LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga Zoto te Mërtiri dhe Bllako, falsifikimet e përfitimet

6 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Skema e falsifikimit të faturave tatimore/ SPAK: Zoto dhe Mërtiri përfituan mbi 4 miliardë lekë

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga
Fotomontazh - Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

Zbardhja e dosjes së aferës së inceneratorëve tregon se SPAK ka mundur përfundimisht të verfikojë, të hetojë dhe të vlerësojë të gjithë skemën korruptive, e cila nuk ka qenë thjeshtë dhe vetëm te fillimi, te mashtrimi me kompani provizore, apo me vlerat e investimeve, por ka pasur të bëjë edhe me falsifikimin e faturave tatimore.

Sipas dokumenteve dhe kërkesës që SPAK ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë, në faqen 17 prokurorët e SPAK theksojnë faktin se nga aktet që janë siguruar në shoqërinë që ka në pronësi shtetasi Klodian Zoto ?Integrated Technology Services?, në lidhje me koncesionet, kanë rezultuar se aksionerë ?de facto? të koncesionit të Tiranës janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Këta të fundit kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën rreth 4 milionë euro, duke paraqitur dhe deklaruar fatura për punime të kryera si nënkontratorë të kompanisë ?Integrated Energy BV SVP? me subjekte fiktive, që sipas SPAK rezultojnë të regjistruar si operatorë ekonomikë, por që nuk nuk kanë ushtruar kurrë aktivitet real.

Në rastin konkret, thekson SPAK, Klodian Zoto ka deklaruar punime të kryera për llogari të shoqërisë koncesionare, në bazë të një kontrate nënkontraktimi të falsifikuar, duke e paraqitur atë vetëm si një marrëdhënie kontraktuale ndërmjet ITS-së së tij dhe shoqërisë koncesionare ?Integrated Energy BV SVP?, por në të vërtetë rezulton se Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë fituar kontratën dhe më pas kanë ngritur një skemë falsifikimi të plotë për të përfituar paratë.

Pra, SPAK deklaron se kompania ITS e Klodian Zotos ka bërë fatura fiktive për kompaninë ne incerneratorit të Tiranës, ku sërish pronarë ?de facto? janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët nuk janë mjaftuar vetëm me kaq, por kanë bërë fatura false.

Në përmbajtje të këtyre faturave, shtetasi Klodian Zoto ka paraqitur si kryerje të punimeve dhe blerje mallrash për subjektet ?Lumi-06? sh.p.k., ?AA-117? sh.p.k., ?AL-BerCo&Co? sh.p.k. dhe ?EZ & LA? sh.p.k., por që në të vërtetë, shprehet SPAK, përmbajnë rrethana të rreme.

Konkretisht këto shpjegohen në vazhdim. Në lidhje me subjektin ?Lumi-06? flitet në faqen 18 deri në faqen 19, më pas vazhdon me kompaninë ?AA-117?.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Në faqen 20 flitet për kompaninë ?AL-BerCo&Co?, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme përmend edhe emra konkretë, mjete, fatura e shtetas të përfshirë. Faqja 21 fillon me ?AL-BerCo&Co? dhe mbyllet me ?EZ & LA?.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

SPAK thekson se punonjësit e këtyre subjekteve rezultojnë njëkohësisht si të punësuar në funksione të ndryshme në disa shoqëri me punonjës dhe shumë prej tyre nuk kanë punuar asnjëherë për 4 shoqëritë e sipërpërmendura.

Në rrethanat e mësipërme, sipas prokurorisë, rezulton se Zoto në bashkëpunim me Mërtirin kanë përfituar me fatura tatimore të falsifikuara siç theksuam, rreth 400 milionë lekë të reja, por edhe vlerat e mëparshme që përmendeshin te një akt tjetër.

Më tej, SPAK deklaron se në rrethanat e mësipërme, Zoto dhe Mërtiri, aksionerët ?de facto? të "Integrated Energy BV SPV", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer veprat penale ?Mashtrimi me pasoja të rënda?, në bashkëpunim, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana cilësuese, sipas nenit 287, paragrafi 2 i Kodit Penal. Pra, faqja 22 mbyllet me akuzat e ngritura ndaj Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Në këto 6 faqe SPAK ka treguar se si janë përfituar miliardat e lekëve me faturat false. Nuk ka mjaftuar një koncesion, nuk ka mjaftuar mashtrimi, por është kryer një evazion i frikshëm fiskal me vlerë miliona euro sipas kërkesës që SPAK i ka dërguar Gjykatë së Shkallës së Parë, e cila më pas ka bërë edhe sekuestrimin e kompanisë që ka pasur koncesionin e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës./ CNA.al

8 MUAJ ME PARE

Dëshmia në SPAK/ Ciaffaglione kryqëzon Zoton dhe Mërtirin

 

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

CNA ka publikuar rreth 16 faqe dokumentacion të akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku janë komunikimet e institucioneve të ndryshme, ministrive, Bashkisë së Tiranës, email-e, shfaqja e Klodian Zotos, e Mirel Mërtirit dhe njerëzve të inceneratorëve për të siguruar kontratën koncesionare për landfillin dhe icneneratorin e Tiranës.

Gjithashtu është publikuar edhe fakti i përfitimit që ka pasur Alqi Bllako, një makineri rreth 120 mijë euro, e cila është blerë për llogari të fabrikës së babait të tij, por është paguar nga bashkëshortja e Klodian Zotos pak javë para se të firmosej kontrata koncesionare për inceneratorin e Tiranës.

Sipas dokumentit zyrtar që SPAK ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, rezulton se janë marrë në pyetje persona, të cilët kanë qenë administratorë dhe aksionerë të kompanisë.

CNA po sjell dëshminë e Giuseppe Ciaffagliones, i cili është pyetur nga autoritetet italiane të drejtësisë në datën 22 qershor të vitit të shkuar me letërporosi, kjo e ekzekutuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

SPAK, pasi ka sekuestruar një sasi dokumentash të kompanisë “Integrated Energy BV SVP” në Tiranë, ka pyetur shtetasin Giuseppe Ciaffaglione në lidhje me nënshkrimin e kontratës midis “Integrated Energy BV SVP” dhe shoqërisë “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos në dhjetor të vitit 2017, por Ciaffaglione deklaron se nuk është nënshkruar nga ai kjo kontratë dhe po e shikonte këtë kontratë për herë të parë.

Po ashtu, ai ka deklaruar se nuk ka dijeni që shoqëria e Klodian Zotos “ITS” të ketë furnizuar apo sjellë materiale për punime te kantieri i inceneratorit të Tiranës.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Por sipas SPAK, në analizën e librave të shitjeve të shoqërisë “Integrated Energy BV SVP” rezulton se është deklaruar në organet tatimore se është bërë shitje ndaj Bashkisë së Tiranës në vlerën 5.8 miliardë lekë, pra shifra që është deklaruar shpesh nga mediat, të cilat kanë publikuar skandalin e inceneratorëve, rreth 60 milionë dollarë apo rreth 60 milionë euro, pasi vlera e këmbimit sot është thuajse e njejtë.

Nga analiza e librave të shitjeve, sipas faqes 17 të SPAK, theksohet se gjithashtu Bashkia e Kavajës ka paguar një shifër prej rreth 1.3 milionë dollarësh. Edhe Bashkia e Vorës rezulton që të ketë paguar një shumë rreth 180 mijë dollarë.

Më tej, theksohet se kompania e inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy” ka marrë faturë dhe ka deklaruar në organet tatimore vlerë punimesh rreth 28 milionë dollarë nga kompania “Integrated Technology Services” e Klodian Zotos.

Pra, Giuseppe Ciaffaglione deklaron qartë se nuk ka firmosur kurrë dhe nuk ka marrë shërbim nga Klodian Zoto, por të dhënat zyrtare të SPAK tregojnë se nga rreth 60 milionë dollarët që kompania e inceneratorit të Tiranës ka marrë nga bashkitë e Tiranës, Vorës dhe të Kavajës, rreth 28 milionë dollarë janë kaluar si fatura shërbimi nga shoqëria “ITS” e Klodian Zotos.

Në dokumente thuhet janë kontrolluar llogaritë bankare nga SPAK të kompanisë “Integrated Energy” në bankat e nivelit të dytë dhe qartësisht tregohet se janë paguar shuma edhe më të mëdha, sipas vlerave të renditura 30 milionë dollarë dhe rreth 6.7 milionë euro.

Këto janë shuma që kompania “ITS” e Klodian Zotos ka përfituar nga kompania e inceneratorit “Integrated Energy BV SVP”.

Vlera shkon rreth 36.8 milionë dollarë, të siguruara nga kompania e Klodian Zotos nëpërmjet kompanisë së inceneratorit të Tiranës, pagesa të kryera këto sipas vlerave që janë siguruar në bankat e nivelit të dytë.

Nga rrethanat, thekson SPAK, rezulton një mospërputhje e dukshme e shumave monetare të paguara nga koncesionari i Tiranës, në drejtim të shoqërisë së shtetasit Klodian Zoto, krahasuar me faturimet e kryera nga shoqëria.

Këto janë disa të dhëna që tregohen nga SPAK, e cila më pas në faqen 17 të kërkesës ka nxjerrë edhe detaje në lidhje me shërbimet që ofronte shoqëria ITS e Klodian Zotos.

Sipas SPAK, nga aktet e administruara në shoqërinë e Klodian Zotos “Integrated Tecnology Services” në lidhje me koncesionin, ka përfituar prej saj nga fatura tatimore të falsifikuara rreth 5 milionë euro, duke paraqitur dhe deklaruar fatura për punime të kryera si nënkontraktor i shoqërisë “Integrated Tecnology Services” me subjekte fiktive, të cilët rezultonin të regjistruar si operatorë ekonomikë, por nuk kanë kryer asnjëherë asnjë aktivitet real tregtar.

Në rastin konkret, thekson SPAK, Klodian Zoto ka deklaruar punime të kryera për llogari të kompanisë koncesionare, në bazë të kontratave të falsifikuara, duke paraqitur një marrëdhënie kontraktuale mes shoqërisë së tij “Integrated Tecnology Services” dhe shoqërisë koncesionare, por në të vërtetë rezulton se Zoto dhe Mërtiri janë aksionerët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy BV SVP” që ka fituar kontratën koncesionare për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimin e venddepozitimit ekzistues në Tiranë.

Duke përdorur skemën e falsifikimit janë përfshirë disa kompani, të cilat SPAK i ka qartësuar dhe ka mundur të sigurojë edhe dokumentat e shitjeve të falsifikuara të kryera në një efekt zinxhir, që shkon nga inceneratori i Tiranës, te ITS-ja e Klodian Zotos dhe disa kompani të tjera.

Rasti Ciaffaglione është më flagranti dhe deponimet e tij ai qartëson, tregon se nuk ka firmosur kontrata, nuk ka firmosur dokumenta, të cilat janë sipas tij dhe duket qartazi se SPAK i ka provuar të falsifikuara, pra firma e tij është përdorur nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri apo persona të tjerë për të kryer pagesa fiktive për shërbime të padhëna, apo punime të pakryera.

Giuseppe Ciaffaglione ka qenë administrator i inceneratorit të Tiranës, është edhe aksioner i saj me vlerën 20%, por ai ka deklaruar se këto aksione nuk i ka blerë dhe nuk ika si vlerë monetare, por i janë dhënë për shkak të kapaciteteve teknike që ai zotëronte, duke njohur mirë fushën në të cilën po operohej.

CNA.al do të vijojë me publikim e dokumentave se si lidhen subjektet që janë përfshirë në falsifikimin e dokumentave me të njejtën skemë, mesa duket siç ka funksionuar në Elbasan apo në Fier, ku hapen kompani fiktive për të kaluar fatura dhe për të nxjerrë para në “të zezë”, para cash, të cilat SPAK ende është duke hetuar për të zbardhur ku kanë shkuar, pa folur për shumat e tjera monetare që janë me vlerë miliona euro, pagesa të bëra drejtëpërdrejtë për mediat, apo pagesa fiktive për operatorë, tregtarë, me fatura volume punimesh të falsifikuara.

8 MUAJ ME PARE

Dokumenti i SPAK/ Bllako përfitoi 119 mijë euro makineri, e bleu gruaja e Klodian Zotos

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga
Fotomontazh - Alqi Bllako dhe Klodian Zoto, në sfond SPAK

CNA publikoi dje 11 faqet e para të akuzës që SPAK ka ngritur ndaj kompanisë së inceneratorit të Tiranës. Ditë më parë u njoftua se aksionerët e vërtetë, të fshehur nëpër kompani, duke mos dalë me emrat e tyre, janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, këtë e ka konfirmuar tashmë edhe SPAK.

Pas publikimit të 11 faqeve të para, CNA vazhdon me publikimin e dokumentave të tjera.

Në faqen 12 dhe 13 flitet për kushtet e kontratës, transferimin tek autoriteti kontraktor i përfundimit të kontratës koncesionare, mënyra si do firmosej ajo, dokumenta shkëmbimi midis APP-së dhe Ministrisë së Mjedisit, ndërsa është konkluduar për të ecur me koncesionin dhe firmosjen e plotë të kontratës nga Ministria e Mjedisit, pasi janë përcaktuar rregullat nëpërmjet një grupi pune kontrate koncesionarie, e cila ka kaluar në duart e Klodian Zotos dhe Mërtirit më parë.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Por, SPAK në faqen 14 të kërkesës që ka çuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, thekson se deri në fazën e hetimit janë evidentuar disa vepra penale. Pra, faza hetimore për inceneratorin në landfillin e Tiranës vazhdon, mblidhen dokumenta, fakte dhe prova.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Sipas dokumentit, thuhet se Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vlerën prej rreth 119.755 euro, me qëllim favorizimin për dhënien e koncesionit shoqërisë koncesionare ?Integrated Energy B. V.?, dhe kjo ka pasur aksioner Klodian Zoton, i cili ka qenë aksioneri i vetëm i kompanisë ?ITS?.

Këtë përfitim të parregullt, sipas SPAK, shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar në mënyrë të tërthortë nëpërmjet Klodian Zotos, duke u kryer pagesa për makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen dhe certifikimin e shisheve, makineri për gazifikim e pijeve me vlerë 119.755 euro.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga
Alqi Bllako, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit

Kjo pajisje, sipas SPAK, ka shërbyer për aktivitetin tregtar të shoqërisë të babait të Alqi Bllakos, i cili quhet Edmond Bllako, operatori ekonomik i Edmond Bllako person fizik, i cili ka pasur si fushë veprimtarie prodhimin dhe tregtimin e birrës në qytetin e Ersekës.

Kjo pajisje është blerë pas kërkesës që ka bërë shtetasi Alqi Bllako, duke ia dhënë si porosi shtetasit Klodian Zoto dhe kjo ka ndodhur nëpërmjet shoqërisë së bashkëshortes së Klodian Zotos, Ilsa Zoto.

Kompania quhej ?Artemis Farm?, aktualisht ka emrin tregtar ?Artkon SHPK?. Pagesat për këtë pajisje janë bërë nga shoqëria e bashkëshortes së Zotos, thekson SPAK, e cila ka blerë pajisjen nga një shoqëri italiane me pagesa të bëra në dy këste, të cilat kanë filluar përpara dhënies së kontratës koncesionare, pra në 22 nëntor 2016.  Më pas, ka një kontratë tjetër në 11 korrik të 2017-ës, pra pak javë përpara se të firmosej kontrata koncesionare e Tiranës.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Kujtojmë që pak kohë më parë Alqi Bllako kishte firmosur dokumentat për Fierin dhe Elbasanin dhe është përfshirë në të gjithë aferën e inceneratorëve në detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Nga të dhënat e SPAK, të cilat janë regjistruar si prova, në kompjuterin e Klodian Zotos nga aktekspertimi, rezulton se Alqi Bllako në vitin 2016 ka bërë komunikime nëpërmjet adresës së tij elektronike me përfaqësuesin e shoqërisë ?IC Filling Systems?, në një adresë dhe pastaj Alqi ka çuar një dokument, e cila është marrëveshja për një linjë teknologjike për mbushjen e shisheve të birrës.

Kjo linjë është paguar nga bashkëshortja e Klodian Zotos, për llogari të Alqi Bllakos. SPAK thekson se gjatë hetimeve ka rezultuar se Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka përfituar shumën monetare prej 120 mijë eurosh, me qëllim favorizimin e procedurës së dhënies së koncesionit të shoqërisë koncesionare ?Integrated Energy B. V.? në përbërje të së cilës ka qenë aksioner edhe shoqëria e Klodian Zotos ?Integrated Technology Services?.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Alqi Bllako, me veprimet e kundraligjshme dyshohet se ka konsumuar veprën penale ?korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione shtetërore, ose i të zgjedhurve vendorë?, parashikuar sipas nenit 260 të Kodit Penal.

Kjo është pjesa që flitet në lidhje me Alqi Bllakon, pra, përtej faktit që më parë shtetasi Giuseppe Ciaffaglione, ish-administratori i kompanisë është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte punësuar babain e Alqi Bllakos, zotin Edmond Bllako me një rrogë prej 10 mijë eurosh në muaj dhe SPAK në atë kohë e ka lidhur me inceneratorin e Fierit, si përfitim që ish-sekretari ka marrë për ndërtimin e tij.

Tashmë del një fakt i ri. Blerja e një makinerie prodhimi me vlerë 120 mijë euro, e cila është zbuluar tërësisht nga SPAK-u, ku blihet nga një kompani e bashkëshortes së Klodian Zotos dhe më pas i kalohet Alqi Bllakos.

SPAK ka sekuestruar të gjitha materialet, provat, dokumentet, faturat, pagesat, fakt që tregon se skema e Alqi Bllakos për të përfituar nga ndërtimi i landfillit të Tiranës tashmë është e qartë. Një nga provat është makineria.

Theksojmë se në këto dokumente SPAK tregon qartë që Klodian Zoto është njeriu i angazhuar, së bashku me shtetasin Mirel Mërtiri dhe shtetasen Denisa Tollkuçi gjatë gjithë kohës me email-e e komunikime për të përgatitur deri në firmosjen e kontratës koncesionare gjithçka i duhet shtetit.

Ka email-e me zyrtarë të lartë të ministrisë, këshilltarë të ministrit të Mjedisit, ka komunikime të ndryshme të Ministrisë së Mjedisit me ministri të tjera, të cilat do të përfshiheshin në këtë koncesion për të dhënë lejet përkatëse, përfshi këtu Bashkinë e Tiranës.

Gjithçka është ndjekur nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si dy persona përgjegjës.

Më tej, CNA do të sjellë fakte dhe prova, të cilat tregojnë se si aksionerët e kompanisë pranojnë për SPAK se njerëzit e inceneratorëve quhen Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto e ata janë thjeshtë dhe vetëm aksionerë ?të fjetur? sepse janë vendosur me përqindje aksionesh për të siguruar financimin.

Duke qenë se financimi nuk është siguruar deri në momentin që personat janë marrë në pyetje, ata deklarojnë se nuk kanë asnjë përgjegjësi, nuk kanë emëruar asnjë njeri, nuk kanë firmosur asnjë urdhër, nuk kanë dhënë asnjë pagesë, nuk dinë as kush është administrator, kush e ka emëruar.

Ata gjithmonë flasin për dy shtetas, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin si dy individët që ngritën piramidën e mashtrimit, skandalit dhe korrupsionit me aferën e inceneratorëve nga Elbasani, në Fier e tashmë e faktuar në Tiranë edhe me deponimet e disa shtetasve të huaj, të cilët në dokumentet zyrtare në QKB dhe në ato që ka publikuar CNA dalin si aksionerët e vetëm të kompanisë ?Integrated Energy B. V.?, e cila ka ndryshuar emrin në ?Geogenix?.

Skema është e pastër, tashmë SPAK e ka më të qartë ?puzzle?-n, por kjo skemë nga Shqipëria duket se ka shkuar edhe në Zimbabve./ CNA.al

Vijon?

8 MUAJ ME PARE

Valsi i shkresave/ SPAK: Ministria e Financave refuzoi 5 herë të jepte miratim për inceneratorin e Tiranës

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Në datën 28 shtator 2016, ministria e Mjedisit i dërgon ministrisë së Financave kërkesën për miratimin paraprak të studimit të fizibilitetit për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Tre javë më vonë, ministria e Financave kthen përgjigje se nuk mund të shprehet për këtë projekt koncesionar për sa kohë nuk janë plotësuar kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i përcaktuar nga ligjet në fuqi. Gjithashtu ministria e Financave i sjell në vëmendje ministrisë së Mjedisit që kostot e e projektit të jenë të planifikuara të përballohen brenda buxhetit vjetor të miratuar nga Kuvendi.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Gjatë kësaj kohe Komisioni i Dhënies me Koncesion, i ngritur nga ministria e Mjedisit me anëtare nga kjo ministri, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Koncesioneve, zhvillonte mbledhjen e katërt dhe të pestë, ku mori vendim t?i propozojë qeverisë që shoqërisë Integrated Energy BV SPV t?i jepej bonus sa 8 për qind e pikëve për propozimin e pakërkuar.

Pas refuzimit të parë, në 27 nëntor ministria e Mjedisit i dërgon sërish ministrisë së Financave, kërkesën për miratim së bashku me studimin e fizibilitetit dhe draft kontratën e koncesionit.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Tre ditë më vonë, në datën 30 nëntor, ministria e Financave e refuzon sërish miratimin. Në kthimin e përgjigjes ministria e Financave thotë se nga ana e ministrisë së Mjedisit nuk është shprehur qartë nëse bashkitë e qarkut Tiranë e kanë parashikuar mbulimin e tarifës në buxhetin e tyre afatmesëm. Sipas Financave, në relacionin e projektvendimin të bonusit nga njëra anë përcaktohet se koncesioni i inceneratorit të Tiranës nuk do të ketë efekte shtesë në buxhetin e shtetit sepse është investim privat, ndërsa nga ana tjetër thuhet se bashkitë e qarkut do të paguajnë tarifën e depozitimit të mbetjeve.

Hyn në lojë qeveria

Një javë më vonë, në 7 dhjetor, Këshilli i Ministrave miraton vendimin që i jep bonusin 8 për qind shoqërisë Integrated Energy edhe pse ministria e Financave nuk kishte dhënë miratimin e financimit për këtë projekt.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Pas miratimit të bonusit në qeveri, ministrisë së Financave i kërkohet sërish miratimi i financimit të projektit, por këtë herë jo më nga ministria e Mjedisit, por nga Komisioni i Dhënies me Koncesion. Në datën 27 dhjetor 2016, Komisioni mbajti procesverbalin e mbledhjes së 7-të ku vendosi t?i dërgohet sërish ministrisë së Financave kërkesa për miratim shoqëruar me studimin e fizibilitetit dhe draf kontratën e koncesionit.

Gati një muaj më vonë, në 23 janar 2017, ministria e Financave i ka kthyer përgjigje ministrisë së Mjedisit duke kërkuar sqarime shtesë në lidhje me efektet shtesë që do të kishte ky projekt në buxhetin e shtetit, analizën krahasuese se pse duhej me koncesion dhe jo të ndërtohej nga shteti, si do të përballoheshin kostot e shpronësimit si dhe sqarime për normën e kthimit të investimit.

Në 1 shkurt 2017, ministria e Mjedisit ka ridërguar për herë të katërt kërkesën për miratim në ministrinë e Financave.

Dy javë më vonë, ministria e Financave i ka kthyer përgjigje ministrisë së Mjedisit duke i bërë me dije që përpara se të shpallë procedurën e dhënies me koncesion duhet të reflektojë rekomandimet e ministrisë së Financave në shkresën e 23 janarit 2017, për efektet në buxheti, analizën krahasuese etj.

Në 21 shkurt, ministria e Mjedisit i ka ridërguar sërish kërkesën për miratim ministrisë së Financave duke pasqyruar në të materiale shtesë sipas rekomandimeve të Financave.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Në 2 mars, ministria e Financave refuzon për herë të pestë miratimin duke i kërkuar ministrisë së Mjedisit, që të marrë aprovimin nga qarku Tiranë, pasi projekti do të prekte financiarisht të gjitha bashkitë e qarkut.

Ndërkohë Alqi Bllako i kishte nisur sakaq shkresën për miratim bashkisë së Tiranës në 28 shkurt. Një muaj më vonë, në 27 mars, kryetari i Bashkisë së Tiranës i kthen përgjigje shkresës së Alqi Bllakos për miratim duke u shprehur parimisht dakord me studimin e fizibilitetit.

Një ditë më vonë, në 28 mars, ministria e Mjedisit i dërgon për herë të gjashtë kërkesën Ministrisë së Financave për miratimin përfundimtar të procedurës koncesionare.

Në goditjen e 6-të diga u ça. Në datën 6 prill, ministria e Financave e ka dhënë miratimin pa koment, duke i kujtuar ministrisë së Mjedisit se financuesi dhe përfituesi kryesor i këtij projekti do të ishte Bashkia Tiranë. Gjithashtu, në të njëjtën shkresë, Arben Ahmetaj i kërkon ministrisë së Mjedisit që të marrë miratimin edhe nga njësitë e tjera të qeverisjes vendore të përfshira në këtë projekt lidhur me përballimin prej tyre të riskut financiar të mosplotësimit të sasisë së mbetjeve.

   22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Materialet e mësipërme janë marrë nga 11 faqet e para të dosjes që SPAK ka çuar në gjykatë për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Këto 11 faqe të publikuara një ditë më parë nga portali CNA na tregojnë dhe arsyen se pse SPAK ndoshta nuk ka arritur të ngrejë dot akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish ministrit të Financave. Sepse sipas vetë SPAK, ministria e Financave e bllokoi për 6 muaj me radhë koncesionin e inceneratorit të Tiranës, duke refuzuar plot pesë herë të jepte miratimin e këtij projekti, edhe pse qeveria kishte miratuar ndërkohë bonusin 8 për qind të pikëve.

Pra, tani e morëm vesh kush është Aleks Xinxa i inceneratorëve. Ndoshta 39 faqet e mbetura do të na tregojnë dhe shokun Taras, kryetarin e vërtetë të lëvizjes nacionalclirimtare për shpëtimin e Shqipërisë nga plehrat./ Oligarkia.al

8 MUAJ ME PARE

Dalin 11 faqet e para të akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga bashkia Tiranë te ministritë, si i kontrollonte Zoto dhe Mërtiri

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

CNA është një nga mediat e vetme në Shqipëri që nuk ndali publikimin ndaj aferës së inceneratorëve. Janë me dhjetëra e dhjetëra shkrime të filluara që nga viti 2015, në lidhje me matësat e ujit.  Fillon me aferën në ujësjellësin e Korçës, ku pas një kontroll të KLSH-së pati një kallzim në prokurori, një dosje të mbyllur nga drejtësia e kapur për fyti, një dëm ekonomik miliona euro u "harrua", nga drejtësia e korruptuar dhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar. Më tej në shumë ujësjellësa dhe nga inceneratori i Elbasanit, i Fierit dhe i Tiranës.

Në fakt, në media është krijuar një turbullirë e madhe në lidhje me çështjen e inceneratorëve, sepse shumë prej tyre, të cilat deri deri dje merrnin fatura të mëdha reklamash dhe sponsorizimesh nga inceneratorët që nga viti 2018 dhe kanë qenë mediat kryesore që kanë reklamuar sukseset e inceneratorëve, fitoret e mëdha për pastrimin në Elbasan, megjithëse atje inceneratori është ende jashtë funksionit dhe do t?i kushtojë bashkive të qarkut rreth 2 milionë euro në vit, në Fierk u inceneratori nuk punon, pasi mungon një përqindje investimi prej të paktën 10 % që shuma shkon rreth 3.5 milionë euro, apo në Tiranë ku nuk ka fare incenerator pas 6 vitesh të kontratës koncesionare.

Dezinformimi nga mediat e inceneratorëve

Sot, shumica e mediave që merrnin reklama dhe deklaronin sa të suksesshëm ishin inceneratorët, kanë filluar betejën e tyre kundër korrupsionit të inceneratorëve, por pa theksuar emrat e pronarëve të vërtetë, pra të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos.

Këto media targetuan ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe këtë e bënë për të krijuar një konfuzion dhe për t?i vënë  kapakun çështjes së inceneratorëve me Ahmetajn, duke thënë se ata ishin miq e vëllezër, tashmë janë ndarë, inceneratorët janë në dy kohë, një kohë parë, një kohë e dytë, hyri ?Tigri?, doli ?Tigri?, por Mirel Mërtiri nuk përmendet.

Afera dhe milionat e eurove, dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit nuk përmenden nga asnjë nga mediat e sponsorizuara nga inceneratorët, fillo këtu nga ?Top Channel?, shko te ?Report TV? e të tjera televizione dhe portale anonime, të cilat në rolin e gjobaxhinjve dhe shantazhuesve paguhen nga individët e inceneratorëve për të bërë betejë kundër prokurorëve apo gazetarëve që flasin të vërtetën e kësaj afere që më në fund po merr vëmendjen e duhur nga institucionet e drejtësisë.

11 faqet e para të akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës

CNA sjell sot e para 11 faqe nga volumi prej rreth 50 të tillash, e cila është kërkesa që dy prokurorët e SPAK-ut, Dritan Prençi dhe Arben Kraja kanë bërë ndaj Gjykatës së Tiranës për të kryer sekuestron preventive të kompanisë së landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Në këto 10 faqe të para, duket qartazi se si ka filluar procedura, ku shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet emaile-ve dhe njerëzve të tyre kërkonin marrjen e kontratës koncesionare për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës, ku do të përfshihej edhe prodhimi i energjisë elektrike.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga
SPAK

Nga të dhënat e siguruara nga SPAK, nëpërmjet kompjuterit të sekuestruar të shtetasit Klodian Zoto në dhjetor të vitit 2021, rezulton se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë njerëzit më aktivë, të cilët kanë përfshirë dy zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar, drejtorë koncesionesh, juristë dhe zyrtarë të tjerë të bashkisë Tiranë, të ministrive të ndryshme, të cilat ishin përgjegjëse për procedurën që do të dërgonte në firmosjen finale të kontratës koncesionare për inceneratorin e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare të SPAK, të dërguara në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë rezulton se gjithçka ka filluar me shkresën 22/239 protokoll të datës 23 dhjetor 2015, ku Bashkia e Tiranës, ka njoftuar ministrinë e Mjedisit se kjo bashki së bashku me Koorporatën Ndërkombëtare të Financave IFC kanë përfunduar studimin për përmirësimin e shërbimit dhe trajtimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës dhe mundësinë e përfshirjes së sektorit privat nëpërmjet PPP-ve dhe bashkia ka informuar se opsioni i zgjerimit të landfillit të Sharrës është vlerësuar nga ekspertë të agjencisë japoneze e kështu me radhë.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Veprimet e para për dhënien me koncesion të ndërtimit të landfillit dhe inceneratorit

Më pas, fillojnë veprimet. Siç shihet në shkresën numër 2, Ministria e Mjedisit konfirmon se mes stafeve të institucioneve është arritur të vazhdohet me procedurën për ngritjen e një grupi pune, pra të fillojë puna për të diskutuar në lidhje me këtë hap të hedhur nga bashkia Tiranë dhe IFC.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Më tej, menjëherë njoftohet Klodian Zoto i ITS-së. Nga email-et fillohet me radhë të shihet se gjithçka fillon me këshilltarin e Lefter Kokës, Vladimir Bezhani, i cili sistematikisht kthehet në një nga njerëzit që i shërben inceneratorëve.

Fillon me masterplanet, shkohet më tej me letra interesi nga një dokumentacion i marrë pranë ministrisë së Turizmit, vazhdohet duke gjetur email-et, të cilat kanë treguar se Vladimir Bezhani ka pasur një marrëdhënie të vazhdueshme me Klodian Zoton.

Gjithashtu, shfaqen edhe kompanitë e huaja që përfshihen në krijimin e kompanisë mëmë në Holandë. Shfaqet edhe Mirel Mërtiri, ku i kërkohet miratimi i letrës së interesit nëpërmjet adresave elektronike, kjo e siguruar sipas dokumentit numër 3, të publikuar më poshtë nga CNA dhe siguruar pasi SPAK i ka dërguar gjykatës kërkesën për sekuestron preventive të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Më pas, vazhdojnë procedurat teknike, herë pas here shfaqen kompanitë e huaja dhe letra që dërgohen, email-e të shumta që gjithmonë kanë një emër, Klodian Zoto e bashkëpunëtorët e tij.

Dokumenti i SPAK tregon se si janë çuar dokumentet dhe kërkesat përkatëse nga Ministria e Mjedisit, te Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, te Ministria e Drejtësisë, te ministria e Mjedisit dhe te Bashkia e Tiranës.

Gjithmonë del emri i Klodian Zotos dhe në një moment edhe i kryetares së komisionit të koncesionit, që është zonja Valbona Ballgjini. Në vitin 2016 rezulton që kanë filluar mbajtjet e procesverbaleve dhe diskutimet në bashkinë e Tiranës.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Përfaqësuesit e bashkisë theksohet se kanë deklaruar që përballimi i kostove ishte i pamundur dhe do të duheshe mbështetja e Qeverisë për të paktën 4 vitet e para, dokumentet e ndryshme që kalojnë nga një e-mail në tjetrin, protokolle që i dërgohen ministrive, ka raste që disa ministri kundërshtojnë.

Kundërshtitë nga disa ministri

Një i tillë është në momentin kur fillohet t?i kërkohet dhënia e bonuesit prej 8 pikësh për kompaninë ?Integrated Energy?. Këtu kundërshton në një moment Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, nga ana tjetër Ministria e Financave, rishfaqet Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mjedisit që vazhdojnë procedurat e tyre me teknikalitete duke hapur më tej rrugën për koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Ka rikthime dokumentash, rikthime përgjigjesh, shkresa nga institucione të ndryshme, të cilat kanë data të vazhdueshme dhe ajo që bie në sy është shpejtësia me mënyrën se si procedohet.

Në rast se do të shikoni dokumentat e dërguara nga Ministria e Mjedisit te ministritë e linjës, për pak ditë, për 3-5 ditë të gjitha marrin përgjigje, megjithëse institucionet duket në fakt sikur po funskionojnë shumë shpejt.

Ajo që vihet re, në faqen 6, 7 dhe 8 është dhe një shkresë drejtuar zyrës së regjistrimit të pasurive në Tiranë në lidhje me zonat kadastrale, ku nuk identifikohen pasuritë, pasi nuk janë azhornuar zonat urbane, më tej flitet për vlera parash, kontraktim kompanish, vlerash të tjera, shkresa dhe kërkesa drejtuar Bashkisë së Tiranës, përgjigjet e saj, ministrive të tjera të linjës.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Fryrja e kostove për venddepozitimin e mbetjeve

Në dokumentin numër 9 që shihni më poshtë, rishfaqen në e-maile Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ku ata komunikojnë me shtetasin Ilirjan Priftanji, ndërkohë që bëhet një preventiv i ri, sipas sugjerimeve të Mirel Mërtirit për venddepozitimin ekzistues dhe mbylljen e tij, ku në fillim vlera firmoset rreth 12.1 milionë euro dhe më pas fryhet me një shumë më të madhe dhe këtë SPAK e ka konstatuar.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Vlera rritet me rreth 100 mijë euro, por nga ana tjetër në faqen 9 flitet se Mirel Mërtiri i është përgjigjur e-maileve të Klodian Zotos dhe personave të tjerë të përfshirë, duke dhënë dakordësinë e tij për të proceduar pas ndryshimit të këtij preventive.

Në faqen 10 gjithashtu flitet se kostot e ndërtimit sipas rezultateve që duken nga studimi i fizibilitetit, janë fryrë me të paktën 26 milionë euro nga krahasimi i të dhënave me koston e ndërtimit të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës. Kjo është përllogaritur nga SPAK, duke nxjerrë diferencën në faqen 10 të publikuar më poshtë nga CNA.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Sipas të dhënave të administruara nga kompjuteri i Klodian Zotos dhe ekspertizës së bërë, rezulton se shtetasi Elton Kalleshi jep të dhëna të plota për vlerat e kostos se sa kushton incenerimi, pra kostoja e landfillimit, shitjet, të ardhurat e tjera që krijohen dhe sa është fitimi i kompanisë dhe më pas ka komunikime të tij që shkojnë deri tek finalja.

Një e-mail, i cili i çohet Alba Thomës, personi kyç, në këtë çështje të inceneratorëve, e cila me një e-mail, me një kosto, me një variant të ri me 10% fitim, por që në fakt duket se nuk është i tillë dhe kjo vlerë nuk është e vërtetë, pasi brenda duket që ka ?hile? që shkojnë përtej kësaj vlere.

Gjithashtu, në faqen 11 të dokumentit, fillon flitet gjerësisht se si kryetarja e komisionit, Valbona Ballgjini dhe sekretari i Përgjithshëm, Alqi Bllako, kanë informuar ministrin Lefter Koka dhe kanë pritur miratimin e këtij të fundit, pasi kanë marrë dokumente edhe nga Denisa Tollkuçi, një nga njerëzit kryesorë edhe kjo të inceneratorëve, drejtuese dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Klodian Zotos dhe e Mirel Mërtirit.

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Komunikimi i Ministrisë së Mjedisit me Klodian Zoton

Pas dhënies së ?OK? nga ministri, ka rifilluar dhënia e shkresave për të kthyer përgjigje institucioneve të ndryshme, komisionet e dhënies-mbajtjes koncesion, është proceduar që të përfundohet vlerësimi i ofertës së paraqitur nga shoqëria koncesionare, ministria e Mjedisit gjithashtu ka kërkuar sqarime nga kompania në lidhje me dokumentacionin që kjo ka çuar në ministri sipas të dhënave të publikuara më lart. Në datën 16 korrik 2017, shoqëria ?Integrated Energy B.V.?, i përgjigjet Ministrisë së Mjedisit, duke sqaruar se për çdo pyetje në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar prej tyre, ata ishin të gatshëm të vinin në dispozicion ekspertët e tyre. Kjo shkresë, është nënshkruar, siç thuhet edhe nga shtetasi Klodian Zoto.

Pra, gjithçka ka theksuar CNA, që inceneratori i Tiranës, landfilli dhe gjithçka tjetër kanë filluar nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ashtu siç është rasti i Elbasanit, ku Mërtiri fshihet pas bashkëjetueses së tij, Stela Gugallja, apo në Fier, ku Zoto del direkt me kompaninë e tij ?ITS? dhe themelon një kompani tjetër për të marrë koncesionin e landfillit të Tiranës.

Këto janë 11 faqet e para që CNA po publikon sot. Në vijim do të publikojmë të plotë të gjithë dokumentacionin që SPAK ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Janë rreth 50 faqe me akuzat, provat, dokumentet, email-et zyrtare, zyrtarët e përfshirë, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, ministritë përkatëse, nga Ministria e Mjedisit, te ministritë bashkëpunëtore, siç është Ministria e Industrisë dhe Energjetikës, Ministria e Drejtësisë që duhet të japë ?OK?, Ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, Bashkia e Tiranës, e cila ka një rol të rëndësishëm dhe kyç, pasi është pjesë e një grupi pune, një grupi vlerësimi dhe bashkëpunimi të gjerë me Ministritë përkatëse që ka bërë më tej shtyrjen dhe ecjen përpara të procesit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës, ku ajo që bie në sy është fakti se disa ministri fillimisht kanë kundërshtuar dhe më pas ka pasur komunikime të reja dhe gjithçka duket se ndryshon hap pas hapi.

Këto janë 11 faqet e para të dokumentit zyrtar që SPAK ka çuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, siç theksuam edhe më sipër, ku ka dalë dhe vendimi i gjyqtares Irena Gjoka, e cila ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestron e landfillit të inceneratorit të Tiranës./ CNA.al

8 MUAJ ME PARE

Aksionerët e inceneratorit pranojnë për SPAK/ Nuk njohin njëri-tjetrin, por vetëm Mërtirin dhe Zoton

22 faqet e akuzës së SPAK për inceneratorin e Tiranës/ Nga

Dita ditës dalin fakte të reja që zbardhin megaaferën e inceneratorëve, çështje të cilën CNA e denoncon prej vitesh.

SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, ndërsa gjatë hetimeve për koncesionin janë marrë në pyetje edhe aksionerët që figurojnë në dokumentat zyrtare.

Nëpërmjet letërporosive, Prokuroria e Posaçme i ka drejtuar disa pyetje Alberto Presezzit të “Bruno Presezzi spa”, Salvatore Rusellit të “Hydro srl”, Thomas Hansmanit nga “Paul Wurth” dhe Ernesto Granelliit nga “Energy Recuperator”.

Këta persona rezultojnë të jenë aksionerët e kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, që më pas e ka ndryshuar emrin në “Geogenix B.V”.

Alberto Presezzi, Salvatore Ruselli, Thomas Hansman dhe Ernesto Granelli kanë deklaruar për SPAK se nuk e njohin njëri-tjetrin dhe as personat që kanë pasur role drejtuese te “Geogenix B. V.”.

Ata janë shprehur se njohin vetëm “trurin” e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton dhe pretendojnë se nuk e dinë kush i ka regjistruar si pronarë fundorë.

Thomas Hansman, në përgjigjen për SPAK ka thënë se është shkëputur ng “Integrated Energy B. V.” që në dhjetor 2017, tre muaj pasi kompania fitoi kontratën koncesionare të Sharrës.

Alberto Presezzi ka deklaruar se bashkë me kompaninë zvicerane “Icare” zotërojnë shumicën e aksioneve të “Geogenix B. V.”, por ka theksuar se aksionet e tyre janë të fjetura, pa fuqi ligjore, pasi nuk kanë mundur ta gjenin financimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Po ashtu, edhe Salvatore Ruselli që zotëron 25 % të aksioneve pretendon se nuk ka gisht në aferë. Ai ka informuar SPAK se ka vetëm 1 kuotë me vlerë të papërfillshme.

Nga ana tjetër, Ernesto Granelli, ndonëse rezulton aksioner me 30 %, ka deklaruar se nuk ka idenë që kompania e tij ka fituar kontratën për impiantin e mbetjeve në Tiranë.

Në përgjigje për SPAK-un, të katërt aksionerët kanë theksuar se njohin Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet italianit Giusepe Ciaffaglione.

Ata identifikojnë dyshen Mërtiri-Zoto si drejtuesit e koncesionit të Sharrës. Këto deklarata, së bashku me e-maile, dokumente dhe fakte kanë bindur SPAK se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët “de fakto” të inceneratorit të Sharrës./ CNA.al

21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga