LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

26 artikuj për këtë temë.

11 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet mbaruan, inceneratorët vazhdojnë

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Fotomontazh - Altin Dumani, në sfond inceneratori i Tiranës

Një proces elektoral që nxori minimunin historik të votuesve, socialistët e Ramës qartazi kanë fituar. Opozita duhet të shikojë problematikat e saj. Kjo ishte një humbje e dhimbshme, e paralajmëruar, për opozitën dhe një votë thuajse plebishitare dhe rikonfirmim për kryeministrin Rama, por zgjedhjet tashmë mbaruan.

Flaka politike fillon dhe zbehet dhe njerëzit duan të shikojnë drejtësinë e shumëpritur, drejtësinë e reformës së nisur 8 vite më parë.

Zgjedhjet mbaruan, socialistët i fituan, por inceneratorët vazhdojnë, vazhdojnë të marrin para. Qëndrojnë ngrehinat në Fier dhe Elbasan, por nuk punojnë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Fotomontazh - Mirel Mërtiri, "truri" i inceneratorëve

Në Tiranë nuk ka incenerator fare, sot 6 vjet pas firmosjes së kontratës koncesionare, kompania "Integrated Energy", fituesja e këtij koncesioni, nuk e ka ndërtuar inceneratorin.

Sipas kontratës dhe studimit të fizibilitetit, duhet të ndërtohej për 6 vite, ndërsa ende sot nuk është ndërtuar, pa folur më tej se kjo kompani ka ndryshuar disa herë aksionerët, të cilët fillojnë që te Klodian Zoto e tani përfundojnë te disa aksonerë italianë.

Mohimi i vazhdueshëm se nuk kanë lidhje me Stela Gugalljan, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton e të tjerë, ndërkohë që kompania i ka pasur bashkëpunëtorë, konsulentë, nënkontraktorë e themelues e deri te detaji i ?Limon Mango?-s, email-it ku kërkohet konfirmimi i administratorit të Tiranës. Kush fshihet pas ?Limon Mango?-s do ta themi më tej, ditë pas dite.

CNA ka mundur të sigurojë edhe dokumente të tjera ekskluzive në lidhje me kontratat e shitjes së aksioneve, kontrata të "shitjes me kusht", e të tjera si këto.

Por SPAK-u nuk duhet të heshtë, zgjedhjet tashmë mbaruan, meqë ky institucion kërkoi të qëndronte larg debateve politike, tani ka ardhur koha t'i rikthehet punës.

CNA çdo ditë do t'i bëjë një letër publike SPAK-ut, Altin Dumanit, prokurorëve, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Le ta quajmë sot dita e parë pas zgjedhjeve.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Zoti Dumani ditën e hënë e ka ditë pune dhe duhet të ketë disa rezultate në lidhje me hetimet për inceneratorët.

Zoti Dumani duhet të na tregojë se nuk është një ministër i qeverisë, por një njeri që mbron qytetarët nga korrupsioni, një jurist i vërtetë, profesionist, së bashku me stafin e tij që do të na tregojnë të vërtetën e inceneratorëve.

Ne çdo ditë do t?i publikojmë, jo një, por më shumë shkrime, të cilat përveç fakteve dhe dokumenteve ekskluzive, do t?i kujtojnë zotit Dumani se ka ende media që qëndrojnë këtu përtej çdo shantazhi, sulmi apo akuze, përtej çdo kërcënimi, fyerje që vjen nga banda mediatike e grupit kriminal të inceneratorëve, deri ditën që do të zbardhet e vërteta.

Do ta kujtojmë ditë pas dite zotin Dumani se ndoshta edhe ai i fundit ka nevojë për mbështetje dhe për kurajë për të zbradhur të vërtetën e korrupsionit të inceneratorëve që nuk fillon dhe mbaron aty ku duan ta vulosin banditët mediatikë, por fillon dhe mbaron te tufa e zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kërkojnë të fshihen në arrati./ CNA.al

11 MUAJ ME PARE

REDAKSIONALE/ Një incenerator 750 milionë dollarë dhe një tufë me zagarë

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohet nga SPAK-u. “Truri” i saj quhet Mirel Mërtiri, por përtej asaj që ndodh me Elbasanin dhe Fierin, qeveria shqiptare vazhdon që të paguajë miliona euro për incenearatorin e Tiranës që nuk ekziston.

CNA ka treguar me fakte dhe dokumenta që sipas kontratës koncesionare, investimi duhet të kishte përfunduar. Në 6 vitet e para duhet të kishin hedhur 128 milionë euro nga kompania koncesionare e cila nuk kishte para kur ka firmosur këtë koncesion, por ashtu edhe si me skemën e mëparshme ajo ka marrë kredi.

Një kompani, që ka një fitim të deklaruar afërsisht 30 milionë dollarë, një kompani që po kaq para ka fituar në 6 vite e ka marrë vetëm 10 milionë euro kredi. Ndërkohë të ardhurat e saj kanë qenë disa qindra milionë euro, të paktën të deklaruara këto 6 vite. Dhe pas këtyre milionave të eurove, afrohen zagarët mediatik.

Nuk është një, janë disa. Por ortakëritë e inceneratorëve me mediat shqiptare, me televizionet , shtuan stanin e gjobaxhinjve, zagarët që hanin koshave të plehrave që tani i përdor Mireli dhe banda e tij e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK.

Dje, kishin një, tashmë janë bërë disa zagarë mediatik, të cilët si qen gjahu përpiqen t’i sulmojnë kë u del përprara, për shkak të tufave të eurove që marrin për të sulmuar, akuzuar dhe fyer këdo që shkruan për çëshjen e inceneratorëve, këdo që i jep zë të vërtetës, korrupsionit. Për këdo që i jep zë hetimit kundër një afere 750 milionë dollarëshe. Një kontratë e firmosur 430, por sipas vlerave shkon rreth 750 milionë dollarë.

Kanë telefonuar gazetarë, i kanë kërkuar që të shkojnë në Vjenë, gazetarët janë në Tiranë, gazetarë investigativ. I ka bërë dikush që herë përdoret si zarë i një këshilltari të Ramës e herë si lëpirës pushteti, herë bën si antikomunist dhe herë si demokrat. Nuk ka kurajo të flasë e të dalë përballë, por tashmë është kthyer në zëdhënësin e lopëve të inceneratorëve, apo Mirelit, duke tentuar që të kompleksojë opozitën për denoncimet që pritet të vijnë qoftë edhe kësaj jave me dokumenta dhe fakte tronditëse që fillojnë në Holandë dhe përfundojnë në Tiranë. Që nga themelimi i kompanisë dhe shitja e paligjshme e aksioneve, pa marrë leje nga qeveria shqiptare.

Ishtë një, tani janë bërë shumë. Një gjobaxhi i akuzuar publikisht nga "Top Channel", zëdhënës i inceneratorëve, nuk mund të ishte ndryshe. Përpiqen të fshihen, por pagesat janë aty, faturat, paratë që marrin janë aty.

Të gjithë e dinë se kush po i telefonon se tashmë janë bërë dy. Dhe tashmë një i tretë që doli live dhe e dëgjuan të gjithë shqiptarët se si shantazhonte dhe vinte gjoba dhe vazhon ta bëjë këtë akoma, është i kallëzuar në SPAK dhe një tjetër kallëzim po bëhet gati në Prokurori, një dosje tjetër do t’i shkojë në SPAK, këtij të fundit dhe atij të parit.

Ky i dyti beson se është më lojtar, është nga ata që pretendon se një farë Duçke, Duçke është njëri i rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, është koka e Shqipërisë. Është Duçka i famshëm e McGonigalit. Ky udheqeh në ujërat e zeza të katakombeve. Ta lemë aty në delirancën e tij. 

Në fakt, të gjithë lumenjtë rrjedhin dhe do vazhdojnë  të rrjedhin edhe për ata që bëjnë pazare, për zagarët edhe për Mirelin dhe për aferën e inceneratorëve që askush nuk ka për ta ndalur kurrë me çfarëdolloj shantazhi të përdorë.

HARROJENI ZOTËRINJ HAJDUTË nga Vjena në Tiranë, GJOBAXHINJ DHE BANDITE MEDIATIKE, shkruani çfare të doni, akuzoni si të doni NUK NDALEMI. E VËRTETA DERI NË FUND. VAZHDONI ME GRATË ME PRINDRIT ME KËDO SKA KTHIM PAS. 

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Jo Bonin të bëni aleat, Top-in & CO, por sikur të blini gjithë mediat dhe gazetarët nuk do heshtim HARROJENI. 

Edhe duke i thënë opinionit që pas inceneratorëve është Mona me Tigrin nuk ju beson më askush. 

CNA, TPZ dhe BIRN-in kanë shkruar për incenarotorët kur Mona dhe Tigri ishin në krah të Edi Ramës dhe bashkëpunonin me këta zagarë mediatik që u lëpiheshin nga pas.

Dje bënin sikur shkruanin investigime për inceneratorët, sot për një tufë plehrash ku  ushqehen si qen kazanësh, kanë marrë misione. 

Afera e incenaratorëve nuk ka filluar në 2019-tën , as në 2021-shin kur kishte komision hetimor, por ka filluar ne dhjetor të 2014-tës dhe është denoncuar nga CNA në vitin 2015.  Pra prej 8 vitesh vazhdojmë ta denoncojmë edhe kur "Tigri" dhe Mona nuk flisnin. Vazhdojmë ta denoncjmë edhe sot kur disa nga këta zagraë mediatik bënin emisione kundër inceneratorëve që sot i kanë blerë dhe i përdorin si zagarë.

Faktet janë fakte. Sado të përpiqen t’i mbushin mendjen opinionit se inceneratorët po i sulmon Mona me "Tigrin".

Llumi do të ngelet mbi zagarët mediatik të cilët sebshku me një dosje të madhe mbi faktet për aferën e inceneratorëve  janë çuar këtë javë në SPAK. Dokumeta ekskluzive, pagesa, fluturime në Vjenë në Athinë, takime, shpenzime, vila, investime, askione të tjera i këto që shkojnë deri te gazetarët dhe deri te portalet që nuk vlejnë as si letër higjenike./CNA

 

11 MUAJ ME PARE

Pse Altin Dumani, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara nuk po hetojnë inceneratorin e Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Fotomontazh - Vladimir Mara, Altin Dumani dhe Dritan Prençi

Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen e inceneratorit të Tiranës, landfillin ku një kompani ka të ardhura rreth 25 milionë dollarë në vit, nuk po e hetojnë këtë aferë korruptive.

Pas 6 vitesh, sipas studimit të fizibilitetit dhe sipas aneks-kontratës së firmosur nga shteti shqiptar, tashmë duhet të kishte përfunduar investimi prej 128 milionë eurosh, që në fakt nuk është kryer dhe vetë kompania në një deklaratë të saj të fundit ka thënë 32 milionë dollarë, megjithëse nga ana tjetër rreth 30 milionë dollarë është fitimi i mundshëm i kësaj kompanie.

Dy prokurorët, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, nuk po hetojnë dosjen e inceneratorit të Tiranës. Këtë pothuajse e tha me gojë edhe Altin Dumani, kreu i SPAK-ut.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Dumani, nga i cili pritet jo pak, në daljen e tij të fundit mediatike tha se ishin dërguar letërporosi, tha se te Tirana ishte një situatë ndryshe, por nuk tha se dosja nuk kishte lëvizur, nuk tha se prej 6 muajsh që ai është në krye të SPAK-ut, nuk ka veprime konkrete dhe zbardhje të së vërtetës mbi aferën 430 milionë dollarëshe për 30 vjet të firmosur, që në fakt sipas shifrave shkon 750 milionë dollarë, të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve të varfër, nga biznesi shqiptar.

Dosja po fle dhe Vladimir Mara e Dritan Prençi janë dy prokurorët që e kanë këtë dosje, përfshi këtu edhe Altin Dumanin, të cilët së bashku prej kohësh na kanë treguar se kanë dështuar në hetimin e kësaj afere, ose duan që ta mbyllin këtë çështje dhe t?i vënë kapakun.

Edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, një nga njerëzit që është akuzuar nga opozita, së fundi tha se nuk e drejtonte ai institucionin e prokurorisë, se po ta kishte ai do të kishte gjetur përgjegjësit.

Tashmë shohim qartazi se as Dritan Prençi, as Altin Dumani dhe as Vladimir Mara nuk po e hetojnë inceneratorin e Tiranës, një aferë që po rrjep xhepat e shqiptarëve.

Është një dosje voluminoze, ku kompania e inceneratorit të Tiranës, me aksionet e Giuseppe Ciaffaglione-s, njeriut që punësoi babain e Alqi Bllakos, kompania e inceneratorit që ka paguar me qindra miliona Stela Gugalljan, Klodian Zoton, për konsulenca, kompaninë e Klodian Zotos për ndërtim, ndërkohë që sot nuk ka inceneratorë dhe nuk është kryer investimi që duhet të ishte në fazën e tij përfundimtare prej gati 128 milionë eurosh.

Vladimir Mara, Dritan Prençi, por edhe Altin Dumani nuk mund të jenë grupi i Agushit që ha gjizë e as të bëjnë korin e karrocës së Dylit, por duhet të zbardhin të vërtetën.

Edhe pse është fushatë zgjedhore, nuk mund të heshtin gjoja me justifikimin se nuk duam të ndërhyjmë se ka votime, sepse kështu po i japin kohë kompanisë, aksionerët po ndryshohen edhe në shkelje të ligjit, pa i marrë leje më parë qeverisë së Shqipërisë, ndërkohë shqiptarët i paguajnë taksat e tyre për inceneratorët që më pas të paguhet rrjeti i korrupsionit mediatik, i gjobaxhinjve, i shantazheve, shitblerja e njerëzve, pazaret dhe skenaret që në fakt nuk i paguajnë bizneset, nuk i paguajnë pronarët, por xhepat e shqiptarëve të varfër, të cilët duhet të paguajnë një incenerator që nuk ekziston, i cili duhet të kishte përfunduar totalisht pas 6 vitesh investimin dhe sot nuk ka kryer as 30% të tij, siç deklaron edhe vetë kompania./ CNA.al

 

11 MUAJ ME PARE

Dokumenti i dytë- Shkeljet në kontratën koncesionare, kompania nuk respekton asnjë afat për investimet në landfillin e Tiranës

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Inceneratori i Tiranës

Landfilli i Tiranës është një nga çështjet që po hetohet prej SPAK-ut pas disa padive të bëra fillimisht nga mediat, më pas Nisma Thurje, LSI-ja dhe PD-ja, në lidhje me një kontratë koncesionare 30-vjeçare, e cila prek një vlerë prej 430 milionë dollarësh.

Sipas të dhënave të publikuara zyrtarisht, rezulton se në vetëm 5-6 vite, kompania koncesionare të ketë të ardhura deri në 100 milionë dollarë, nga të cilat afërsisht 30 milionë dollarë janë fitime dhe pretendohet prej saj, se rreth 32 milionë dollarë të tjera janë investime. Por si qëndron e vërteta në lidhje me kontratën koncesionare? Sa të ardhura duhet të kishte në total kjo kompani dhe si duhet të kryheshin investimet?

 

Sipas kontratës së firmosur mes qeverisë dhe kompanisë ?Integrated Energy BV SPV?, e cila ka mëmë kompaninë ?Geogenix? në Holandë, e themeluar nga Klodian Zoto dhe më pas i ka kaluar aksionet te Giuseppe Ciaffaglione, një italian i shpallur në kërkim nga SPAK-u, dhe shtetit shqiptar, pasi ai kishte punësuar babain e Alqi Bllakos, zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, i cili ndodhet pas prangave.

Qartazi më pas kompania ndryshon aksionerë dhe kalon emra të tjerë. Kjo nëpërmjet një procedure ende të paqartë ligjore, pasi pretendohet se për të gjitha ndryshimet e aksionerëve, sipas ligjit të koncesioneve, duhej marrë më parë leje nga qeveria shqiptare, gjë që nga zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se nuk është kryer.

Sot CNA po sjell një detaj tjetër, ashtu si edhe dje, ku ne publikuam dokumentin, i cili kishte të bënte me aneks-kontratën koncesionare të qeverisë me kompaninë, ku thuhej se për 6 vite, për rreth 72 muaj, duhet të ishin ndërtuar të katër linjat, njëra prej të cilave do të përpunonte rreth 230 ton mbetje në ditë.

Afatet qenë të qarta, ndërkohë që sot, sipas raportimeve të mediave, fotove, por edhe kamerave që kanë hyrë në landfillin e Tiranës, ende thuhet se nuk ekziston asnjë linjë dhe inceneratori nuk është.

Jemi fiks afër 6 vite më pas. Koncesionari, në një dalje publike të disa ditëve më parë, tha se ka investuar 32 milionë dollarë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në një dokumenti të publikuar nga CNA, të dhjetorit të 2022-shit, ku kompania kërkon partner dhe bën një ?shitje me kusht? për të siguruar investimin rreth 120 milionë dollarë, thuhet se investimi është 22 milionë dollarë. Dy shifra të ndryshme me një diferencë rreth 10 milionë dollarë. Gjithsesi, sipas studimit të fizibilitetit në vitin e parë, thamë 38.5, ndërsa në vitin e dytë duhet të ishin 40.2 milionë dollarë.

Në vitin e tretë, 20 milionë dollarë, në vitin e katërt 10.5 milionë dollarë, në vitin e pestë 15.6 milionë dollarë dhe në vitin e gjashtë rreth 3 milionë dollarë, që konsiderohet fondi i investimit, pra në total 128.2 milionë euro.

Sot duhet të ishte afati ku kompania koncesionare duhet të ishte në përfundim të investimit.

Por kompania ka nxjerrë justifikimet e saj, të cilat ne i kemi dëgjuar nëpërmjet përfaqësuesve në komisionin hetimor parlamentar, mbajtur dy vite më parë, ku nga administratorja e saj, Arjola Kodra, u tha se punimet ishin vonuar, jo për shkak të kompanisë, por për shkak të qeverisë, dorëzimi me vonesë i objekteve të truallit ka pasur vonesa edhe për shkak të pandemisë e të tjera si këto.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në fakt, jemi në vitin e gjashtë. Çdo lloj vonese e bërë në 6 vite, sikur t?i marrim të mirëqena ato që ka thënë administratorja, e cila ndodhet në arrest shtëpie, pra 3 vite vonesë të bëra nga qeveria shqiptare. Duhet të ishim në vitin e tretë të investimit.

Pra, sot kompania koncesionare dhe, sipas asaj që vetëdeklaron dhe pretendon ajo, duhet të ishte në një fazë investimi, ku duhet të kishte kryer së paku, sipas të dhënave të studimit të fizibilitetit, investime në këto tri vitet e para prej rreth 100 milionë eurosh dhe rreth 28 milionë euro të tjera duhet të ishin investuar në tri vitet e tjera në vazhdim.

Sipas kontratës koncesionare, investimi prej 128 milionë eurosh duhet të ishte në përfundim, por po marrim të mirëqenë faktin e justifikimeve që ka kompania, vonesat e bëra nga qeveria shqiptare, pandemia e të tjera si këto, megjithëse në të tilla investime afatet apo bllokimet e bëra nga pandemia nuk kanë qenë kaq të shumta, por po i konsiderojmë të gjitha pretendimet e dhëna publike dhe rezulton se kompania koncesionare në 6 vite investim, duke ia falur tri vite për shkak të pandemisë apo vonesave të bëra nga qeveria shqiptare, sot duhet të kishte investuar të paktën 100 milionë euro.

Kompania pretendon se ka investuar në 6 vite më pak se 30% të totalit të vlerës së investimeve.

Sepse tri vitet e para kanë qenë tri vitet kryesore të investimit, sipas tabelës dhe studimit të fizibilitetit, që fillonin me 38.5 milionë euro, vazhdonin me 40.2 milionë euro dhe vitin e tretë 20.2 milionë euro dhe tri vitet e tjera pjesa e mbetur e investimit.

Qartazi kompania koncesionare ?Geogenix?, ?Integrated Energy?, nuk ka kryer investimet sipas vlerave përkatëse në kontratën koncesionare me qeverinë, nuk është respektuar asnjë afat, vlera e investuar në total të këtyre 6 viteve nuk kap as shifrën e vitit të parë të deklaruar sipas kontratës së firmosur me qeverinë shqiptare. Kompania vetë deklaron 32, në dokumentin e publikuar nga CNA, në dhjetor të 2022-shit rezulton të jetë 22 milionë dollarë, ndërkohë duhet të kishte investuar të paktën 40 milionë dollarë vitin e parë.

Sot jemi në vitin e tretë, siç e theksuam më lart, duhet të kishte investuar të paktën 100 milionë dollarë. Asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur. Këtë e kanë pranuar me zë dhe figurë edhe administratorja e kompanisë në komisionin hetimor, e tregojnë faktet, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, hetimet që po bën SPAK-u, i cili, në fakt, duket se e ka marrë shumë shtruar, dhe Prokurorët e çështjes së landfillit të Tiranës.

Mesa duket duhet të lexojnë këto dokumente të publikuara nga ne për të ecur me hetimin, për të zbardhur të vërtetën e asaj që ka ndodhur me koncesionin e landfillit të Tiranës./ CNA.al

 

11 MUAJ ME PARE

Altin Dumani punon të shtunë, por ka 5 muaj pa bërë asnjë punë

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Altin Dumani erdhi në krye të SPAK-ut me një shpresë shumë të madhe.

Shqiptarët e panë si njeriun që do të ndryshonte shumë në hetimet që do të zhvillonte në institucion.

Ca dhe i çuditi se punonte edhe të shtunave, megjithëse ende nuk e dimë se çfarë ka bërë këtë shtunë apo këtë të hënë që ishte pushim, se ishte 1 Maji.

Apo ndoshta si punëtor që është feston dhe jo proteston.

Altin Dumani është kreu i SPAK-ut me mbështetje të amerikanëve, ka dhe një mbështetje të madhe publike, por ne jo pa qëllim i kemi thënë që ai po bëhet esëll duke ngrënë gjizë, duke e krahasuar me Agushin e ?Njeriut me Top? të Dritëro Agollit.

Pa lënë mënjanë edhe karrocën e Dylit, pasi kështu po e drejton SPAK-un. Faktet janë fakte.

 

Pra, kallëzimi është bërë 2-3 vite më parë që kanë filluar procedurat hetimore, por me vajtjen e Dumanit në 16 dhjetor të vitit 2022, në 5-6 muaj nuk është bërë asnjë veprim.

Ndërkohë që ditë pas dite ne kemi nxjerrë fakte dhe prova, se çfarë ndodh në landfillin e Tiranës në një kontratë koncesionare 430 milionë dollarë, e cila do të shkojë me dyfish të ardhura, pasi nga vetë kompania deklarohen 25 milionë dollarë të ardhura në vit.

Ka një kontratë koncesionare kur për 6 vite duhet të ishin ndërtuar 4 linjat e prodhimit të energjisë, të cilat kanë afate disamujore.

Në 72 muaj gjithçka duhet të kishte përfunduar. Jemi në muajin e 68-të.

Nuk ka asgjë të ndërtuar. Ka thjesht dhe vetëm një landfill, incenerator nuk gjendet.

Kompania ka marrë dy kredi 10 milionë euro. Nga ana tjetër ka fituar 30 milionë dollarë dhe pretendon se ka investuar 30 milionë të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e kompanisë mund të jenë mbi 100 milionë dollarë, sipas deklarimeve të saj, nga të cilat rreth 60 milionë dollarë janë nga shteti shqiptar apo më shumë, dhe të ardhura nga biznesi privat, pasi tashmë të ardhurat do t?i rriten kompanisë, sepse në Tiranë çohen edhe mbetjet e Durrësit, plus Bashkia e Tiranës, e Kavajës dhe Vorës.

Këto janë disa të dhëna me shifra, të cilat duhet ta shqetësojnë Altin Dumanin, i cili në një dalje të tij mediatike nuk u soll si kreu i SPAK-ut, por u soll si ministër i Edi Ramës duke qarë arbitrazhin.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në fakt, ai pretendoi se nuk njihte aksionerët e vërtetë, ne ia kemi treguar dhe me dokumente.

Nga ana tjetër, edhe të gjitha faktet ligjore në lidhje me kontratën koncesionare do t?i nxjerrim ditë pas dite, t?ia tregojmë kontratat, studimet e fizibilitetit, shumat e parave të paguara, paratë që fitohen.

Një kontratë koncesionare me 29 euro/ton mbetje për incenerim, ndërkohë që inceneratori sot mungon, pas 6 vitesh dhe me shumë gjasa edhe për një apo dy vite të tjera nuk do ta kemi.

Në 8 vite është gati 30% e afatit kohor të koncesionit dhe kompania pritet që të ketë fitime marramendëse, por incenerator atje nuk ka dhe kostot i paguajnë qytetarët e Tiranës.

Në rast se Dumani nuk i shikon, nuk i dëgjon edhe kur punon të shtunën, të paktën të çojë ekspertë të bëjnë vlerësimet dhe verifikimet e gjithçkaje që ka ndodhur në landfillin e Tiranës.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Atë që dje ia ka kërkuar publikisht dhe Erion Veliaj, i cili topin ia ka lënë Prokurorisë dhe Gjykatës, duke theksuar se nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh brenda në landfill dhe janë të tjera institucione përgjegjëse ato që po hetojnë.

Ndërkohë, shqiptarët i kanë dhënë kompanisë koncesionare nëpërmjet shetit apo privatit mbi 100 milionë dollarë në këto 5 apo 6 vite dhe paratë vazhdojnë e paguhen, ndërsa Altin Dumani, që u bë kreu i SPAK-ut, duke punuar edhe ditën e shtunë, mesa duket, kërkonte të flinte të shtunën dhe të ishte pushim, prandaj është bërë edhe drejtuesi i kësaj Prokurorie. Ndryshe nuk shpjegohet fakti pse SPAK-u nuk vepron ndaj inceneratorit apo landfillit të Tiranës, nuk kryen veprimet procedurale për t?u thënë në fund shqiptarëve cila është e vërteta, sa janë abuzimet, ka apo nuk ka të tilla dhe në rast se është në rregull kompania të vazhdojë detyrën.

Në rast se ka abuzime ligjore dhe shkelje, përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. Altin Dumani nuk mund të sillet edhe njëherë si ministër i Edi Ramës.

Altin Dumani është kreu i SPAK-ut, që nuk duhet të hajë gjizë dhe të ngasë karrocën e Dylit apo të bëhet një Agush, por duhet atë të shtunë që punonte, të shkojë, të punojë dhe të nxjerrë përgjegjësit e moshetimit të koncesionit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës, i cili me foto, me pamje çdo ditë është treguar që nuk ekziston dhe sot me dokumente CNA i ka treguar si kanë qenë afatet kur duhet të ndërtoheshin.

Pse nuk janë ndërtuar? Kush janë shkelësit? Pse nuk është zbatuar kontrata?

Qoftë nga të dyja palët, qoftë me arbitrazh, por e vërteta duhet të dalë para shqiptarëve njëherë e mirë dhe përgjegjësit duhet të ulen përpara drejtësisë, zyrtarë, privatë, media dhe kushdo tjetër qofshin, që kanë futur duart në llumin e korrupsionit, duke vjedhur, abuzuar dhe shkelur ligjin me shqiptarët e varfër, të cilëve u kanë vjedhur nga xhepat e tyre për një aferë që ka ndyrë piramidën shtetërore, pushtetin vendor e deri në biznese private dhe media./ CNA.al

11 MUAJ ME PARE

Dokumenti - Duhet të kishin përfunduar/ 4 linjat e termovalorizatorëve në inceneratorin e Tiranës nuk janë ndërtuar ende

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Landfilli i Sharrës

Ndërtimi i landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një nga skandalet më të mëdha të denoncuara nga opozita dhe mediat në Shqipëri.

Ka pasur edhe një komision hetimor parlamentar, një kontratë koncesionare monopoliste 430 milionë dollarë për 30 vite në fillim.

Ndërsa sot, vlera e saj duket se është gati dyfish, duke përllogaritur dhe të ardhurat e kompanisë të deklaruara zyrtarisht në tatime.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA, xhiroja e kompanisë llogaritet të jetë 25 milionë dollarë në vit mesatarisht, pra në rreth 30 vite me një mesatare të tillë pa llogaritur asnjë rritje, ndërkohë që popullsia e kryeqytetit pritet të shtohet, shkon te 750 milionë dollarë, të paktën sipas vlerave të deklaruara zyrtarisht.

Pa shkuar më tej te fitimet që këto 5-6 vite shkojnë rreth 30 milionë dollarë, ndërkohë që vetë kompania pretendon publikisht se ka investuar po kaq.

Nga ana tjetër, në një dokument (dhjetor 2022) të publikuar nga CNA, del se kompania, partnerëve të saj u drejtohet me vlerën e investimit deri në atë moment 22 milionë euro, vlera të cilat janë të deklaruara prej saj.

CNA po sjell sot një dokument tjetër për të ndihmuar SPAK-un.

Një pjesë të aneks-kontratës koncesionare, pra asaj që ka firmosur qeveria me kompaninë.

Së pari, ky dokument tregon afatet se si duhet të ishte zhvilluar investimi për ndërtimin e inceneratorit dhe rehabilitimin e venddepozitave ekzistuese në Tiranë.

Kështu, quhet kjo pjesë e aneks-kontratës.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Dokumenti i aneks-kontratës koncesionare

Sipas të dhënave të firmosura nga palët, termovalorizatorët e shndërrimit të mbetjeve në energji do të jenë të përbërë nga 4 linja përpunimi, të cilat do të jenë të ndara në afate të ndryshme kohore për ndërtim.

Kapaciteti i çdo linje përpunimi do të jetë rreth 230 ton mbetje në ditë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Sipas të dhënave zyrtare, linja e parë është parashikuar të fillojë në muajin 18 të koncesionit, ndërkohë që sot jemi pas gati 6 vitesh e nuk dihet ku është linja, kontrata është firmosur në gusht të 2017-ës.

Ndodhemi në muajin maj, në muajin e 68-të të koncesionit, ku është linja e parë e prodhimit të energjisë?

Këtë duhet të na e tregojë jo vetëm kompania, por edhe SPAK-u, i cili duhet të shkojë atje ta shikojë ku ndodhet ajo dhe 3 të tjerat.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
SPAK

Linja e dytë e impiantit është parashikuar të fillojë punë në muajin e 34-t.

Pra, pas dy vitesh e 10 muajsh. Jemi në vitin e 6-të. Linja e dytë nuk ekziston.

Sipas kontratës, shkruhet pëfundimi i linjës së tretë duhet të ishte në muajin e 50-të, pra pas 4 vitesh e dy muajsh. Jemi afër vitit të 6-të dhe sërish nuk ka linjë të tretë.

Secila linjë sipas kontratës do të ketë kapacitetin prej 230 ton në ditë, por e katërta duhet të përfundojë muajin e 72-të. Ne jemi në muajin e 68-të, ende nuk ka filluar ndërtimi i të parës. Nuk ka mbaruar e para, e dyta dhe e treta, e jo më të mund të diskutohet që në muajin e 72-të, pra në gusht, të kemi gati linjën e katërt.

Kapaciteti me dy linja shkon 460 ton dhe me tri linja 690 ton, kurse me katër linja, 920 ton.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Kjo është sipas aneks-kontratës së firmosur nga kompania koncesionare dhe shteti shqiptar.

Këtë mjafton ta shohë SPAK-u, të shkojnë oficerët e BKH-së dhe policisë gjyqësore të bëjnë matjet dhe shikojnë investimet për të kuptuar si qëndron e vërteta e këtij investimi.

Ndërkohë kompania deklaron dhe ka ngritur pretendime se është vonuar leja e ndërtimit apo janë dorëzuar sheshet me vonesë. Në fakt edhe me vonesat e lejes së ndërtimit edhe me pandeminë po ta përfshijmë brenda kompania ka punuar sërish e kontrata qartazi nuk duket të jetë zbatuar.

Ende nuk ka një deklarim zyrtar ku janë paratë, porositë, mallrat, sepse investimi për këto 4 linja të cilat do të prodhonin energjinë dhe do të ishin në një periudhë 6-vjeçare të ndërtuara, nuk janë ndërtuar.

Nga ana tjetër sipas të dhënave zyrtare të shtetit shqiptar, qeveria i ka paguar nëpërmjet fondit të pakushtëzuar që jep për pushtetin vendor 10 milionë dollarë në vit, pra vetëm për Bashkinë e Tiranës në 6 vite paguhen rreth 60 milionë dollarë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Bashkia e Tiranës

Kujtojmë këtu se i është shtuar landfillit të Tiranës edhe pagesa për mbetjet e Durrësit, me miliona euro, ndërkohë vazhdojnë të paguajnë Kavaja, Vora, të cilat janë përfshirë në bashkitë që paguajnë për landfillin në kryeqytet dhe incenerim, por incenerator nuk ka.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Nga ana tjetër një fakt është edhe ai i të ardhurave që kompania ka siguruar nga biznesi, ku sipas vetë deklarimeve të kompanisë me të ardhura rreth 25 milionë dollarë në vit në 5 vitet e fundit kompania mund të ketë xhiruar një shumë mbi 100 milionë dollarë e cila është dhe diferenca e të ardhurave që vjen nga biznesi privat për shërbimin që ofrohet në landfillin e Tiranës.

Sipas aneks-kontratës të publikuar nga CNA, kontrata koncesionare e përcakton mjaft qartë fazën e investimit ku fillon, si vazhdon dhe sa muaj ekzekutohet.

Aktualisht nuk ka asnjë incenerator, asnjë linjë prodhimi energjie në Tiranë.

Ky është fakt, sot jemi pas gati 68 muajsh, ndërkohë që kontrata është firmosur në gusht të 2017.

CNA do vazhdojë të sjellë të tjera dokumente ekskluzive dhe publike në lidhje me landfillin e Tiranës dhe aferën e inceneratorëve deri në zbardhjen e plotë të çdo detaji në lidhje me këtë kontratë./ CNA.al

11 MUAJ ME PARE

Altin Dumani po drejton karrocën e Dylit!

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fortë, i vërtetë dhe i ashpër në luftën kundër korrupsionit në krye të SPAK-ut.

Humbi garën e parë, përballë një njeriu me mbështetje politike, zëvendësoi Arben Krajën.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Arben Kraja dhe Altin Dumani

Pritshmëritë nga Dumani janë më të mëdha se të Krajës. Kraja, në vitet që drejtoi SPAK-un, përtej ?sukseseve? të tij, regjistron më shumë dështime. Dështime, pasi asnjë nga çështjet nuk është çuar në fund, sidomos megaafera e shekullit, siç është ajo e inceneratorëve. Me vajtjen e Dumanit dosja fle gjumë?!

Altin Dumani erdhi me mbështetjen e amerikanëve. Ambasada e SHBA-së dhe vetë ambasadorja Yuri Kim kishin pritshmëri shumë të mëdha për Altin Dumanin.

Patjetër se qeveria amerikane ka shpenzuar qindra miliona dollarë të qytetarëve të saj për Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe nuk mund të pranojnë kurrsesi që ai të jetë një dështim.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Ambasadorja Yuri Kim

Pavarësisht akuzave politike Reforma në Drejtësi nuk është ajo që pritej, edhe SPAK-u që ka në krye Altin Dumanin, që duket se drejton këtë të fundit, sikur nget karrocën e Dylit. Me aferën e shekullit nuk po kryen hetime dhe t'i thellojë ato, por vetëm artikulon justifikime. 

Historinë e karrocës së Dylit e dinë shumë, por Altin Dumani nuk mund të jetë drejtuesi i karrocës së Dylit, ai duhet të drejtojë SPAK-un.

Pak javë më parë doli dhe na tha se po kërkonte pronarët e inceneratorëve.

Ata me letra i ka në QKB. Për Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, letrat i kanë vartësit e tij. Letrat i ka dhe ai vetë. Një ministër e ka pas prangave.

Po kontrollon një ish-zëvendëskryeministër. Të gjitha veprimet i ka mjaft të çuditshme pasi ka një ngadalësi të madhe dhe një pasaktësi të dukshme në hetim, sepse këtë e nxori zbuluar vetë administratori i inceneratorit të Tiranës, landfillit, i cili tha se SPAK-u nuk kishte shkuar, nuk kishte bërë veprime aty. Dumani si ka thelluar hetimet, por po bën sehir si të jetë karrocier në shëtitje.

Ndërkohë që ka një kallëzim, ndërkohë që kanë dalë dokumente që tregojnë se atje u punësua babai i Alqi Bllakos. Ka të bëjë me korrupsion.

Nga ana tjetër, emrat e kompanisë mëmë të inceneratorëve lëvizin. Shiten aksione, bëhen kontrata fiktive shitjesh, para me të pritur, shitje me kusht e të tjera si këto. Ka ndodhur që nga fillimi i kompanisë dhe më tej.

Janë dokumente që merren lehtësisht në Holandë, që lehtësisht gjenden në QKB, dhe lehtësisht personat që e kanë ndërtuar këtë strukturë mund të vendosen para ligjit dhe lehtësisht për shkak të shkeljeve të kontratës, shqiptarëve mund t'u shpëtohen dhjetëra miliona euro, të cilat merren nga një kompani, e cila do të ndërtonte një incenerator, ka firmosur një kontratë në 2017 dhe sot në 2023-shin, incenerator nuk ka.

Deklarohet 29 euro/ ton, 10 milionë dollarë nga transferta e pakushtëzuar çdo vit, për këtë kompani, vetëm për Bashkinë e Tiranës, pa folur për milionat e dollarëve që jepen nga Kavaja, Durrësi, Vora, pa folur për milionat e dollarëve që gjenerohen nga biznesi privat, pasi kompania, edhe pse në fazë investimi në 5-6 vitet e para pretendon se ka fituar rreth 30 milionë dollarë apo ka investuar po kaq, ndërkohë që nuk i ka pasur këto shuma nëpër banka, por po i kërkon tani këto para. 

Të ardhura vjetore mbi 25 milionë dollarë në vit. Kontrata 430 milionë dollarë po shkon 800 milionë të ardhura, por çmimi paguhet njësoj dhe incenerator nuk ka.

Altin Dumani nuk mund të ngasë karrocën e Dylit, por duhet të drejtojë SPAK-un. Ashtu siç i thamë dje në një editorial, se ai nuk mund të hajë gjizë për t'u bërë esëll, ai duhet të jetë esëll dhe i fortë se ka gjithë mbështetjen për të zbardhur aferën e shekullit.

Ai nuk mund të bëjë lojëra procedurale apo të qajë hallet e arbitrazheve. Ai nuk mund të bëjë sikur nuk e di se SPAK-u dekonspiroi të gjithë hetimin për inceneratorët pasi Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Guiseppe Ciaffaglione dinin gjithçka që ndodhte në SPAK dhe të gjithë u arratisën, asnjë prej tyre nuk u arrestua.

Prandaj dhe SPAK-u nuk mund të jetë karroca e Dylit në duart e Altin Dumanit, por ky i fundit duhet të zgjohet dhe të kalërojë SPAK-un, për të fituar garën, garën me të vërtetën, garën me drejtësinë, atë që presin shqiptarët, atë që kanë investuar amerikanët.

Nuk mund të heshtë dhe të bëjë sikur nuk di se çfarë po ndodh apo të ecë dhe të drejtojë karrocën e Dylit./ CNA.al

 

11 MUAJ ME PARE

Altin Dumani ha gjizë si Agushi

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Altin Dumani

Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë ?Njeriun me top? të Dritëro Agollit, kthyer në një film dhe luajtur mjeshtërisht nga i madhi Timo Flloko, ku një rol jo të paspikatur ka edhe Agushi.

Italiani Augusto i luajtur nga Zef Bushati, në rolin e tij sot e shohim Altin Dumanin, kreun e SPAK-ut, për të mos thënë që i gjithë SPAK-u është një tufë me Agushë që hanë gjizë për t?u bërë esëll.

Faktet janë të thjeshta. Zoti Dumani, në një dalje publike para disa javësh, tha se nuk bënte bllokimin e inceneratorit të Tiranës, se kishte hallin e arbitrazhit dhe nuk i njihte aksionerët dhe nuk e dinte se kush ishin të vërtetët që fshiheshin pas.

CNA dhe vetë SPAK-u e kanë ditur. Kemi treguar me letra shpesh se kompania është themeluar nga Klodian Zoto, më pas është marrë nga Giuseppe Ciaffaglione dhe në vitin e kaluar aksionet u kanë kaluar disa personave të tjerë.

Ndërkohë që SPAK-u po bënte hetimet janë zhdukur disa gjurmë.

Por ne kemi një letër të 9 dhjetorit 2022, kemi publikuar disa dokumente sërish të dhjetorit 2022, mbi Mirel Mërtirin, ?trurin? e inceneratorëve.

Kemi publikuar regjistrin e Holandës, regjistrin tregtar me emrin e Klodian Zotos, kemi nxjerrë shumë dokumente që lidhin Klodian Zoton me inceneratorin e Tiranës, me kompaninë ?Geogenix? si themeluese, Mirel Mërtirin dhe së fundi dhe një e-mail që administratori i Holandës, i cili i çon një e-mail në adresën Limon Mango dikujt që e quan ?Dear Mirel? dhe i konfirmon rrogën administratorit të Tiranës e kështu me radhë.

Janë dokumente të siguruara nga informacione të besueshme të konfirmuara dhe këto Altin Dumani i ka publike ashtu siç i kanë dhe prokurorë të tjerë të SPAK-ut.

Kanë publike dhe mediat që shantazhojnë SPAK-un për të mbyllur çështjen, kanë publikë gazetarët që marrin paratë, kanë fluturimet e tyre, kanë takimet. Mund të sigurojnë dhe e-maile të tjera, por duke fjetur thjesht dhe vetëm po hanë gjizë që të bëhen esëll.

Nga çfarë? Këtë nuk e dimë. I ka dehur Mirel Mërtiri, Klodian Zoto apo Stela Gugallja, paratë apo çfarë e ka dehur SPAK-un tonë që nuk vepron për incenetarorin e Tiranës?

Ndaj një kompanie që ka fituar deri në 30 milionë dollarë në 5 vite në kurriz të shqiptarëve, ndaj një kompanie që ka blerë media, ka bërë shantazh ndaj prokurorëve. Që ka blerë ministra, ka korruptuar zyrtarë, siç është rasti i babait të Alqi Bllakos e kështu me radhë.

Kush është ?truri? i inceneratorëve? SPAK-u na thotë se është Mireli. Kush është pas kompanisë në Tiranë, që ka aksionerë të rinj nga maji?

Ndryshimi i aksioneve është bërë thjesht dhe vetëm tani, pak ditë më parë, pasi CNA i çoi një shkresë zyrtare Ministrisë së Financave, e cila ia delegoi Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe kjo e fundit ende nuk ka kthyer përgjigje se kush janë aksionerët në regjistrin e QKB-së, pasi sipas të dhënave që ne kishim në maj ishin shitur aksionet, ndërkohë në Shqipëri nuk ishin reflektuar ende dhe kishte të paktën dy shkelje ligjore në lidhje me ligjin e koncesioneve.

Së pari, leja që duhej marrë nga qeveria shqiptare, pra duhej miratuar më parë nga qeveria shitja e aksioneve, sepse është në koncesion dhe ligji i koncesioneve e përcakton saktë dhe, së dyti, njoftimi që i duhej bërë brenda 30 ditëve Qendrës Kombëtare të Biznesit, qeverisë, si dhe shtetit shqiptar.

Ndërkohë që këto nuk kanë ndodhur, këto janë fakte që i duhen ndoshta qeverisë, ndoshta një arbitrazhi të mundshëm që e kishte frikë Altin Dumani, ky Agush i vogël, që ha gjizë të madhe duke fjetur mbi dosjen hetimore, duke bërë spektakël dhe ?show? dhe nga ana tjetër nuk zbardh aferën korruptive të landfillit të Tiranës, ku paguhen 29 euro/ ton, ndërkohë që nuk ka incenerator dhe me shumë gjasa nuk do të ketë për 1 apo 2 vite të tjera. Ndërkohë që kontrata është firmosur në gusht të 2017-ës, në Tiranë nuk ka incenerator ende në 2023-shin.

E ndërkohë Elbasani e Fieri përfunduan ashtu siç kanë përfunduar, edhe pse s?punojnë, janë aty në gjendje.

Ndërsa në Tiranë nuk ekziston. Dhe kompania që pretendonte investimin 128 milionë euro nuk i ka pasur këto para në momentin e firmosjes së kontratës, por po i gjen tani paratë kur Altin Dumani dhe kolegët e tij hanë gjizë të bëhen esëll.

Dhe pyetëm edhe më sipër, nga çfarë? Përse po bëhen esëll? Çfarë e ka dehur Altin Dumanin & Co? Njerëzit e reformës në drejtësi që do të luftonin korrupsionin çfarë i deh? Shantazhi i medias, kërcënimet e gazetarëve, paratë e korrupsionit që ndahen nëpër televizione? Frika nga kush? Kush i step Agushët e SPAK-ut?/ CNA.al

 

11 MUAJ ME PARE

Dokumenti – E vërteta e madhe për inceneratorët/ Skema e kompanisë, “shitja me kusht” dhe mungesa e financimit

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në një dokument prej 8 faqesh, CNA zbulon të vërtetën e madhe për inceneratorët dhe mungesën e financimit prej 128 milionë dollarësh, në momentin kur është firmosur kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës.

Dokumenti i kompanisë ?Geogenix? mban datën 9 dhjetor 2022 dhe tregon strukturën e kompanisë.

Në faqen e parë të dokumentit është një e-mail i kompanisë ?Geogenix? që shpjegon përmbajtjen e dokumentit 8-faqësh.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në faqen e dytë renditen aksionerët, ku del si aksioner edhe Giuseppe Ciafaglione, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Për këtë të fundit, dje "Syri" publikoi një tjetër dokument që tregon se Ciafaglione tashmë i ka shitur 100% të aksioneve të tij. Ky ndryshim i aksionerëve është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas kontratës koncesionare, për ndryshimin e aksionerëve, më parë duhet marrë aprovimi i qeverisë shqiptare, ndërsa përpara tashmë kemi një dokument që tregon "shitje me kusht".

Kompania koncesionare ka ndryshuar disa herë aksionerët dhe për këtë duhet të merrte aprovimin e qeverisë.

Kontrata është një ?shitje me kusht? dhe qeveria shqiptare tashmë ka në dorën e saj instrumentin për të fituar çdo arbitrazh të mundshëm.

Më poshtë janë të dhënat e kompanisë, bashkë me një përmbledhje të projektit të inceneratorëve, kontrata koncensionare e të cilit u firmos në gusht të vitit 2017 për 30 vite, në vlerë 430 milionë dollarë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Asokohe na u tha që kompania ?Inegrated Energy BV?, e cila tashmë quhet ?Geogenix?, kishte 128 milionë euro gjendje për të investuar.

Por sipas të dhënave në faqen e fundit të dokumentit, duket qartë se kompania kërkon rreth 100 milionë dollarë për të kryer investimin dhe thotë se ka siguruar rreth 20 milionë të tjera në Itali.

Pra, në dhjetor të 2022-shit, kompania që ka marrë kontratën koncesionare të inceneratorit të Tiranës, të landfillit të kryeqytetit, nuk ka pasur para për të investuar dhe pas më shumë se 5 vitesh nga firmosja e kontratës po kërkon paratë për të investuar në inceneratorin e Tiranës.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Kështu rezulton se kompania që ka pasur themelues Klodian Zoton, ka firmosur kontratën, ndërkohë që asgjëkundi nuk gjenden në banka, në numra llogarie apo kontrata me kompani të tjera 128 milionë dollarë gjendje për investim të menjëhershëm.

Qartazi duket se pas firmosjes së kontratës koncesionare me qeverinë shqiptare, kompania ka filluar të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas të fillojë punën me investimin, kur në fakt inceneratori duhet të kishte përfunduar.

Pra, firma, me shumë gjasa fitimet që i ka çuar në 30 milionë dollarë, në këto 5 apo 6 vite i ka nga të ardhurat e administrimit të landfillit dhe nuk ka mundur të ketë financim për inceneratorin e Tiranës, deri në muajin dhjetor kur është përgatitur edhe ky dokument, i cili nxjerr zbuluar strukturën e kompanisë, mënyrën e financimit dhe kërkesën nga do të vijnë paratë./ CNA.al

Dokumentin e plotë 8 faqësh mund ta gjeni "këtu".

11 MUAJ ME PARE

Inceneratori i Tiranës/ Një dokument dhe disa pyetje për administratorin

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Herman Daniel Vermulen

Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës, Herman Daniel Vermulen, në disa dalje të tij meddiatike ka thënë se nuk e njeh Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe garanton se paratë që jepen si shërbim për kompaninë që ai menaxhon, pra për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, nuk shkojnë për këto persona, apo emra që përmenden si të akuzuar.

Në fakt ne kemi disa pyetje për administratorin e inceneratorit të Tiranës që po ia bëjmë publikisht dhe po japim edhe disa fakte.

Ai flet se nuk ka lidhje me Klodian Zoton, por ne po i tregojmë një dokument të firmosur nga Lefter Koka më 17 gusht të vitit 2017, që flet për Klodian Zoton.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Dokumenti i firmosur nga Lefter Koka më 17 gusht të vitit 2017, drejtuar Klodian Zotos.

Ky i fundit, i cili aktualisht është në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, në gusht të 2017-ës vihej në dijeni nga ministri në lidhje me problematikën e kompanisë ?Integrated Energy BV?, që është kompania mëmë në Holandë.

Sipas dokumentave të publikuara nga CNA, kompania është themeluar nga Klodian Zoto dhe më pas është kaluar në emrin e Giuseppe Ciaffagliones, ky i fundit person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi punësoi babain e Alqi Bllakos, i cili ndodhet në burg dhe e paguante me një pagë jo të pakët, por rreth 10 milionë lekë në muaj.

Nga ana tjetër, Ciaffaglione ka marrë edhe disa qindra mijëra euro për konsulencë nga inceneratori i Fierit, i cili ende nuk punon sot që flasim. Kompania ka edhe disa aksionerë të rinj që u bënë publike në QKB pas ndryshimit të ligjit për kompanitë off-shore.

Ky është dokumenti që tregon se Lefter Koka njofton Klodian Zoton për inceneratorin e Tiranës.

Gjithashtu, ne po publikojmë edhe dy foto të tjera (janë dokumente që publikohen për herë të parë). Këto dokumenta tregojnë regjistrin e themelimit të kompanisë ku del ?Integrated Technology Services?, ITS.

ITS është kompania që ka në pronësi Klodian Zoto, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion, nën kontraktor në Elbasan dhe ndërtues i inceneratorit të Fierit. Të dyja ende jashtë funksionit.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Regjistri i themelimit të kompanisë "Geogenix BV"
Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Detaje për aksionet e kompanisë "Geogenix BV"

A e njeh administratori Klodian Zoton si themelues të kompanisë dhe Ciaffaglionen që është në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u?

Dhe a e di se çfarë kontrate kanë firmosur me qeverinë shqiptare Ciaffaglione për inceneratorin e Tiranës?

Kjo pasi sot jemi 6 vjet pas përfundimit të këtij investimi, ndërkohë incenerator ende nuk ka dhe mesa duket nuk kanë filluar ende punimet për ndërtimin e tij, gjë që na bën të kemi të gjitha dyshimet se edhe për nja dy apo tri vjet mund të mos ketë fare. Ndoshta mund të bëhet gati për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës që të mos ketë debate publike dhe politike. Por edhe atëherë do jetë 9 vite më pas nga firmosja.

Por nga të dhënat që CNA ka, kompania nuk ka dhe nuk ka pasur 128 milionë euro për investimin kur ka firmosur kontratën, të paktën kjo shumë nuk ka qenë në gjendje deri në dhjetor të 2022-shit.

Gjithsesi, administratori duhet të na thotë pse na ka gënjyer publikisht duke thënë se nuk e njeh Klodian Zoton dhe paratë nuk shkojnë tek ai apo personat në kërkim?

NUK DI apo GËNJEN?

A e di Herman Daniel Vermulen se kompaninë e ka themeluar Klodian Zoto?

Meqënëse ky zotëria nuk e di dhe thotë që paratë nuk shkojnë të personat e akuzuar, si ka mundësi që në foto në landfillin e Sharrës janë Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Giuseppe Ciaffaglione që është në kërkim ndërkombëtar? I di administratori i inceneratorit të Tiranës këto?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Ai mund të mos i tregojë, por para SPAK-ut do ta ketë të vështirë për të shmangur të vërtetën, pasi do të dalin fakte dhe dokumenta ekskluzive të pakontestueshme për inceneratorin e Tiranës dhe lidhjet me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin.

Një pyetje që mund tja bëjnë në SPAK psh: A jeni në dijeni se kush fshihet pas adresës së emailit ?LEMON MANGO? dhe kush është Mireli?

Nesër CNA do të publikojë një dokument ekskluziv që tregon trurin e inceneratorëve, skenaristin e vërtetë që fshihet dhe i shërben kompanisë në Holandë dhe skemat e tij për të humbur gjurmët.

Një dokument që do tregojë publikisht si lidhet e gjithë afera korruptive e inceneratorëve dhe duhet të jetë në vëmendjen e SPAK./ CNA.al

1 VITE ME PARE

Altin Dumani, si ministër i Edi Ramës

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Foto ilustruese

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një dalje të tij mediatike, pak ditë më parë, bëri disa deklarata të forta, të cilat diku kaluan me të qeshur, diku u dukën serioze.

Por në fakt, në analizën e tyre, thjesht dhe vetëm na tregojnë se pritshmëritë ndaj kreut të SPAK-ut po bien. Po bien kaq shpejt sa askush nuk do ta besonte.

Altin Dumani na tha se nuk po bënte sekuestro të inceneratorit të Tiranës, pra landfillit, sepse nuk dinte se kush ishin aksionerët dhe kjo mund ta çonte çështjen në arbitrazh.

Zoti Dumani gënjen kur thotë se nuk dihen se kush janë aksionerët, sepse aksionerët e kompanisë dihen, janë të regjistruar në QKB. Ka një historik në Holandë.

Kompania fillon me Klodian Zoton, shkon te Giuseppe Ciaffaglione dhe tani te disa persona të tjerë që janë bashkortakë me Ciaffaglione-n.

Këta janë të ditur dhe nëse Altin Dumani nuk i ka dokumentet, ia vendosim ne si redaksi në dispozicion.

Pra, kur mund t?i ketë një media, nuk mund t?i ketë SPAK-u?

I ka e gjithë politika. I ka Edi Rama në zyrë. I kanë edhe kolegët e Altin Dumanit.

Nga ana tjetër, zotëria tha se nuk bëhet konfiskimi, sepse kemi frikë nga arbitrazhi.

Lind pyetja: Çfarë është Altin Dumani?

Ministri i Edi Ramës që sheh balancat, apo ka bashkuar SPAK-un me qeverinë e Rilindjes për të zgjidhur se ç?po ndodh?

Altin Dumani është kreu i një institucioni hetimi, që çon para drejtësisë në rast se ka apo s?ka korrupsion dhe e ka të përcaktuar me ligj.

Altin Dumani nuk shikon arbitrazhin.

Ç?punë ka me arbitrazhin? Është ministër i Financave, është kryeministër, është ministër i Drejtësisë?

Është Ulsi Manja? Ka dhe një detaj tjetër që e bën Altin Dumanin më shumë ministër të Edi Ramës.

Jo për ta kompleksuar këtë të fundit, por si mundet që të katandiset SPAK-u e të merret me ustallarë, të merret me tubat e banjës së tigrit, dhe sulmojnë në SPAK atë që sulmon Edi Rama, por nuk heton inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës?

Kjo është pyetja. Mos vallë Altin Dumani ka bashkuar SPAK-un me qeverinë e Rilindjes dhe tani janë një?

Sepse këta na e tha edhe administratori i kompanisë së landfillit të Tiranës, i cili u shpreh publikisht se SPAK-u nuk kishte shkuar në zyrat e këtyre të fundit, ndërsa, nga ana tjetër, na është thënë vazhdimisht se ka hetime të thelluara se janë marrë faturat, pagesat e të tjera si këto.

SPAK-u ka kohë të merret me tubat e banjave dhe nuk gjen kohë të merret me milionat e eurove dhe ortakëritë me mediat.

Nuk zbardh dot SPAK-u pse inceneratori i Tiranës ka paguar para për ?Top Channel?, Carlo Bollino-n, Irfan Hysenbelliun e kompani?

Altin Dumani ndoshta sheh më shumë lajmet e kronikat e inceneratorëve në ?Top Channel?, por harron që janë ortakë me Mirel Mërtirin & CO.

Nuk ka kohë SPAK-u dhe e ka dosjen voluminoze e nuk bën dot ndalimin, pra sekuestron, për të penguar pagesën prej 29 euro/toni në ditë, për t?u shpëtuar shqiptarëve miliona euro, sepse ka hallin e abritrazhit?

Po kush e ka bërë atë kontratë kaq të keqe sa Shqipëria humbet në arbitrazh?

Ai duhet arrestuar atë ditë që prokurori e lexon kontratën e në rast se është bërë në kundërshtim me parimet ndërkombëtare apo me ligjet e shtetit shqiptar, pikërisht personi që e ka shkruar, personi që e ka firmosur, shkon para drejtësisë.

Dhe Altin Dumani nuk bën rolin e ministrit të Edi Ramës, por bën rolin e prokurorit të SPAK-ut, që çon para drejtësisë personat e akuzuar për korrupsion.

Nuk bën avokatin dhe balancuesin e pushteteve se ka hall arbitrazhin.

Janë 10 milionë dollarë në vit që jepen nga granti i pakushtëzuar i qeverisë. Janë rreth 20 milionë dollarë që kompania qarkullon.

Janë rreth 700 milionë dollarë në 30 vite. Gazetari Klodian Tomorri në një reagim të tij tha se kompania e inceneratorit të Tiranës do të marrë 1.2 miliardë dollarë. Po çfarë ka merak Altin Dumani? Arbitrazhin.

Duke e lejuar që të vazhdojë propaganda, që të vazhdojnë sulmet, që të akuzohen prokurorët e SPAK-ut, që të merren hetimet me ustallarë, me pllakaxhinj.

Që të shkojë çështja sa mediat të bëjnë avokatinë e Mirel Mërtirit dhe të inceneratorëve, të atij të Elbasanit që sot pas gati 9 vitesh kur është firmosur kontrata, kërkon 2 milionë dollarë të mbahet nga bashkitë e varfra të Cërrikut, Librazhdit, Elbasanit apo Përrenjasit.

Pse ka frikë Altin Dumani nga arbitrazhi?

Sepse inceneratori i Fierit nuk është vënë ende në punë dhe me shkresa zyrtare është njoftuar se ka përfunduar.

Për çfarë ka frikë Altin Dumani? Cilin arbitrazh? Arbitrazhin e Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles, që kanë mundur të fitojnë gati 30 milionë dollarë në pak vite.

Për çfarë ka frikë, për Mirelin si truri i inceneratorëve, apo sepse disa aksionerë të tjerë të huaj duhet të marrin paratë? Për një kompani zinxhir, që po u merr shqiptarëve miliona e miliona euro ditë pas dite?

Këtë arbitrazh ka hall Altin Dumani?

Këtë hall mund ta ketë vetëm një ministër i Edi Ramës dhe Altin Dumani po sillet si një i tillë./ CNA.al

 

1 VITE ME PARE

Dokumenti-Administratori i landfillit të Tiranës kapet sërish duke gënjyer

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Foto ilustruese

Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, administratori i landfillit të Tiranës, Herman Daniel Vermulen, përveçse sfidoi autoritetet e SPAK-ut për faktin se ata të fundit nuk kishin shkuar të shikonin punën e bërë në landfill, tha edhe disa të pavërteta të mëdha.

Së pari, gënjeu për bashkëpunimin me grupin e personave të shpallur në kërkim, Mirel Mërtirin, i cili njihet si truri i inceneratorëve, bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja, dhe Klodian Zoto. Pa folur për Giuseppe Ciaffaglione-n, i cili është edhe aksioner edhe administrator i kompanisë, së bashku me administratoren tjetër, Arjola Kodra, e cila është nën arrest shtëpie dhe nën akuzë nga SPAK-u.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Sipas administratorit, në landfillin e Tiranës bëhej një punë e madhe. Akuzat ishin të pavërteta. SPAK-u nuk kishte shkuar, por dhe theksonte se paratë që paguheshin nga shqiptarët për landfillin 29 euro/toni ku nuk ka incenerator, pas afërsisht 6 vitesh nga firmosja e kontratës koncesionare, theksoi se paratë e shqiptarëve nuk shkonin për personat në kërkim.

Prej vitit të kaluar, siç kemi mësuar, në QKB janë shfaqur edhe tre aksionerët e rinj, të cilët pretendojnë se nuk kanë lidhje me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe personat në kërkim.

Në fakt, ne vërtetuam lidhjen e tyre. Vërtetuam faktin se si janë marrë si konsulente kompanitë e Stela Gugalles dhe Klodian Zotos, se si ka qenë administrator Giuseppe Ciaffaglione, ky është fakt dhe ai është një person në kërkim, bashkaksioner i kompanisë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Se si është në arrest shtëpie Arjola Kodra, për të shkuar më tej edhe te të tjera fakte, që tregojnë jo thjesht dhe vetëm bashkëpunimin, por edhe faktin se si Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Ciaffaglione janë "truri" i asaj që ndodh në Tiranë.

Kemi publikuar dhe një foto të Ciaffaglione-s me Zoton në inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston pranë landfillit, siç duan ta quajnë, apo në impiantin e përpunimit të mbetjeve.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Sot po ju sjellim një tjetër dokument. Një dokument që akuzon drejtpërdrejt kompaninë.

Është paga që merr Mirel Mërtiri nëpërmjet një kompanie të tretë në Holandë për llogari të "Geogenix", mëmës së inceneratorit të Tiranës.

Pagesa është prej 5 mijë eurosh në muaj. Është "Geogenix" që ne treguam me dokumente që i garantoi Mirel Mërtirit rezidencën në Holandë, ndërkohë që ky ishte një person i shpallur në kërkim nga SPAK-u dhe kërkohej nga policia shqiptare.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Ende nuk qe bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për shkak të afateve që ka ligji.

Por në dhjetor, Mireli, sipas dokumenteve, firmosi në Tiranë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Ne sot nuk po u qëndrojmë thjesht dhe vetëm dy dokumenteve të para, të cilat shqiptarët i kanë lexuar, pra faktit që Mireli ka një kontratë me "Geogenix" nëpërmjet një kompanie të tretë dhe merr rezidencën në Holandë dhe do të ketë një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj si menaxher apo si drejtor, kjo pak rëndësi ka, sepse Mireli na shfaqet edhe në Zimbabve si negociator, firmos dhe dokumentet në emër të "Geogenix", hap dhe llogari bankare e të tjera si këto.

Sot po tregojmë një dokument të muajit mars që tregon se sërish kompania "Toss" i jep rrogën Mirelit për llogari të "Geogenix".

Për ata që duan ta kenë më të thjeshtë, kompania, e cila qëndron ndërmjet Mirelit dhe "Geogenix" është një kompani ndërmjetësuese, e cila është një garantuese ligjore me institucionet për të gjithë procedurën e pagesës së pagave, sigurimeve, taksave e të tjera si këto.

"Geogenix" paguan këtë kompani dhe kjo kompani paguan Mirel Mërtirin. Ky dokument tregon se kompania mëmë e inceneratorëve e ka paguar Mirelin edhe në muajin mars.

Administratori thotë se paratë nuk shkojnë për personat në kërkim. Në fakt, ne kemi publikuar edhe një tjetër dokument, ky këtu që është publikuar më parë, që tregon se si kompania paguan avokatët e Giuseppe Ciaffaglione-s në Itali që ai të mos ekstradohet në Tiranë për shkak se ai është një person i shpallur në kërkim si administrator, por edhe si bashkaksioner me gati 30% të aksioneve të kompanisë "Geogenix", kompanisë mëmë të landfillit të Tiranës.

Janë dy raste të verifikuara që një person në kërkim si Giuseppe Ciaffaglione në proces gjyqësor paguhet nga "Geogenix" dhe paguhet nga procesi gjyqësor dhe i dyti është ky i Mirel Mërtirit që "Geogenix" i paguan Mirelit pagën në mars, por edhe në dhjetor, ku të dy janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pra, si nuk ka lidhje dhe nuk e di administratori i landfillit të Tiranës që personat në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u që akuzohen për aferat e inceneratorëve në Shqipëri nuk marrin pagesa nga kompanitë e tij dhe këtë na e garantoi ky i fundit?

Administratori ka gënjyer publikisht dhe kjo është një provë për SPAK-un, sepse ai ka ndihmuar që të fshehin gjurmët e krimit.

Kompania po paguan njerëz, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa administratori flet publikisht duke tentuar të gënjejë institucionet, SPAK-un, të fshehë gjurmët se kompania nuk paguan edhe për gjyqet e Ciaffaglione-s edhe për rrogën e Mirel Mërtirit që ai të qëndrojë në arrati dhe të vazhdojë aktivitetin kompania duke u fshehur pas emrave të tjerë dhe duke luajtur me skema të ndryshme që filloi në Tiranë dhe përfundojnë në Zimbabve e më gjerë./ CNA.al

1 VITE ME PARE

Si do ta luftojë SPAK krimin e organizuar?/ Dumani zbulon strategjinë

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
SPAK

Krimi i organizuar shqiptar ka qenë një nga çështjet për të cilat ka folur kreu i SPAK, Altin Dumani në një intervistë për median italiane “La Republica”.

Dumani tha se paratë e drogës investohen kryesisht në ndërtim, pasuri të paluajtshme, në biznes, lojëra fati dhe turizëm hotelier.

Ai deklaroi se rreziku kryesor i krimit të organizuar shqiptar është ndikimi i tij në ekonominë e vendit.

Për të luftuar grupet kriminale, Dumani tha se po zbaton strategjinë e bashkëpunimit me autoritetet e vendeve të huaja.

Pjesë nga intervista:

Ku riinvestohen të ardhurat e trafikut të drogës, prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore?

Altin Dumani: Ka institucione të tjera që bëjnë analiza të detajuara për të vlerësuar rrezikun e pastrimit të parave. Por në përgjithësi, bazuar në hetimet e kryera nga SPAK, mund të themi se sektorët më të prekur nga pastrimi i parave janë ndërtimi, pasuritë e paluajtshme, drita, industria, lojërat e fatit dhe turizmi hotelier. Kohët e fundit është vënë re edhe përdorimi i kriptomonedhave. Një rast interesant i hetuar nga SPAK ishte në vend të ndërtuesit palermitan Francesco Zummo (ai është një nga protagonistët e mafiozit të pushkatimit nga Palermo mbi të cilin gjyqtari Giovanni Falcone kishte hetuar, ed), i cili tentoi të pastronte rreth 18 milionë euro përmes institucioneve bankare shqiptare. SPAK e ka sekuestruar këtë shumë dhe procedimi po shqyrtohet nga gjyqtarët me qëllim sekuestrimin përfundimtar të të gjithë shumës prej 18 milionë e 400 mijë eurosh.

Cili është rreziku më i madh që përfaqëson sot ajo që ne e quajmë mafia shqiptare?

Altin Dumani: Rreziku kryesor i krimit të organizuar shqiptar është ndikimi i tij në ekonominë e vendit. Pastrimi i parave nëpërmjet investimeve të ndryshme deformon ekonominë e tregut dhe konkurrencën e lirë. Forcimi i grupeve kriminale sjell edhe shtimin e konflikteve të dhunshme mes tyre, me pasojë duke dëmtuar sigurinë e qytetarëve.

Cila është strategjia juaj për të luftuar këto klane?

Altin Dumani: Duke qenë se krimi i organizuar është transnacional, SPAK i ka kushtuar vëmendje të madhe forcimit të bashkëpunimit me autoritetet e huaja gjyqësore (si vendet e BE-së apo më gjerë). Bashkëpunimi me autoritetet e huaja gjyqësore përfshin krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, procedimet paralele dhe ndihmën e ndërsjellë juridike. Aktualisht, Prokuroria Speciale ka disa ekipe të përbashkëta hetimore me autoritetet gjyqësore italiane, britanike, franceze, gjermane dhe spanjolle. Sondazhe paralele janë kryer edhe me vende si Danimarka dhe Norvegjia. Sekuestrimi dhe konfiskimi i produkteve të veprës penale janë gjithashtu në kuadër të kësaj strategjie. Për këtë, Departamenti i Hetimit Financiar filloi punën, i përbërë nga hetues të përzgjedhur pas një procesi shumë rigoroz. Në këto tre vite SPKA ka arritur të sekuestrojë dhe të konfiskojë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kompani dhe shuma parash për mbi 100 milionë euro./ CNA.al

1 VITE ME PARE

Ekskluzive/ Dokumenti, inceneratori i Tiranës gënjeu publikisht shqiptarët

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Foto ilustruese

Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, ?Integrated Energy BV SVP?, mëma e së cilës quhet ?Geogenix?, pasi ka ndryshuar emrin në kompaninë e saj në Holandë, ka bërë një reagim publik pas disa shkrimeve në media apo edhe reagimeve politike nga ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe kandidatit për kryetar bashkie për Tiranën, z.Belind Këlliçi.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Deklarata vjen sapo politika nxjerr dokumente, fakte dhe akuza të forta ndaj kësaj kompanie dhe kontratës koncensionare të firmosur nga qeveria shqiptare.

Janë tri kontrata koncensionare që fillojnë në Elbasan me Stela Gugallen, bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit, ky  fundit i quajtur dhe ?truri? i inceneratorëve nga SPAK-u.

Shkon në Fier te Klodian Zoto, edhe ky shkon sa në Fier sa në Elbasan, gjithashtu ka marrë dhe një kontratë për landfillin e Vlorës dhe vijmë në Tiranë me disa aksionerë të rinj italianë, në kompaninë ?Integrated Energy BV SVP?, e cila ka firmosur një kontratë koncensionare 430 milionë euro me shtetin shqiptar dhe me një xhiro e një fitim të paimagjinueshëm. 

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton që deri në mesin e vitit 2021 kompania të ketë një xhiro prej 50-60 milionë eurosh, sipas të gjitha të dhënave nga burimet zyrtare brenda kompanisë. Një fitim i realizuar për vitin 2022, prej rreth 500 mijë euro në muaj, sipas të njëjtave burime. Të dielën një ditë pas 1 prillit,  kompania reagoi duke theksuar se akuzat ndaj ineceneratorit të Tiranës, ndaj landfillit të Tiranës, ishin politike, të bëra nga Monika, nga mediat e saj, nga Belind Këlliçi e kështu me radhë.

Në fakt, e vërteta është një dhe vetëm një, ka një kontratë koncensionare që po hetohet nga SPAK-u. Po quhet aferë korruptive, ka persona nën arrest, në burg për Fierin dhe për Elbasanin, ku është provuar me dokumente që është bërë evazion fiskal.

Është provuar me dokumente se si ka bërë korrupsion një ministër, apo sekretari i përgjithshëm i një ministrie, babai i të cilit ishte strehuar tek inceneratori i Tiranës. Ka dy administratorë te kompania e inceneratorit të Tiranës, njëri në kërkim e tjetri në arrest shtëpie, njëri prej të cilëve është dhe aksioner i kompanisë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Këto kompania nuk i përmend, por fton njerëzit të shikojnë malin me plehra në inceneratorin e munguar të Tiranës. Në fakt edhe në investimet e kryera në Elbasan edhe në Fier, kanë shfaqur problematika. Inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit dhe gjatë gjithë kohës pretendohet se është në remont.

Ndërkohë që duhen të paktën rreth dy milionë euro në vit që ai të funksionojë. E papërballueshme për buxhetin e Bashkisë së Elbasanit.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Foto i ilustruese

Inceneratori i Fierit, i cili pretendohet se ka përfunduar që në pranverë të vitit 2021 ende sot në prill të 2023-shit nuk është vënë në punë, ndërsa për Tiranën ka të tjera fakte, të cilat po i çohen ditë pas dite SPAK-ut, por edhe dokumentet e publikuara nga njerëzit e politikës, por edhe media që kryqëzojnë dhe akuzojnë për korrupsion zyrtarët e shtetit shqiptar.

Dokumenti, kompania e inceneratorit të Tiranës po gënjen

Por sot po sjellim një dokument ku tregohet se si ka gënjyer dje publikisht kompania e inceneratorit të Tiranës në dy postimet e saj si reagime ndaj Belind Këlliçit dhe Monika Kryemadhit.

Deklarata e kompanisë së inceneratorit që ende nuk ka shpjeguar pse ka paguar miliona euro për reklama në media kur ka qenë kompani kaq e ndershme dhe monopoliste, mjafton të hapte dyert, tani na thotë se ka kryer investime kolosale.

Sipas të dhënave të publikuara prej saj, kompania ka investuar 32 milionë euro.

Kjo është një gënjeshtër. Sepse sipas një dokumenti të dhjetorit të vitit 2022, rezulton se kompania në një dokument zyrtar të saj, thotë se ka investuar vetëm 22 milionë euro.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Pra, nga firmosja e kontratës në gusht të 2017-ës deri në dhjetor të 2022-shit, më shumë se 5 vite, kompania ka investuar 22 milionë euro sipas shkresës së saj, vetëm nga qeveria ka marrë dyfishin e vlerës që ka investuar. 

Dokumenti e thotë qartazi. Ndërsa dje në postim thanë se kanë investuar 32 milionë euro.

Në tre muaj investuan 10 milionë euro apo gënjyen? Dyfishin e kësaj shume e kanë investuar në më shumë se 5 vite?

Llogaria nuk del, pra është një gënjeshtër e thjeshtë.

Shkojmë më tej, te një tjetër fakt.

Kompania pretendon se përpunon rreth 800 ton, ndërsa në dokumentin që ne kemi siguruar flitet në deklarimet e kompanisë se ajo përpunon rreth 1200 ton mbetje në ditë.

Duke rritur sasinë shtohen dhe paratë. A po fshihen të ardhurat?

Pra, kemi të bëjmë me dy të dhëna, të deklaruara vetë nga kompania, të cilat nuk janë të sakta.

1.Shuma e investimit

2.Sasia e mbetjeve që përpunohet

Kompania ose po gënjen publikun ose po gënjen shtetin ose po gënjen bashkëpunëtorët e saj, ku po merr kredi miliona euro për të bërë investimin.

Dokumentet dhe postimi janë të bëra nga veta kompania. Të dyja të publikuara prej saj, të dyja me të dhëna dhe shifra të ndryshme./ CNA.al

 

1 VITE ME PARE

"Dumani nuk gjen dot pronarët"/ Tomorri: Inceneratori po na e tall reformën në drejtësi

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Gazetari Klodian Tomorri

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me deklaratën e Implantit të Përpunimit të mbetjeve në Tiranë, i cili i ka bërë thirrje SPAK që të ndërhyjë për akuzat e ngritura nga deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi është shprehur se Landfilli i Sharrës nuk ekziston dhe mbetjet groposen dhe nuk kryhen proceset e përpunimit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se kreu i SPAK, Altin Dumani nuk po gjen pronarët e inceneratorëve, ndërsa njerëzit e këtyre të fundit po tallen me SPAK-un dhe reformën në drejtësi.

Tomorri thekson gjithashtu se sipas thesarit, inceneratori ka marrë nga shteti deri tani 46 milionë euro, pa përfshirë tarifat e dherave që paguajnë ndërtuesit dhe jo 32 milionë euro sa ata pretendojnë.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Kompania e inceneratorit të Tiranës i ka bëre sot thirrje SPAK-ut që të ndërhyje menjëherë për të ndalur shantazhin dhe përndjekjen që po i bën kësaj kompanie Monika Kryemadhi dhe Partia e Lirise.

Sipas kompanisë koncesionare, ky shantazh dhe përndjekje nga ana e Opozitës dhe disa mediave, një pjesë e të cilave sulmojnë koncesionarin për interesa të caktuara, ka si qëllim ndërprerjen e punës për menaxhimin e mbi 800 ton mbetjeve në ditë, me qëllim krijimin e një kaosi mjedisor në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Dumani thotë nuk gjejmë dot kush janë pronarët, këta një ditë më pas i shkruajnë letër. Tallje me rroveshate. Pra, mund të thuhet zyrtarisht se këta të inceneratorit janë të parët, që na tallen SPAKU-n dhe gjithë reformën në drejtesi.

Po prit, prit se ka dhe një perle tjeter. Deri tani thonë në deklaratë, kemi investuar 32 milionë euro në Sharrë. Sipas thesarit këta vetem nga shteti, kanë marrë deri tani 46 milionë euro, pa përfshire tarifat e dherave që paguajne ndërtuesit. Janë dhe 40 milionë euro të tjera nga tarifa e dherave dhe inerteve që kanë paguar ndërtuesit.

Pra me pak fjalë, këta nuk po investojnë asnjë qindarkë, nga leket e tyre. Përkundrazi deri tani kanë marrë vetëm nga shteti 15 milione euro me shumë se sa shifra që deklarojne vet se kanë investuar. Nëse po të përfshire dhe dherat, kanë marrѱ 50 e ca milione euro me shumë se kanë investuar. Dhe qeveria thotë e dhamë me koncesion inceneratorin, se nuk kishim para ta ndërtonim vete.

Pu pu pu. Shkuan për vetulla, nxorrën sytë. Por një gjë e arritën. Reformën në drejtësi na e tallen./CNA

1 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës, pronarët e rinj dhe SPAK

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në 30 janar të vitit 2017, në orën 16: 00 në zyrën e kryeministrit hynë 5 persona. Ata ishin Erion Braçe, Ervin Bushati, Alberto Presezzi, Mauro Bianchi dhe Miliad Lopa. Sipas agjendës që e ka publikuar një vit më parë Hashtag.al, takimi ka zgjatur gjysmë ore.

Alberto Presezzi është pronar i kompanisë “Bruno Presezzi spa”. Mauro Bianchi është drejtori i tij i financave, ndërsa Miliad Lopa është një tjetër histori, që do ndalem më poshtë.

Pas 7 muajsh nga takimi me kryeministrin, Alberto Pressezi u bë pronar i koncesionit të inceneratorit të Tiranës, bashkë me dy ortakë të tjerë, po italianë. Tani të kthehemi tek Lopa.

Vitin e kaluar kompania “Geogenix”, që ka inceneratorin e Tiranës, fitoi një kontratë koncesioni thuajse identike për të ndërtuar një incenerator në Zimbabve. Personi që nënshkroi kontratën si përfaqësues i kompanisë “Geogenix” ishte Miliad Lopa.

Syri Tv ka publikuar sot dëshminë e fortë të një biznesmeni italian, ish-ortak me Alberto Presezzin, që quhet Gabriele Longinnoti. Sipas tij, njëri nga inceneratorët e sjellë në Shqipëri është çmontuar në Konstanca të Rumanisë nga kompania italiane dhe Bashkia e Konstancës i pagoi asaj 75 mijë euro vetëm që ta hiqte, pasi inceneratori nuk vlente asnjë qindarkë.

Më pas, biznesmeni italian pretendon se Presezzi ja shiti Shqipërisë, inceneratorin për qindra milionë euro dhe në këtë transaksion është përfshirë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa paratë u financuan nga Irani.

Këtu ka diçka për t’u sqaruar. Ai flet për blerje qindra milionë euro pa saktësuar në dëshmi se për cilin incenerator bëhet fjalë. As Elbasani, as Fieri nuk kanë kushtuar qindra milionë euro. Tirana që mund të kushtojë aq nuk ekziston. Kështu që kjo është pak e paqartë.

Tani të khehemi te Miliad Lopa. Biznesmeni italian thotë se Lopa ka qenë lavazhier në Itali dhe ka punuar si shofer i tij. Më pas ortaku i tij, pra Alberto Presezzi e përdori atë si prestanome për të hapur kompaninë në Zimbabve. Këtu dëshmia e Longinottit përputhet totalisht me faktet.

Tani ka dhe një fakt që duhet thënë. Dy vjet më parë Longinnoti është arrestuar në Rinas për mashtrim 1 milionë euro pikërisht ndaj ortakut të tij, Alberto Presezzi. Personi që ka bërë kallëzimin në polici ishte Miliad Lopa si i autorizuar nga kompania “Bruno Presezzi spa”. A është dëshmia e Longinnotit një hakmarrje? Apo është e saktë në çdo fjali?

Këtë do duhet të na e thotë SPAK. Çështja e inceneratorëve është si një puzzle i ngatërruar që nuk mbaron kurrë. Por me këtë deshmi, minimalisht SPAK ka aktorë të tjerë që duhet të thërrasë për t’i pyetur. Sigurisht, jo kreun e Pasdaranit se atë nuk e kap dot. Por të paktën Lopën, Presezzin dhe Longinnotin mund t’i kapë kollaj.

1 VITE ME PARE

Nga Martinaj, inceneratorët, deri te sulmi ndaj “Top Channel”/ "Zbërthehet" Altin Dumani

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur në një takim informal me gazetarët në lidhje me çështjet më të nxehta të momentit që janë marrë në shqyrtim nga kjo Prokurori.

Fillimisht Dumani deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë gjetur prova në kontrollin që u është bërë vilave të bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit, ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim që të mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete, jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur, ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do ta thërrasim Ahmetajn, nëse do ta shikojmë të nevojshme”, tha Dumani.

 Më pas Dumani u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, ku tha se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh.

 “I takon prokurorit të çështjes. E para, ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t'i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit”, u shpreh ai.

Drejtuesi i SPAK-ut, është shprehur se po hetohet dhe çështja e Ervis Martinajt, por në lidhje me dëshminë e efektivit të arrestuar si truprojë e Martinajt, Jeton Lami, nuk ka asnjë të re.

 “Ça bashkëpunimi të kërkojmë me prokurorinë e Kurbinit, ne e kemi në hetim, në kuadër të hetimit, ne kemi informacionet tona. Jeton Lami ka preferuar të heshtë dhe të mos japë deklarime. E para ngjarjen e 'Don Boskos', nuk e ka në hetim Prokuroria e Posaçme. Unë jam prokuror dhe nuk mund të them se me episodin e 'Don Boskos', u 'ngjall' apo nuk u 'ngjall' Ervis Martinaj. Nga ana jonë janë ndërmarrë veprime hetimore, kemi sekuestruar pasuritë dhe kemi pistat tona edhe sa i përket hetimit të kësaj çështjeje. Janë dërguar aktet në gjykatë dhe dosja hetimore nga ana jonë”, ka thënë Dumani.

Altin Dumani, është shprehur gjithashtu se SPAK-u po kontribuon në zbardhjen e atentatit ndaj "Top Channel".

“Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryeheshin veprimet e para hetimore. Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime”, theksoi Dumani.

Kreu i SPAK-ut preku dhe një tjetër çështje të nxehtë si ajo e Stela Gugalles, bashkëjetueses së Mirel Mërtirit.

Ai u shpreh se ata nuk kanë një përgjigje nga autoritetet austriake, por thjesht kanë një proces ekstradimi dhe se SPAK-u nuk di asgjë për vijimin e procesit, sepse janë autoritete të tjera ato që merren me procedurat.

“Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij, pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat”, tha Dumani.

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, tha se SPAK-u nuk ka një informacion se Adriatik Llalla ka përfituar azil politik dhe se për të procesi i ekstradimit është në vijimësi.

“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian. Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Adriatik Llalla”, u shpreh Dumani në komunikimin me gazetarët.

Për të gjitha ngjarjet e pyetura nga gazetarët, kreu i SPAK-ut ka "kyçur gojën" duke iu përgjigjur shkurt gazetarëve si dhe duke mos dhënë shumë detaje mbi zbardhjen e tyre./CNA

1 VITE ME PARE

Pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës?/ Dumani justifikohet: I druhemi arbitrazhit

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u është përgjigjur gazetarëve në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë takimit me ta, Dumani tha se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh. 

“I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet t'i gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësi”, tha Dumani./CNA

1 VITE ME PARE

Dumani "kyç gojën" për ekstradimin e Gugalles/ "Nuk dimë gjë për vijimin e procesit"

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, është pyetur nga gazetarët në lidhje me bashkëjetuesen e Mirel Mërtirit, Stela Gugallen, e cila është shpallur në kërkim për aferën me inceneratorët.

Me sa duket Dumani ka "kyçur gojën" duke mos dhënë shumë detaje. 

Kreu i SPAK-ut u shpreh se ata nuk kanë një përgjigje nga autoritetet austriake, por thjesht kanë një proces ekstradimi.

Ai gjithashtu ka theksuar se ata nuk dinë asgjë për vijimin e procesit sepse janë autoritete të tjera që merren me proceduara.

“Nuk kemi përgjigje zyrtare nga autoritetet austriake. Thjesht dimë që ka një proces ekstradimi, por nuk dimë për vijimin e tij, pasi janë autoritete të tjera që merren me procedurat”, tha Dumani.

Gugallja ishte administratorja e njërës prej kompanive të përfshira në çështjen e inceneratorëve, e cila është shpallur në kërkim./CNA

1 VITE ME PARE

Hetimi për Arben Ahmetajn/ Flet Altin Dumani: Kemi gjetur prova, do të thërrasim ish- zv.Kryeministrin

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka deklaruar se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë gjetur prova në kontrollin që u është bërë vilave të bashkëjetueses të ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetajt.

Dumani u shpreh se për këto prova të gjetura, Ahmetaj do të thirret në SPAK.

Gjatë takimit informal me gazetarët, Dumani është shprehur se SPAK ka nisur letërporosi në shumë shtete dhe pret përgjigje. 

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim që të mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim me gazetarët që mbulojnë gjyqësorin në Shqipëri./CNA

1 VITE ME PARE

Dokumenti – Kompania e inceneratorit të Tiranës ka 20 milionë euro cash

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Një dokument i bërë publik mbrëmjen e sotme ka zbuluar fakte të reja në dritë për kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Kompania e inceneratorit të Tiranës, "GeoGenix B.V.", i ka kërkuar bashkëpunim kompanisë ?ETHOS Asset Management? në San Diego.

Në një shkresë të datës 9 dhjetor 2022 që i ka dërguar kësaj të fundit, kompania e inceneratorit të Tiranës pohon se ka 20 milionë euro cash në Itali.

Ky dokument u bë publik nga kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë një deklarate për mediat, ku i bëri thirrje SPAK të hetojë këto para.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

?Në dt.6 dhjetor 2022 kompania e inceneratorit të Tiranës shpreh interesin për të bashkëpunuar me ETHOS Asset Management në San Diego, për të gjetur investitorë në vlerën 100 milionë euro. Pra Veliaj gënjeu. Kompania e inceneratorit nuk i ka këto para.

Dokumenti i dytë, po i datës 6 dhjetor, kompania e inceneratorit të Tiranës i bën me dije kompanisë Ethos se ka 20 milionë euro në një bankë në Itali.

Në dokumenti e tretë të datës 9 dhjetor 2022, kompania i drejtohet sërish Ethos dhe i dërgon përmbledhjen e projektit, për të cilin po kërkohen borxh 100 milionë euro. Në dokument flitet qartë që deri më sot kjo kompani ka investuar (dhe kur thonë këta investim flasin për paratë që ndajnë me njëri-tjetrin) 22 milionë euro, kur ndërkohë vetëm nga Bashkia e Tiranës i ka dhënë 53 milionë dollarë, pa përfshirë dhjetëra miliona të tjera që kanë marrë nga biznesi privat dhe bashki të tjera?, theksoi ndër të tjera Këlliçi.

Kujtojmë se siç ka raportuar edhe më parë CNA.al, Geogenix BV është kompania e njohur ndryshe si Integrated Energy BV.

Kjo kompani është aksionere e vetme e kompanisë Integrated Energy BV SPV, e cila ka fituar koncesionin e inceneratorit të Tiranës, ku një nga administratorët ka qenë shtetasi Giuseppe Ciaffaglione.

Ndërkohë, me 14 shkurt 2020, kjo kompani ka ndryshuar emrin./CNA.al

1 VITE ME PARE

Dumani ngre shqetësimin/ Kërkesë për zgjerim të ambienteve në SPAK

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ka ngritur sot para KLP-së shqetësimin për të krijuar më shumë ambient për ushtrimin efektiv të funksioneve.

Dumani ka theksuar se deri në 6 hetues janë në një zyrë dhe nëse njëri prej tyre duhet të marrë në pyetje një person kolegët e tjerë të zyrës duhet të dalin jashtë për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit.

Për këtë ka kërkuar që të ndërhyhet të ketë më shumë ambiente të nevojshme për të ushtruar detyrën.

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, në raportimin që ka bërë sot para KLP-së ditën e sotme ka folur për problematikën e madhe me zyra që ka ky institucion. Dumani tha se në një zyrë në SPAK rrinë deri në 6 hetues.

“Deri në 6 hetues janë në një zyrë. Në rast se njëri prej tyre duhet të marrë në pyetje një person kolegët e tjerë të zyrës duhet të dalin jashtë për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit. Unë ju kërkoj të ndërhyni me autoritetin që ju jep ligji që të kemi ambiente të nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve. Është një proces që ka nisur, por duhet të shkojë deri në fund”, tha Dumani./ CNA.al

1 VITE ME PARE

Dokumenti/ 330 milionë të tjera nga Bashkia e Tiranës për "Top Media"-n

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në dy ditë rresht, CNA.al ka publikuar dokumente nga thesari i shtetit, të cilat tregojnë se si ?Top Media?, e cila ka në pronësi ?Top Channel?, ?Top News?, ?Top Albania Radion? e të tjerë, ka përfituar qindra miliona lekë, pra thasë me para nga taksat e shqiptarëve të varfër.

Një media private, që thesin e të ardhurave të saj e mbush nga fondet që jep qeveria, ministritë, drejtoritë po dhe pushteti vendor.

Ne publikuam rreth 50 milionë lekë të dhëna për Ledionin për një emision në ?Top Albania Radio? ashtu si dhe publikuam milionat e tjera për një tjetër emision në ?Top Channel?.

Sot CNA.al po publikon rreth 330 milionë për fondacionin Dritan Hoxha në ?Top Channel? për emisionin ?Ora e Tiranës?, një emision i transmetuar në ?Top News? dhe prezantuar nga Xhani Shqerra, i publikuar dhe në faqen zyrtare të ?Top Channel? në ?YouTube?.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga thesari i shtetit, figuron se ?Top Channel? është paguar me disa fatura 55 milionë, 35 milionë e të tjerë, të cilat po t?i mbledhim në një vlerë totale, sipas atyre publikimeve janë rreth 330 milionë lekë.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Këto para janë dhënë për fondacionin Dritan Hoxha, për emisionin ?Ora e Tiranës?.

Ky emision, në fakt, ka shërbyer si një propagandë për kryeqytetin dhe paratë janë paguar nga Bashkia e Tiranës.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Televizion kombëtar që emisionet i realizon me pagesat që i jep pushteti, që i jep qeveria, që i jep bashkia dhe nga ana tjetër qytetarët presin të shikojnë të vërtetën në kryeqytet, ku në fakt propagandohet lumturia e madhe dhe zhvillimi i bukur i kryeqytetit, sipas ?Top Channel?.

Apo rasti i ?start up?-eve, ku ministrja paguante miliona dhe thjesht dhe vetëm dilte vetë në ekran.

CNA.al do të vazhdojë të publikojë të tjera të dhëna se si institucionet shtetërore, qeveria dhe ministritë kanë paguar mediat në Shqipëri.

Bëhet fjalë për miliona euro nga taksat e shqiptarëve, të cilat shkojnë për mediat. ?Top Channel? është një nga kryesoret, ?Top Media? është një nga kryesoret.

Më lart rasti i fondacionit Dritan Hoxha është një nga mënyrat se si ?Top Channel? merr para, nëpërmjet një fondacioni e më pas transmetimit të emisionit apo rasti i ?start up?-eve apo rasti i emisionit në ?Top Albania Radio?.

Rreth 400 milionë janë paratë që ne kemi publikuar deri më tani për vetëm për dy emisione të paguara nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë publikuam edhe emisionin e ?start up?-eve, i cili është rreth 80 milionë.

Pra, po i afrohemi rreth 500 milionë për tri emisione me disa puntata, të cilat janë transmetuar në ?Top Channel? dhe janë paguar nga AIDA që është një agjenci nën kontrollin e ministres Edona Bilali dhe Bashkia e Tiranës.

Më tej do të sjellim të tjera fakte, të tjera dokumente zyrtare gjithmonë, të cilat verifikojnë se si miliardat e lekëve nga institucionet shtetërore shkojnë në media për propagandë.

Por kjo e ?Top Channel?-it është një dhe jo vetëm. Ka dhe shumë më shumë, ditë pas dite CNA.al do t?u tregojë shqiptarëve se si ai që Rama e quan ?kazan? paguhet nga qeveria dhe gatuan çorbën e saj./ CNA.al

 

1 VITE ME PARE

Dokumenti ekskluziv/ Qeveria i paguan 80 milionë lekë “Top Channel”-it për propagandë

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

80 milionë lekë është paguar “Top Channel” për disa episode, në lidhje me një emision për “start-up”-et.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Qeveria shqiptare, me anë të ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen, Edona Bilali dhe nëpërmjet agjencisë shqiptare të zhvillimit të investimeve (AIDA), ka paguar “Top Channel”-in për disa emisione, me një mal me para.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Sipas të dhënave zyrtare që figurojnë në thesarin e shtetit janë 80 milionë lekë paguar në dy fatura “Top Channel”-it.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Një faturë shkon në vlerën 45 milionë lekë dhe një tjetër shkon te 35 milionë lekë.

Fatura prej 35 milionë lekësh është dhënë me datë 17.11.2022 dhe fatura tjetër prej 45 milionë lekësh është dhënë një muaj më vonë, me datë 29.12.2022.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Këto fatura justifikohen me vendimin e Qeverisë, numër 375, datë 1.06.2022 dhe me kontratën me numër 4 179, datë 15.08.2022.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Të gjitha këto pagesa janë kryer për disa emisione, ku nëpërmjet ministres Edona Bilali, agjencisë (AIDA), janë dhënë për promovimin e “start-up”-ve.

CNA.al ka munduar të sigurojë edhe të dhëna të tjera për këtë emision, i cili nuk është i vetmi që ka marrë fonde nga Qeveria.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Pasi “Top Channel” njihet dhe për disa miliona të marra nga kompanitë e aferës korruptive dhe pronarët e inceneratorëve, të cilët janë në ortakëri me pronarët e “Top Channel” me disa kompani që fillojnë në Bullgari dhe përfundojnë në Tiranë./CNA.al

1 VITE ME PARE

Inceneratori i Tiranës/ Një pronar dhe dy administratorë në kërkim

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

CNA.al ka raportuar me dokumente dhe fakte konkrete se pas kompanisë ?Integrated Energy BV SPV?, regjistruar në Tiranë në 31 gusht të vitit 2017 qëndronte Klodian Zoto i inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, së bashku me Ernesto Granellin. Ky i fundit, një shtetas italian, i cili ishte i përfshirë në ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit.

Një tjetër emër është edhe Giuseppe Ciafaglione, i cili është administrator i kompanisë dhe njëherësh aksioner në Tiranë.

Sipas Ekstraktit Historik të Regjistrit të Pronarit Përfitues publikuar në QKB, dokument i tërhequr me datën 14.02.2022, rezulton se një nga pronarët përfitues i shoqërisë ?Integrated Energy BV SPV?, është edhe Giuseppe Ciaffaglione.

Ky i fundit është pronar përfitues për 30% të pronësisë pasi zotëron ?GeoGenix? (mëma e ?Integrated Energy BV SPV?) për 30% të pronësisë.

 

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Giuseppe Ciafaglione

 

Të gjithë këta persona së bashku me Ariola Kodrën, administratoren e inceneratorit të Tiranës, janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Klodian Zoto dhe Giuseppe Ciaffaglione janë në kërkim, ndërsa Ariola Kodra në arrest shtëpie.

Kodra dhe Giuseppe Ciaffaglione paguan Alqi Bllakon përmes babait

Sipas SPAK, Alqi Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit favorizoi kompaninë për inceneratorin e Fierit dhe për këtë Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, administratorë të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", kanë bërë pagesa fiktive për babain e tij, Alqi Bllako.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

?Dyshohet se këto pagesa janë përfitime të parregullta nga shtetasi Alqi Bllako. Shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, dyshohen për kryerjen e veprës penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë", në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245, 25 i Kodit Penal.

Neni 245 i Kodit Penal, parashikon veprën penale të Korrupsioni aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë "Premtimi, propozimi ose dhënia drejtpërdrejtë ose tërthorazi, i çfarëdo përfitimi të parregullt, funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë, për vete ose për persona të tjerë për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me të tyren a funksionin e tij, dënohen me burgim nga një deri në pesë vjet".

Ka dyshime se shtetasit Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, administratorë të shoqërisë koncesionare "Integrated Energy BV SPV", në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me shtetasin Klodian Zoto (aksioner i shoqërisë koncesionare), me veprimet e kundërligjshme të tyre, i kanë dhënë përfitime të parregullta në mënyrë të tërthortë shtetasit Alqi Bllako (i cili rezulton të ketë ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i AKUM, gjatë kohës së dhënies se koncesionit dhe zbatimit të kontratës koncesionare), nëpërmjet punësimit fiktiv të babait të tij Edmond Bllako, si Drejtor Kantieri, në shumën totale 14.964.900 (katërmbëdhjetë milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë, duke rënduar mbi ta dyshimi se kanë kryer veprën penale "Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë", në bashkëpunim?, ka njoftuar më herët SPAK-u.

Si është lënë në hije Mërtiri për inceneratorin e Tiranës

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Janë 430 milionë euro kontratë koncensionare, për një kompani e cila është një guackë në Holandë, e cila nuk kishte eksperiencë, nuk kishte një CV të plotë, por ishte hapur dhe drejtor kishte Klodian Zoton apo italianin e tij Giuseppe Ciaffaglione, Ernesto Granilin e kështu me radhë.

Tani, tek inceneratori i Tiranës kompania ?IEBV?, e cila quhej ?Integreated Energy?, në Holandë është bërë ?Geogenix? dhe ka si pjesë të saj edhe Mirel Mërtirin.

Mërtiri është njeriu hije, për të mos thënë ?koka? e inceneratorëve, sipas shumë fakteve, jo vetëm akuzave politike, po dhe dokumenteve.

Ky personazh bashkëjetues i Stela Gugallës, njeriut që mori 22 milionë euro me kompaninë ?Albtech Energy? për inceneratorin e Elbasanit, shfaqet edhe si drejtor tek inceneratori i Tiranës.

Mërtiri ka qenë drejtor i kompanisë ?Integrated Technology Services?, pra i kompanisë që ka marrë koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Gjithashtu, emri i Mirel Mërtirit del si administrator edhe në kompaninë "ER One Albania", ku bashkëjetuesja e tij Stela Gugallja është ortake me "Energy Recuperator", e cila ka si ortakë dy shtetas italianë, Ernesto Granelli dhe Mario Granelli.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Mirel Mërtiri del si negociator i "Geogenix B.V", në Zimbabve, sipas një dokumenti që është publikuar më herët nga CNA.al.

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Në vitin 2019, Mirel Mërtiri shfaqet drejtpërdrejt me firmën e tij në Irak, si përfaqësues i kompanisë "Integrated Energy B.V.".

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?

Emri i tij del edhe në një akt noterial, për të hapur llogari apo për të transferuar para në Zvicër.

Pra, për Mirel Mërtirin ka fakte, prova, foto tek inceneratori i Tiranës, të cilat janë publikuar nga CNA.

Në foton që po e risjellim më poshtë shfaqen Mirel Mërtiri, italiani Giuseppe Caffaglione, emrin e të cilit e gjejmë si drejtor edhe në kompaninë ?Geogenix? në Holandë.

Siç ka raportuar edhe më parë CNA.al, ?Geogenix BV? është kompania e njohur ndryshe si ?Integrated Energy BV?.

Kjo kompani është aksionere e vetme e kompanisë ?Integrated Energy BV SPV?, e cila ka fituar koncesionin e inceneratorit të Tiranës./CNA.al

1 VITE ME PARE

128 milionë euro investim/ Si u kthye inceneratori i Tiranës në ara me jonxhë

Altin Dumani ku është inceneratori i Tiranës?
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka dalë sot në një konferencë ku ka denoncuar sërish vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve me inceneratorët.

Duke u ndalur tek inceneratori i Tiranës, Kryemadhi hodhi akuza ndaj Ramës dhe Veliajt se po u grabisin shqiptarëve 28 mijë euro çdo ditë.

"Ministrja pranoi dje se qenkan 500 kompani të tjera. Kam pyetje, a ka audituar ndonjëherë ministria e financave inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. A ka shkuar deri në fund të hetimit tatimor, ku është lëshimi i faturave. Meqenëse inceneratori na doli në deklaratë dhe avokati Veliaj, kam pyetje: Pse keni frikë nga transparenca.

Ajo që shikojmë ne ka vetëm mbjellje me jonxhë dhe kapanone, ka disa rrugë të ngushta. Pse kanë frikë të tregohen transparentë?

Nëse ky koncesion do të ishte i ndershëm, Rama dhe inceneratorët nuk do të kishin problem që të bënin transparent investimin. Ku janë 128 mln euro të investuara? Transparencë duam", tha Kryemadhi./E.T-CNA.al

21:22 Live Updates

Inceneratorët

Inceneratorët dhe Vjollca Hoxha, një histori...

Lajmet e fundit nga