Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Ish-kryeministri Sali Berisha, në konferencën për shtyp me gazetarët, shprehet se Edi Rama ka ndryshuar VKM-në e nismës "Shqipëria 1 euro" për përdorimin e saj për ndërtim televizionesh, konkretisht për të ndërtuar godinën e televizionit të Carlo Bollino-s.
"Pra, ky vendim vjen në shkelje flagrante të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, të cilat stimulojnë në pikën dy të nenit 31, se çdo tjetërsim i pronës shtetërore apo publike qoftë ajo, kalon automatikisht tek i shpronësuari", shprehet Berisha.
Kreu i PD-së shton më tej se Rama dhe Bollino ose janë pronarë të godinës, ose kanë falsifikuar bilancet e deklaruara.
Fjala e plotë e Berishës:
Rama dhe Bolino në dokumentarin e tyre, shprehen se ‘Shqipëria 1 euro’ është një nismë e qeverisë Berisha për të stimuluar investimet e huaja në vend, procedurat shtjellohen në VKM 54 të qeverisë Rama të vitit 2014, pra 5 vite përpara se "Report TV" të përfitojë.
Dua të sqaroj këtu se nisma ‘Shqipëria 1 euro’ është nismë e qeverisë së PD, por është e vërtetë se ajo nuk e kishte imagjinuar si nismë për ndërtimin e televizioneve proqeveritare dhe për korruptimin e medieve. Ajo ishte ndërmarrë si një nismë që do nxiste investimet e huaja veçanërisht në zonat e varfra të vendit.
Por është Edi Rama ai që shton në VKM-në e tij, përdorimin e kësaj nisme për ndërtim televizionesh.
Ajo çka mund të them se ndryshimi i VKM-së që përfitoi edhe për investime në televizione, është bërë nga qeveria e Ramës, pas miratimit fillestar të VKM 54 dhe është bërë në vitin 2015. Kemi sqaruar edhe ndryshimin e fundit të bërë, që i jepet e drejta për privatizim.
Pra, me këtë ndryshim, Rama jo vetëm jep televizioneve, por në pikën 8, fraksion 4, VKM 54 të vitit 2014, thuhet: Në kontratat e qirasë apo emfeteozës, të lidhura për pasuri ku sipërfaqja e truallit është mbi 500 metër katrorë, në rastet kur shoqëria qiramarrëse ka kryer investime në masën 150 përqind të vlerës së truallit dhe ka respektuar kushtet e kontratës, subjekteve u lind e drejta e privatizimit të drejtpërdrejtë të objektit të kontratës sipas legjislacionit në fuqi.
Pra, ky vendim vjen në shkelje flagrante të ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, të cilat stipulojnë në pikën dy të nenit 31, se çdo tjetërsim i pronës shtetërore apo publike qoftë ajo, kalon automatikisht te i shpronësuari.
Pas këtyre ndryshimeve në VKM, Rama-Bolino kanë hyrë në marrëdhënie kontrate me shtetin, me qeverinë.
Në dokumentarin e tyre të mashtrimit publik, ata thonë se ndryshe nga sa shpif Berisha, Report TV nuk është bërë pronare e asgjëje, mbajeni mend këtë, por ka nënshkruar vetëm një kontratë qiraje në këmbim të qirasë simbolike 1 euro, ligji dhe qeveria e detyrojnë të punësojnë një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe të realizojnë një investim të kushtueshëm, pjesa më e madhe e të cilit mbetet pronë e shtetit.
Ky është një mashtrim tjetër i dyshes Rama-Bolino, pasi në bilancet e kompanisë MTSC SHPK, për vitet 20-22 është pasqyruar vlera 265 milionë lekë si aktive afatgjata në proces në bilancin e vitit 2022.
Çfarë janë këto? Është ndërtimi, i cili nuk ishte absolutisht në pronësi, ishte pronësi e shtetit. Vetë Bolino e pohon se nuk kishte asgjë në pronësi, veç aparaturave të televizionit.
Pra, çfarë ka raportuar tjetër? Ky është bilanc tjetër, i vitit 2019. Janë raportime në tatime këto. Po të mos i konsideronte të vetat, ka zë të veçantë, por jo me aktivet afatgjata materiale. 45 milionë sepse kaq ka qenë në atë kohë investimi në ndërtesë. Më vonë, investimi ka arritur në 265 milionë.
Pra, sipas standardeve kombëtare të kontabilitetit, në zërin aktiv regjistrohen: Njësia ekonomike njeh koston e një zëri të AAM-ve vetëm si një aktiv, nëse dhe vetëm nëse aktivi kontrollohet nga njësia ekonomike, është e mundur që nga përdorimi i aktivit, do të hyjnë në njësinë ekonomike përfitime ekonomike dhe kostoja e aktivit mund të matet me besueshmëri.
Regjistrimi fillestar i AAM-së bëhet zakonisht në momentin e përfitimit të tij nga blerja apo prodhimi.
Përfundimisht, nëse Rama-Bolino e kanë të qartë se nuk janë pronarë të godinës, i bie që ata kanë falsifikuar bilancet e deklaruara në administratën tatimore dhe kanë kryer një vepër të rëndë penale. Për tre vite me radhë ky falsifikim dhe kjo është e dënueshme ligjërisht./CNA
Fushata e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Zgjidh Z...
Partia Demokratike dorëzoi sot një padi për rrëzimin e mar...
Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane paras...
Mbledhja e Komisionit për Sigurinë Kombëtare është shoqëru...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nder...
Deputetja Jorida Tabaku mesa duket mban marrëdhënie të...
Të mërkurën, Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Gjy...
Komisioni i Sigurisë është mbledhur këtë të mërkurë për sh...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ndërkombëtarët, gjatë fja...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në kinema mund të...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi ka folur për situ...
Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se në Kongresin e ...
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Dubai ku k...
Deputeti Edmond Spaho ka folur lidhur me aludimet se A...
Këtë të enjte datë 7 dhjetor, ora 10:00 pritet të mbah...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen n...
Lulzim Basha ka shkuar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të...
Kryeministri Rama këtë të martë e ka nisur në qytetin e Sh...
Këtë të martë është parashikuar që 3 komisione parlamentar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...