
Gert Bogdani, një nga njerëzit e opozitës, ka qenë i përfshirë dhe bashkëpunëtor i ngushtë i njerëzve të inceneratorëve, konkretisht Mirel Mërtirit. Kjo, e provuar me fakte dhe dokumente më parë, por tashmë skandali po thellohet dhe po dalin të tjera prova.
Gert Bogdani ka qenë në Zimbabve i shoqëruar nga shtetasi Mirel Mërtiri në një takim, fotot, e të cilit u publikuan tre vite më parë nga Zimbabve live, ku në fakt Mirel Mërtiri e mohonte agjendën e tij atje dhe pretendonte se nuk quhej shtetasi Ilir Dedja.

Ky qe gabimi i vetëm i medias në Zimbabve, ku në fakt në foto ishin thjesht, Mirel Mërtiri, Gert Bogdani, një ministër i atij vendi dhe disa personazhe politike. Më pas në Zimbabve u një projekt për inceneratorët pak a shumë si ai i Tiranës.
Bogdani i ka mohuar lidhjet e forta dhe shërbimin për njerëzit e inceneratorëve, përkundrazi është përpjekur ta kalojë në heshtje.
“Të kesh foto nuk do të thotë të jesh partner dhe unë po ju them, në mënyrë absolute… Nuk ka interes ekonomik, zero, dhe po ju thosha që, fatmirësisht kanë dalë të gjithë listëpagesat e mundshme, hyni kërkoni dhe emrin Gert Bogdani s’e gjeni asnjë vend, se s’ka si të jetë”, deklaroi ai në nëntor të 2022-shit, kur kandidonte për kryetar bashkie në Tiranë.
Por tani dalin komunikime për projekte 100 milionë euro, a i qëndron Bogdani deklaratës të parë?
CNA i ka dërguar disa pyetje kohë pas kohe Gert Bogdanit, i cili nuk ka kthyer asnjë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtyre fakteve dhe dokumenteve.
Sot CNA sjell së pari një “email”, i cili është i vitit 2020, pra i tri viteve më parë. Ky “e-mail” është dërguar nga shtetasi Dehmani Chafroud te shtetasi Gert Bogdani dhe aty bashkëngjitur është projekti të cilin ne do ta nxjerrim më poshtë, të plotë, për një investim në Tunizi, i cili i është vënë në dispozicion Gert Bogdanit.
Nga ana tjetër, një “email” i dytë që ne po tregojmë sot është dërguar nga njeriu kryesor i Mirel Mërtirit në Tiranë, Elton Bualli, që del shpesh në lidhjet e inceneratorëve dhe në këtë rast është me një “email” zyrtar të kompanisë “IE”, “Integrated Energy.BV” në Holandë, pra kompania mëmë e inceneratorëve, e cila është “Geogenix”.


Elton Bualli del në disa prej projekteve, është denoncuar disa herë si një nga bashkëpunëtorët dhe një nga njerëzit më të ngushtë të Mirel Mërtirit në aferën e inceneratorëve.
Nga ana tjetër, Gert Bogdani, përveç 2 “email”-eve me 2 nga njerëzit kryesorë të Mirel Mërtirit dhe fotos së bërë në Zimbabve, tashmë duhet t’i përgjigjet edhe pyetjes se çfarë është ky projekt 100 milionë euro dhe cili është roli i tij aty?
Një projekt 100 milionë euro ne po e sjellim më poshtë, një foto të këtij projekti që zhvillon në zonën me vila në Tunizi dhe që ka qenë një nga projektet e Mirel Mërtirit dhe njerëzve të inceneratorëve për t’u zhvilluar në atë shtet. Gert Bogdani tashmë është me fakte dhe dokumente i provuar si i lidhur me njerëzit e inceneratorëve, jo thjesht dhe vetëm me shërbimin që ka bërë në Zimbabve.


Ajo që ka bërë Gert Bogdani në Zimbabve nuk është asgjë në lidhje me këtë bashkëpunim, ku qartazi njerëzit e Mirel Mërtirit i çojnë dokumente dhe projekte të investimeve 100 milionë euroshe që do të bëheshin në Tunizi.


Gert Bogdani ka qenë deputet zyrtar i Partisë Demokratike, një nga njerëzit më besnikë të Lulzim Bashës, një nga njerëzit që pretendoi të kandidojë edhe për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e këtij viti. Në fakt ai humbi në Primare.
CNA e ka raportuar shpesh, Bogdani ka qenë njeriu i inceneratorëve brenda opozitës, kurrë nuk ka folur kundër tyre, kurrë nuk ka bërë zë kundër kësaj afere, kurrë nuk ka folur kundër Erion Veliajt. Prej kohësh ka humbur, njeriu që kërkonte të bëhej rival i Bashkisë së Tiranës. Tashmë mesa duket nën hijen e tij ka pasur projekte qindra miliona euro me njerëzit e inceneratorëve që shkonin sa në Zimbabve në Tunizi, por nuk dihet dhe roli që mund të ketë pasur direkt Bogdani me inceneratorin e Tiranës.
Ajo që është e konfirmuar është që ka qenë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Mirel Mërtirit që e ka shoqëruar atë siç është treguar në foto deri në Zimbabve dhe nga ana tjetër përfshihet në “email”-et e njerëzve të Mirel Mërtirit të cilët i çojnë informacion Gert Bogdanit në lidhje me projektin 100 milionë euro në Tunizi që ne e kemi treguar më sipër.
Gert Bogdani tashmë është përballë fakteve, nga Zimbabve në Tunizi, me Mirel Mërtirin, projektet e tij dhe njerëzit e tij dhe ende nuk ka sqaruar se cili ka qenë roli që ka pasur me këta persona dhe kjo tashmë u përket institucioneve përgjegjëse për ta zbardhur në detaje, përfshirjen e politikanit Gert Bogdani nga opozita në lidhje me njerëzit e inceneratorëve./ CNA
Skema e inceneratorëve ka filluar të bëhet edhe më e qartë...
Lajmi kryesor i këtyre ditëve ka qenë operacioni i SPA...
Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e e...
Tedi Malaveci është kreu i Dhomës Kombëtare e Përmbaru...
GJKKO caktoi këtë të shtunë masë sigurie për ish-ministrin...
Në Qershor të vitit të kaluar, u shpallën më shumë se 40 d...
Mungesa e druve të zjarrit mbetet një nga problematikat më...
Ish-Ministri i Drejtësisë, Sokol Nako, ka bërë një dek...
Për çështjen e pensionit të të ndjerit Ramazan Cullhaj, sh...
Seit Çullhaj, tregon se i ati, Ramazan Cullhaj, ka ndërrua...
Panajot Gjoni tregon se para një viti u aksidentua te Kafj...
CNA ka filluar publikimin e një investigimi të plotë n...
Emisioni “Stop” trajtoi sot rastin e një denoncuesi të cil...
Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohet me m...
Një muaj më parë, Komisioni i Bixhozit në Kahnawake ve...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen t...
CNA ka nisur një investigim për prokurorët dhe gjyqtar...
Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollar...
CNA ka zhvilluar një investigim të plotë në lidhje me ...
Në Shqipëri u rritën këtë vit sipërfaqet e mbjella me grur...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...