LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E zgjodhi Carlo Bollino apo ia dhanë truallin tek ish-Reparti i Orëve?!

29 Dhjetor 2023, 16:47, Denoncim CNA

E zgjodhi Carlo Bollino apo ia dhanë truallin tek ish-Reparti i

Prej disa kohësh një nga çështjet më të diskutuara në tregun politik dhe mediatik vazhdon të jetë përfitimi që ka pasur shtetasi Carlo Bollino për një pronë shtetërore me sipërfaqe, 4894.10 m2, e cila pretendohet se ishte dhuruar nga pronarët, të cilët kishin lejuar në atë zonë që qeveria shqiptare të ndërtonte një gjimnaz.

E zgjodhi Carlo Bollino apo ia dhanë truallin tek ish-Reparti i

Ky ka qenë një pretendim i opozitës, ka pasur edhe protesta. Një ngjarje e shumë trajtuar. Carlo Bollino ka reaguar, ka mbajtur qëndrimin e tij.

Pretendon se nuk ka VKM fals siç pretendojnë ekspertët e opozitës. Pretendon se gjithçka është një procedurë normale siç kanë përfituar të gjithë të tjerët e kështu me radhë.

E zgjodhi Carlo Bollino apo ia dhanë truallin tek ish-Reparti i

E zgjodhi Carlo Bollino apo ia dhanë truallin tek ish-Reparti i

Në fakt lind një pyetje. Carlo Bollino e zgjodhi atë pronë vetë apo ishte një procedurë rutinë, normale, e qeverisë dhe zoti Bollino hyri si një garues i thjeshtë, fitoi këtë garë dhe më pas u vendos që t’i jepet atij kjo pronë.

Por çfarë ka ndodhur?

Sipas dokumenteve të siguruara nga ekspertët e opozitës që i ka administruar dhe CNA.al, rezulton që në vitin 2018, Bashkia e Tiranës e ka kërkuar këtë pronë nëpërmjet Ministrisë së Brendshme.

Iniciohet një VKM nga ish-ministri i atëhershëm, Fatmir Xhafaj, i cili së bashku me shumë prona të tjera, pronën që ka sot Carlo Bollino në administrim ku ka ndërtuar TV ia kalon Bashkisë së Tiranës.

Sapo Bashkia e Tiranës e merr këtë pronë tenton që ta nxjerrë për dhënie me qira në të paktë në dy raste.

Por bashkia dështon pasi nuk e fut dot në Këshillin Bashkiak sepse PS, partia e rilindjes, te Carlo Bollino nuk i kishte 3/5 e këshillit dhe dështuan që ta jepnin me qira nga bashkia dhe ta merrte Carlo Bollino.

Çfarë ndodhi më tej?

Iniciohet një tjetër VKM, ku prona që i ishte dhënë Bashkisë së Tiranës nga qeveria i hiqet kësaj të fundit dhe i kthehet prapë qeverisë, këtë herë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe kjo ndodh në vitin 2019.

Në atë kohë paraqet dhe kërkesën zoti Bollino për një pronë, e cila do të dilte me një qira mujore rreth 6 mijë euro, me një vlerë totale mbi 70 mijë euro në vit, të cilat duhet të ishin të ardhura në buxhetin e shtetit.

Pra është e qartë që prona ka qenë në administrimin e qeverisë, i është dhënë bashkisë, më pas bashkia ia ka kthyer prapë qeverisë, në përfundim ka shkuar te duart e Carlo Bollino-s.

Janë përdorur shumë taktika për një pronë që janë të gjitha dyshimet se ajo nuk i është dhënë zotit Bollino rastësisht, por ekspertët theksojnë se, janë të gjitha dyshimet e arsyeshme që kjo pronë të jetë zgjedhur nga vetë zoti Bollino dhe për këtë janë duke iu verifikuar dhjetëra e dhjetëra dokumente, janë çuar shkresa në shumë institucione të shtetit shqiptar, disa prej të cilave në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë vonuar përgjigjet, por kanë refuzuar të japin ato.

PRETENDIMET E BOLLINO-s

Zoti Bollino pretendon që ashtu siç e ka deklaruar dhe kryeministri që këto janë procedura normale dhe ka ndodhur edhe me parë që qeveria ka dhënë prona me qira 1 euro për mediat e tjera.

Në fakt kjo është një e vërtetë, por e përdorur jo pa qëllim dhe në mënyrë abuzive nga zoti Bollino dhe kryeministri, sepse në rastin e parë janë dhënë në ish-kinostudio ambiente për ndërtim televizionesh, mediash. Është ndërtuar “Ora News”, ka pasur radio private, “TV Klan”, “ABC News”, “Scan TV” dhe shumë e shumë televizione dhe media të tjera.

Qeveria vendosi që një pronë të saj t’i jepte për shumë media. Pra nuk e zgjodhi dikush Kinostudion, por ashtu e vendosi qeveria. E në rast se do të ishte dhe për Carlo Bollino-n kështu gjithçka do të ishte krejt normale.

Gjithçka duket të jetë edhe më e qartë. Diku ku fshihet e vërteta, skandali është edhe më i madh./CNA

 

Lajmet e fundit nga