Partia gjermane kundërshton Berishën: Deklaratat e Krichbaum nuk ishin personale
Grupi parlamentar i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman ka...

Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, ka vijuar më tej me denoncimet për aferën e inceneratorëve.
Këlliçi, në një deklaratë për mediat, ka treguar detaje nga marrëveshja e nënshkruar në datën 18 tetor 2018 nga katër palë: Inceneratorit fantazmë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit shtetëror të mjedisit.
Sipas fakteve të prezantuara nga Këlliçi, përmes kësaj marrëveshjeje, pronarët e inceneratorit të Tiranës, sigurojnë 41 milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën koncensionare, të dakordësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj.
“Sot po publikojmë të tjera fakte dhe prova se si i gjithë aparati i bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj, është vënë në shërbim të inceneratorit fantazmë të Tiranës, këtë herë përmes biznesit të dherave.
Një vit pas nënshkrimit të kontratës korruptive për inceneratorin e Tiranës, në datën 18 tetor 2018, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes katër palëve: Inceneratorit fantazmë, Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike të Bashkisë Tiranë dhe Inspektoratit shtetëror të mjedisit.
Kjo marrëveshje, siç do ta zbërthejmë më poshtë, ka si synim vënien nën kontroll të ndërtuesve, favorizimin e miqve të kryetarit të bashkisë, si dhe vënien e administratës së Bashkisë Tiranë në dispozicion të biznesit korruptiv të dherave.
Vetëm përmes kësaj marrëveshjeje, pronarët e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sigurojnë 41 milionë euro nga biznesi monopol i dherave, i cili nuk përfshihet si e ardhur në kontratën koncensionare, të dakordësuar dhe firmosur në mars të vitit 2018 nga vetë Erion Veliaj.
Dua t’i ritheksoj edhe një herë palët në marrëveshje:
1. Inceneratori fantazmë i Tiranës;
2. Policia Bashkiake e Tiranës;
3. Drejtori i Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha;
4. Inspektorati i Mjedisit Tiranë.
E para, si ka mundësi që Taulant Tusha figuron si institucion më vete, me të drejtën për të lidhur marrëveshje në emër të bashkisë, në shërbim të inceneratorit fantazmë? A mund ta kuptojë njeri, se si një drejtori në organigramën e Bashkisë Tiranë, mundet të lidhë marrëveshje si entitet më vete?
Çfarë tagri special ka Taulant Tusha në këtë rast? Apo kjo ka qenë marrëveshja e heshtur, në të cilën duket qartë se burgun e Veliajt, e ka pranuar me dëshirë ky drejtor, që ditën që firmosi miratimin e koncensionit në shkelje të ligjit.
E dyta, si ka mundësi që Inspektorati i Mjedisit, që ka për detyrë të kontrollojë dhe monitorojë aktivitetin e Inceneratorit të Tiranës, vihet në shërbim të tij?
Marrëveshja ka pasur si qëllim vënien e enteve shtetërore kontrolluese në shërbim dhe dispozicion të bandës së inceneratorëve. Siç do ta dëshmojmë më poshtë, një fuqi të tillë e ka vetëm kryebashkiaku i Tiranës”, tha Këlliçi./ CNA






Grupi parlamentar i CDU/ CSU në Bundestagun gjerman ka...
Ka nisur në orën 13:00 mbledhja e Konferencës së Kryetarëv...
Dy fëmijë të mitur të moshës 8 dhe 10 vjeç u raportuan...
Është shtyrë data për marrjen në pyetje nga SPAK-u të krye...
Gjykata pritet të japë masën e sigurisë për ish-depute...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka akorduar "Me...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se...
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, ka denoncuar se ja...
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashk...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar publiki...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që të hetohet kon...
Pas përplasjeve në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ...
Pas përplasjes mes opozitës dhe mazhorancës në mbledhj...
Tensionet vijojnë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve...
Kreu i grupit të PS-së, Bledi Çuçi, ka kallëzuar penalisht...
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, edhe p...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, thotë...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka ngritur alarmin se...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...