Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar një qytetar nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një çështje pronësie. Ai i mori me radhë shkallët e Gjyqësorit e në fund e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore i dha prokurë avokatit Fatmir Gjika.
Qytetari tregon se kur u takua me avokatin, ky i fundit i kërkoi 500 mijë Lekë për kërkesë-padinë, e më pas edhe 1500 Euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë që të fitonte gjyqin.
Pasi mbaroi seanca, avokati i kërkoi edhe 500 mijë Lekë që gjyqtarët pasi morën vendimin në favor të hanin edhe një drekë. Shumën e fundit, qytetari nuk ia dha. Në përfundim, kur zbardhet vendimi, kërkesa e qytetarit ishte rrëzuar.
Denoncuesi: Kur u prezantuam në fillim më kërkoi vetëm 500 mijë Lekë për kërkesë-padinë dhe 50 mijë Lekë për prokurën. E pyeta nëse kisha pagesa të tjera dhe më tha që “nuk ke asnjë pagesë tjetër”. Pasi kaluan pak kohë më kërkoi dhe 1 mijë e 500 Euro të tjera pasi sipas tij i donte që të ju jepte gjyqtarëve të Kushtetueses që unë të kisha të sigurtë fitimin e gjyqit.
Gazetarja: A të tha se kujt gjyqtari do ja jepte 1 mijë e 500 Euro që ti të fitoje gjyqin?
Denoncuesi: Nuk përmendi emra, por sipas tij duhet të ju jepnim patjetër që ta kishim të fituar gjyqin. Unë ja dhashë paratë, i mori. Kaluan disa kohë dhe gjithë kohën kur e pyesja më thoshte që “e ke çështjen të fituar”. Pasi u zhvillua gjyqi, por nuk kishte dalë vendimi, më kërkoi dhe 500 mijë Lekë të tjera. I donin gjyqtarët e Kushtetueses për të ngrënë një drekë pasi të mbaronin gjyqin. U detyrova dhe mora vetë vendimin dhe pashë që më kishin rrëzuar. E kisha humbur gjyqin. Më tej, i kërkova Lekët dhe sipas tij, unë ato Lekë i dhashë për të fituar gjyqin.
Gazetarja: A t’i ka kthyer Lekët?
Denoncuesi: Jo, akoma nuk m’i ka kthyer Lekët dhe jam në pritje. Në Qershor ka dalë vendimi.
Qytetari i kërkoi avokatit paratë mbrapsht, por ky i fundit vetëm e mashtron vazhdimisht. Mbrojtësi ligjor i thotë qytetarit se “e kishte çështjen të fituar, por gjyqtarët u ofenduan që nuk u dha drekën, ndaj e rrëzuan”.
Qytetari: A thua vetëm për 500 mijë Lekëshin na e rrëzuan? Vetëm ai 500 mijë Lekësh na e rrëzoi?
Avokati Fatmir Gjika: Me thënë të drejtën, më duket e bënë prej inatit, se thanë ky talli b*thën me ne. Ata më thanë, na jep një drekë. Më shumë iu kushtonte dreka, në kuptimin moral, të betohem. Ai (gjyqtari) më tha, do shkojmë 4 vetë, 5 vetë një drekë. Tre unë i kisha në tavë, siç i ke parë edhe aty.
Qytetari: Avokat, pse kaq poshtë kanë rënë ata për 500 mijë Lekë?
Avokati: S’është tek Lekët. Është morali. Po tall b*thën me ne?
Qytetari: Avokat edhe vetë t’ia kishe dhënë..!
Avokati: Po s’kisha, për kokë të fëmijëve. Ia kisha dhënë 100 herë vetë, unë nuk kisha. Për atë Zot, për kokë të tre kalamajve, ta vë dorën në qitap! Këta tani, i thashë shkoni në filan vend, se erdha! Ata u shtruan, që i q… nonën edhe unë nuk shkova. Ma bënë inatin mua.
Qytetari: Kush ishin këta? Të kesh kaq shoqëri…
Avokati: S’ka rëndësi! Unë e pata një faj vetë. “Shkoni hani një drekë, se erdha”! Dhe është më tepër ai morali, sic thua ti. Ja, inati i shqiptarëve.
Qytetari: Ata 1 500 Euro i morën dhe ishin ok.
Avokati: Ore, treshja ishte (dakord). Ata janë 9 veta. Këta të tre unë i kam shokë, njërin nga ata të paktën, që e kaluan dhe unë nuk ia kërkoj. I qofshin falë! Unë e ha vetë, në kuptimin shumë të mirë të fjalës.
Qytetari: Kush është ky shoku jot?
Avokati: S’ka rëndësi tani! Ore, unë e kam vënë në rrezik vendin atje, se ata thonë, talle b*thën me ne, se ata më dinë avokat të fuqishëm mua.
Qytetari: Po mirë, kush do m’i kthejë ato Lekë mua?
Avokati: Unë do të t’i kthej avash-avash vetë. Unë ta dhashë llafin. Mua më vjen keq për çështjen, jo për 1500-shen.
Qytetari: Më the në fund të Nëntorit do të jap Lekët, unë nuk të bezdisa.
Avokati: Nuk i kam tani. Do t’i jap unë. Ore, ta kam dhënë llafin unë.
Qytetari: Në qoftë se nuk ua ke dhënë atyre, m’i jep, por po ua ke dhënë atyre…
Avokati: Vë dorën…
Qytetari: Po ua ke dhënë atyre, atëherë merrua atyre!
Avokati: Nuk merrem dot me atë pjesë tani, se nesër kam prapë punë me ta.
Qytetari: Edhe njëherë, unë i kam qëndruar fjalës. Është fundi i Nëntorit tani…
Avokati: Kur s’ke, s’ke, o vëlla. Me m’vra, ca të bëj! Brenda një muaji a dy muajsh do i marrësh.
Qytetari: Merrja atij, që ia ke dhënë, avokat!
Avokati: Jo, atij s’ia marr dot. Nuk të thashë gjë unë, nuk është se ta mohoj./tvklan.al
Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së mërkurës rastin e një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur sërish akuza n...
Në 15 nëntor emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denonc...
Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kla...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Rreth dy javë më parë transmetuam një problem të mprehtë n...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejt...
Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit ...
Bashkia e Kukësit nuk ka naftë! Kështu është shprehur këtë...
Gert Bogdani, një nga njerëzit e opozitës, ka qenë i p...
Skema e inceneratorëve ka filluar të bëhet edhe më e qartë...
Lajmi kryesor i këtyre ditëve ka qenë operacioni i SPA...
Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e e...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...