LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grushtet në Kuvend/ PS kallëzon Nallbatin

1 Nëntor 2023, 10:30, Aktualitet CNA

Grushtet në Kuvend/ PS kallëzon Nallbatin

Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka kallëzuar penalisht deputetin e PD-së, Bledjon Nallbatin, pas sherrit me grushte me deputetin e PS-së, Vullnet Sinajn, në seancën e shkuar në Kuvend.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do të tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t'i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, shkruan Çuçi./ CNA

  

Lajmet e fundit nga