
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka publikuar sot të dhëna të tjera të rëndësishme për aferën me inceneratorin e Tiranës.
Këlliçi ka publikuar një "e-mail" ku Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar pas shembjes, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës.
"Bëni rakordimin me bashkinë, por mos e faturoni teatrin", thuhet në "email"-in që Mërtiri i ka nisur Denisa Tollkuçit.
"Ndërsa në datën 18 maj 2020, vetë Mirel Mërtiri urdhëron që mbetjet e Teatrit Kombëtar, të depozitohen pa asnjë pagesë në landfillin e Sharrës. Një tjetër aferë korruptive kjo, me ligj special, e dyshes Rama-Veliaj, e faktuar nga Gjykata Kushtetuese. Pra, është Erion Veliaj që vendos se cili biznes do të paguajë për depozitimin e dherave dhe cili jo. Është Erion Veliaj që vërteton, me veprimet e tij dhe të vartësve të tij, se është vetë ai pas aferës së inceneratorit të Tiranës. Pra është Edi Rama pas kësaj skeme, sepse ky është një akt korruptiv qindra milionësh, që kërkon miratimin e shefit, dhe jo një tender i zakonshëm për meremetimin e zyrave të Bashkisë.
"E-mail" i Mirel Mërtirit
Ndërkohë, Këlliçi denoncon se në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe Bashkisë Tiranë, kompania "Arlis Ndërtim" do t'i shmangej pagesës për depozitimin e plehrave.
"Në datën 18 qershor 2018, në një komunikim mes punonjësve të inceneratorit dhe Bashkisë Tiranë, kompania 'Arlis Ndërtim', e cila u lejua nga policia bashkiake të ndërtojë 7 kate pa leje në qendër të Tiranës, në sheshin 'Skëndërbej', do t’i shmanget pagesës për depozitimin e dherave, meqenëse kjo kompani do të ndërtonte zyra në favor të Bashkisë Tiranë, të cilat ende nuk i ka parë askush. Të mos harrojmë të nderuar qytetarë, që kjo kompani e cila ndërton ditën për diell, 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, jo vetëm që nuk penalizohet, ashtu siç ndodh me mijëra qytetarë që nuk riparojnë dot as çatitë e shtëpive të tyre, por përkundrazi, shpërblehet me leje ndërtimi në troje publike me vetë firmën e Erion Veliajt", shprehet Këlliçi.
Komunikimi mes punonjësve të inceneratorit dhe bashkisë Tiranë
Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Grupi parlamentar i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman ka...
Ka nisur në orën 13:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëv...
Dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç u raportuan...
Është shtyrë data për marrjen në pyetje nga SPAK-u të krye...
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për ish-depute...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka akorduar "Me...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se...
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka denoncuar se ja...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar publiki...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të hetohet kon...
Pas përplasjeve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ...
Pas përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhj...
Tensionet vijojnë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka kallëzuar penalisht...
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, edhe p...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, thotë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...