Myslim Murrizi: Si biznes-qenët vodhën qindra miliona euro për plehrat
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...

Prej disa kohësh gazetarë investigativë austriakë dhe bullgarë po hetojnë shitjen e Telecom Albania. Investitorët bullgarë që kishin blerë Telecom Albania dhe më pas e kishin shitur – për një fitim të madh – një kompanie hungareze të telekomunikacionit, janë në fakt konkurrentë në tregun bullgar të telekomunikacionit. Hetimi nuk ka konstatuar parregullsi, por pyetjet mbeten.
Në qendër të një investigimi të përbashkët të gazetës austriake "Der Standard" dhe gazetarëve bullgarë të rrjetit investigativ "BIRD" është shitja e operatorit të dytë më të madh shqiptar të telekomunikacionit, ONE Telecommunications.
OTE, në pronësi të Deutsche Telecom gjerman, e shiti operatorin në vitin 2019 tek Albania Telecom Invest (ATI) për vetëm 50 milionë euro. Investitorët bullgarë pas ndërmarrjes ia shitën kompaninë vitin e kaluar kompanisë hungareze 4iG, për 120 milionë euro.
Sipas zbulimeve të mediave bullgare, menaxherët e dy kompanive më të mëdha të telekomunikacionit në Bullgari, A1 dhe Vivacom, kanë bashkëpunuar gjatë shitjes – shumë fitimprurëse – të One te hungarezët vitin e kaluar. Të dy janë konkurrentë në Bullgari, por siç raportojnë mediat, “bëjnë biznes bashkë” në Shqipëri.
Për më tepër, përveç Elvin Gurit, një sipërmarrës bullgar me origjinë shqiptare, pronar i Albania Telecom Invest ishte edhe Atanas Dobrev, i cili ishte CEO i Vivacomit bullgar në kohën e shitjes në vitin 2019. Mariana Nikolova Dimitrova, bashkëshortja e CEO të A1 Bulgaria Alexander Dimitrov, u përfshi gjithashtu në procesin e shitjes së operatorit tek 4iG.
Sipas BIRD, ky rast ka shtyrë palët e interesuara në A1 të fillojnë një hetim ndaj Dimitrov në selinë e A1 në Vjenë. Auditorët e ProcewaterhouseCoopers Austria (PwC) hetuan rolin që luajti Dimitrov në transaksion, pasi ai dyshohet se kishte marrë pjesë si investitor i fshehur në vitin 2019 në një biznes që përfundoi me shitjen e Albania Telecom tek kompania hungareze 4iG në 2019.
“Edhe pse hetimi nga PëC ka vërtetuar shumicën e fakteve të pretenduara nga sinjalizuesi anonim, PwC nuk ka gjetur asnjë parregullsi apo fajësinë e Dimitrovit”, shkruan portali bullgar.
“Rezultatet e hetimit zbulojnë se nuk ka pasur shkelje të rregullave dhe parimeve të përgjegjësisë korporative dhe nuk janë shkelur ligje dhe rregullore të vlefshme. Hetimi arriti në përfundimin se çështja kishte të bënte me një çështje personale, e cila nuk prekte biznesin e A1 në Bullgari apo në ndonjë vend tjetër në të cilin A1 operon. Rregullat e pajtueshmërisë janë të rrënjosura fort në kulturën e A1 Group dhe degës së tij bullgare. Ndjekja e rregullave strikte të pajtueshmërisë formon sjelljet dhe qëndrimet e të gjithë menaxherëve dhe punonjësve tanë,” tha A1 Group në një deklaratë për shtyp.
Gazetarët hulumtues austriakë dhe bullgarë dërguan pyetje në lidhje me marrëdhëniet te të gjitha palët e përfshira, por ata nuk morën përgjigje.
Nuk ka gjithashtu asnjë përgjigje për pyetjet e gazetarëve nga selia e A1 në Vjenë, si dhe nga qeveria austriake, aksioneri i dytë më i madh i A1.
Gazetarët pyetën zyrën e PR të qeverisë austriake nëse ata kishin kërkuar shpjegime shtesë si palë e interesuar nga A1, si dhe a i besojnë ata ende, si pronarë të aksioneve në kompani, kryetarit të A1 Bulgaria. Nuk morën asnjë përgjigje.
Selia e A1 në Vjenë është po aq e qetë. Kodi i sjelljes i A1 thotë se punonjësit “duhet të shmangin situatat që mund të lënë përshtypjen se vendimet e biznesit merren në bazë të interesave personale”. Ata nuk iu përgjigjën pyetjes për respektimin e kodit, si dhe një sërë pyetjesh të tjera, si: si e ka shpjeguar rastin Dimitrov? A e kanë të logjikshme që ai të investonte përmes një strukture të komplikuar kompanish nëse bizneset e tij në Shqipëri nuk do të ishin të dyshimta?
BIRD raporton gjithashtu se industria shqiptare e telekomunikacionit është një nga qëllimet e lojës gjeopolitike hungareze. Sipas BIRD, kompanitë hungareze kanë filluar të rrisin prezencën e tyre në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit. Ata jo vetëm që po gjenerojnë fitime, por gjithashtu po ndërtojnë një rrjet ndikimi politik në Ballkan.
Marsin e kaluar, kur 4iG bleu aksionet e One Telecommunications nga ATI, në të njëjtën kohë ata u bënë pronarë edhe të mbi 80 për qind të AlbTelecom, operatori i tretë më i madh në tregun shqiptar. Në janar të këtij viti, 4iG bashkoi dy kompanitë. Nëpërmjet rikapitalizimit, ata kaluan aksionet e tyre te Antena Hungaria shtetërore, duke e bërë kështu shtetin hungarez pronar të telekomunikacionit shqiptar.
Pas blerjeve, tregu shqiptar është kthyer de facto në një duopol të 4iG dhe Vodafone.
“Hungaria ka plane të mëdha për vitin 2024. Në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të marrin Presidencën e BE-së. Mbi të gjitha ata do të mbrojnë anëtarësimin e shpejtë të gjashtë vendeve të Evropës Juglindore në BE. Gjatë disa viteve të fundit, Hungaria jo vetëm që ka siguruar ndikimin e saj politik, veçanërisht në Serbi dhe në mesin e nacionalistëve serbë në Bosnje dhe Hercegovinë, por gjithashtu, përfaqësuesit hungarez kanë marrë pozita kyçe në fushën e sigurisë.
Në vitin 2024, Hungaria do të marrë përsipër EUFOR, trupat paqeruajtëse evropiane në Bosnje dhe Hercegovinë. Përveç gjithë kësaj, ata po bëhen një lojtar gjithnjë e më i rëndësishëm ekonomik në rajon”, thuhet në raport.
Mario Holzner i Institutit Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare thotë se Hungaria është mbi të gjitha e përfshirë në fushat ku një kontribut i madh teknologjik nuk është i nevojshëm. “Qëllimi i tyre është të bëhen fuqia kryesore në rajon. Ky është plani gjeoekonomik”, tha ai./ Kapital.al
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar pak më parë v...
Këtë të diel është ngritur sërish droni në landfillin e Sh...
Dje gazetari Çim Peka njoftoi se ditën e hënë do të ke...
“Kompania Anamark zotërohet 100 për qind nga Klodian Allaj...
“Stop” ishte në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë ...
Në 27 Nëntor transmetuam një problematikë nga fshati Spite...
Studentët e degës “Mjekësi Veterinare” në Universitetin Bu...
Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim p...
Para se emisioni “Stop” të ndiqte çështjen e ndërtimit pa ...
Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësim...
Një mësuese, në prag pensioni, kërkon drejtësi për djalin ...
Më 7 dhjetor 2017, tre muaj pas themelimit, kompania f...
Njerëzit e inceneratorëve kanë marrë 1 miliard euro ng...
Policia e Korçës vepron me dy standarde. Këtë e tregon...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...