denoncuesi: Si i bëhet për këtë tani? Këtë e ke parë?

Eksperti Evald Jaho: Ëëë mos më trego këtë mua..!

Denoncuesi: Shifi një sekondë kamerat…!

Eksperti Evald Jaho: Edhe njëherë: Mos më fol mua kështu!

Denoncuesi: Si jo? Janë paguar 10 mijë Euro dëme, gjëra, që kam paguar nëpër spitale. Këto kush i paguan?

Eksperti Evald Jaho: Edhe njëherë edhe njëherë, mos më fol mua kështu!

Denoncuesi: Kur ke ardhur në Durrës, nuk duhet të merrje në telefon edhe palën e dëmtuar?

Eksperti Evald Jaho: Tani po më mëson ti mua?! Edhe njëherë, po më kërkon llogari ti mua?

Denoncuesi: Po, po të kërkoj llogari, sepse unë jam i dëmtuari.

Eksperti Evald Jaho: Mua vetëm prokuroria më kërkon llogari.

Denoncuesi: Po të kërkoj dhe unë, se jam i dëmtuari.

Eksperti Evald Jaho: N.q.s vazhdon të ngulësh këmbë, do të të marr, të të çoj në prokurori…

Denoncuesi: Si do më çosh mua në prokurori? Po shumë në rregull. Hajde shkojmë, kur të duash në prokurori! Ma gjej njëçikë këtu fajin, ku e kaq unë këtu fajin!

Eksperti Evald Jaho: Nuk e di fare, unë nuk i hyj këtij muhabeti…

Denoncuesi: Ti i ke shqyrtuar këto ti, i ke marrë këto gjëra…

Eksperti Evald Jaho: N.q.s do të më thërrasin në prokurori, do t’i sqaroj këto gjëra.

Denoncuesi: Pse kështu përballë, ti nuk jep llogari fare ti?

Eksperti Evald Jaho: Jo, jo! Fare!

Denoncuesi: Normale, se po të merrni kafen ju, del tjetri fajtor, i dëmtuari.

Eksperti Evald Jaho: Të dhashë më tepër sqarime, më shumë se ç’duhet./tvklan

Lajmet e fundit nga