LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pamje të reja/ Shpendët në gji, hajduti i pulave kapet mat sërish

7 Dhjetor 2023, 21:33, Denoncim CNA

Pamje të reja/ Shpendët në gji, hajduti i pulave kapet mat

Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi një problematikë nga Patosi. Në një lagje të këtij qyteti, në 19 Nëntor 2023 në mes të natës 2 hajdutë kanë vjedhur 10 pula deti në familjen Malaj. Denoncimin e bëri Pëllumb Malaj, djali i vogël i shtëpisë, i cili është emigrant prej 20 vitesh në Greqi. Ai ka frikë edhe për sigurinë e nënës 85-vjeçare, e cila jeton e vetme.

Denoncuesi: Banoj në Greqi që prej 27 vitesh. Kam nënën vetëm që më jeton në Patos. Para 10 ditësh më janë futur në shtëpi dhe më kanë dhunuar banesën, më kanë vjedhur. Kam ardhur nga Greqia për këtë punë. Kam bërë kallëzim në Rajonin e Policisë Patos për të identifikuar personat, nuk më është dhënë zgjidhje.

Denoncuesja: Ne nuk na ka vjedhur kurrë njeri. Plaku ka 3 muaj që ka vdekur. Iku plaku, bëhet kjo punë. Unë haja një kokërr vezë se nuk e blija dot. Ja për këtë i mbaja. Pse të vinte djali nga andej? Punët e tij i prishi. Mua më ka lënë frikë. Kam frikë natën.

Nga kamerat e sigurisë se zonës, ku ndodhi vjedhja duket hajduti i pulave, Bajram Sulejmani një komshi në zonë. Për këtë denoncim, “Stop” pyeti të dyshuarin e ngjarjes, zotin Sulejmani. Ai mohoi çdo gjë, duke thënëse punon taksi në të zezë, por nuk ka një alibi se ku ka qenë natën e vjedhjes në orën 2 të mëngjesit.

Gazetari: Si je Bajram? Në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur këtu, akuzoheni ju. Ju çaloni apo jo?

Bajram Sulejmani: Nuk çaloj, fare pak. Unë e sqarova dhe me policinë që unë qarkulloj kur bëj taksi.

Gazetari: Nuk e di a e dallon, këtu je ti ku çalon. Ja makina jote.

Bajram Sulejmani: Unë i sqarova dhe organet kompetente për këtë. Erdhi policia në shtëpi dhe ju kam thënë që “unë punoj natën e ditë pa orar”.

Denoncuesi: O Bajram unë e kam shtëpinë plot me kamera. Makina jote ka kaluar atje sipas kamerave në orën 2 pa çerek.

Bajram Sulejmani: Po ka kaluar.

Gazetari: Ku ke shkuar?

Bajram Sulejmani: I thonë 10 ditë o shok. 10 ditë unë nuk mbaj mend asgjë.  

Sot në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një tjetër video, ku Bajrami ka vjedhur pula dhe i ka futur ato në gjoks.

Saimir Kodra: Në hetimin që bëmë ne, atë që nuk bëri dot Komisariati i Policisë Patos, ja tek e ke Sulejmanin. Po ta shikoni, këtu në gjoks ka 2 pula, por nuk është se i ka vjedhur, por kishte ftohtë dhe i futi në gjoks 2 pula. Shikoni kur del nga shtëpia. Ja tek e keni Sulejmanin që është e njëjta këmbë që lëviz paksa me probleme. Këtu është Sulejmani në vjedhjen e re që na e sollën sot. Është i njëjti Sulejman.

Gentian Zenelaj: Mos ka ardhur koha që banorët e këtij fshati t’i fusin pulat brenda në shtëpi dhe në kat të dytë mundësisht?

Saimir Kodra: Po, bravo dhe vetë të rrijnë nëpër koteca. Ka ardhur koha që banorët e zonës ta marrin Sulejmanin dhe ta fusin atje tek vendi bashkë me policinë. Është i njëjti xhup dhe i njëjti kapuç.

Gentian Zenelaj: Mblidhni forcat çfarë që të keni Policia e Fierit dhe ruani ato 3-4 pula që keni në fshat se do të humbasë rraca e pulës./tvklan.al

Lajmet e fundit nga