"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Carlo Bollino u përball pak ditë më parë në një televizion me Oerd Bylykbashin, nënkryetarin e Partisë Demokratike.
Bollino ndoshta është mësuar gjithmonë të bëjë monolog dhe debate ndryshe, por mesa duket me Bylykbashin “i ngeli sharra në gozhdë”.
Ai u gëlltit dhe u përpoq të qeshte me ironi kur Bylykbashi i tha se kishte ndërtuar në një pronë që pronarët e kishin dhënë për të ndërtuar një gjimnaz dhe ai atje kishte vendosur televizionin e tij.
Për këtë rast, në fakt ka pasur 3 vendime të Këshillit të Ministrave që nga dhënia me qira te shembja e godinave për interes të Carlo Bollinos nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Në fakt, Carlo Bollino është një zëdhënës dhe ushtar i devotshëm, është një propagandist i padiskutueshëm i Rilindjes, i kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.
Bollino, më shumë sesa një gazetar, i cili duhet të jetë në rolin e oponentit, ai këtë detyrë e bënte vetëm kur në pushtet ka qenë PD-ja apo Berisha, sot është një armik i përbetuar i PD-së publikisht dhe kjo tashmë është e njohur.
Carlo u përpoq të bënte moralin e tij publik, që e bën shpesh, apo edhe politik. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh, ai është thuajse zëri i popullit të Partisë së Punës dikur ose thënë ndryshë një karakatinë e vjetër e mendimit mediatik.

Bollino që flet dhe çuditet kur e akuzojnë me fakte konkrete, nuk mund të mohojë 3 VKM-të për pronën që ka marrë kur ka ndërtuar televizionin. 3 VKM, për të cilat sipas standardit që po hetohet Sali Berisha, duhet të hetohet edhe Edi Rama në qoftë se duam të kemi një standard të njejtë në drejtësi, për të kuptuar më pas a ka apo nuk ka vepër penale.
Moralisht Carlo Bollino nuk mund të flasë, është përfitues i pronave publike nga Qeveria si shërbëtor i kësaj të fundit dhe ka marrë shumë shpërblime, mjafton të shohim aktivitetin, bizneset dhe të ardhurat. Nuk është më as gazetar e as botues, por përfitues.

Carlo Bollino ka koncesione, të cilat janë investuar nga qeveria dhe më pas menaxhohen prej këtij të fundit.
Carlo Bollino është direkt apo indirekt përfitues i fondeve publike, apo investimeve, tenderave i të ardhurave të taksapaguesve shqiptarë.
PD-ja ka denoncuar përfitimet e Igli Gjelishtit dhe nënkontraktimet e Carlo Bollinos, i cili gjithmonë justifikohet se ka kompani për të kryer punë.
Pyetja lind, pse u bë me nënkontraktim dhe nuk u mor direkt? Këto i përkasin hetimeve të SPAK.
Më tej, te morali publik apo politik i Carlo Bollinos mund të themi se ka shumë e shumë çështje, të cilat konsiderohen edhe si shkelje të ligjit dhe vepra penale dhe për këtë arsye ai është kallëzuar në SPAK.
Carlo Bollino dje ndoshta e ka ndjerë veten me moralin më të lartë, pasi vërshuan ujërat e zeza në Tiranë, shpërtheu Lana, i mbytën televizionin dhe prej orësh ka qenë pa sinjal në TV.
I mbyturi të mbyt thonë, ndoshta dëmet janë të mëdha dhe problematika do të dojë kohë të zgjidhet, por Carlo sërish do të mbetet i njejti. Edhe pse i shpërthyen ujërat e zeza dhe i mbytën televizionin, nuk ka thënë asnjë fjalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj apo bashkisë për menaxhimin e situatës, e ndërkohë që Tirana po përmbytej, kryebashkiaku dilte dhe mbështeste, i jepte kurajo Firences apo Toskanës.
Carlo Bollino me moralin publik, mediatik dhe politik që kërkon të shesë kur është përfitues fondesh, koncesionesh apo pronash publike, nuk mund të jetë ndryshe aspak sesa ajo prostituta e përjashtuar nga shtëpia publike për imoralitet. Rilindjes të korruptuar Carlo i bën fresk.
Çfarë qëndrimi mund të kesh kur e dëgjon Carlon të flasë kundër korrupsionit, kur dëgjon Carlon të flasë kundër atyre që kanë përfituar nga pronat publike, kur dëgjon Carlon të flasë kundër atyre që kanë përfituar koncesione apo para nga taksapaguesit shqiptarë. Ka zhvilluar biznese nën influencën e qeverisë shqiptare.
Carlo është një megafon i Rilindjes, ku kurrsesi nuk mund të kërkohet morali publik, mediatik dhe politik tek ai. Nuk është thjeshtë dhe vetëm një botues, një gazetar propagandistik që nuk ndryshon shumë nga patrionazhistët e Qeverisë, veçse ai dhe disa rreth tij janë patonazhistët e medias.
Për më tepër, kryen edhe rolin e skenaristit, por duket se atje është edhe më i dobët sesa morali i tij publik, mediatik dhe politik./ CNA
Në studion e Grida Dumës, në televizion e ortakëve të ...
Një gazetare në Vlorë, Afrovita Hysaj, pasi shkroi dhe...
SPAK-u ka filluar të godasë fort majtas dhe djathtas, ...
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në...
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...