LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vajtimi i kukuvajkave të inceneratorëve

6 Tetor 2023, 11:02, Editorial REDAKSIONALE
Vajtimi i kukuvajkave të inceneratorëve
Foto ilustruese

Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë filluar vajin e radhës. Po vajtojnë për Mirel Mërtirin, ortakun e tyre, pagatorin e tyre njeriun, i cili mori dhjetëra miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe i shpërndau sa te “Top Channel”, sa te Carlo Bollino, sa tek Irfan Hysenbelliu e sa e sa në gazetarë anonimë në media të panjohura në individë të korruptuar thjeshtë dhe vetëm për t’i përdorur për interesin e tij.

Vajtimi i kukuvajkave të inceneratorëve

MIREL MËRTIRI KËRKON TË SHPËTOJË NGA AFERA E INCENERATORËVE PËRMES KUKUVAJKAVE MEDIATIKE

Qëllimi ishte një. Të shiste të vërtetën e tij dhe të shpëtonte nga afera e inceneratorëve. “Truri” i tyre Mirel Mërtiri donte të shpëtonte veten dhe bashkëjetuesen e tij.

Vajtimi i kukuvajkave të inceneratorëve
Mirel Mërtiri

Ishte kaq i zoti, kaq i ndershëm dhe kaq trim ky Mirel Mërtiri sa edhe inceneratorin e Elbasanit nuk e vuri në emrin e tij, por e vuri në emrin e bashkëjetueses së tij, ishte gati ta sakrifikonte siç e ka sakrifikuar për ta futur në burg dhe vetëm atij të mos i hynte gjemb në këmbë.

Vajtimi i kukuvajkave të inceneratorëve
Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja

Në Fier, Klodian Zoto, në burg sepse ka një vendim të dytë gjykata.

Në Tiranë, u fshehën emrat në emër të Klodian Zotos, u përdorën kompani ndërkomëbtare të Giuseppe Ciaffaglione-s, u shitën disa aksionerë, të cilët i kishin bërë me kusht kompaninë “Geogenix” për të kryer investimin thjesht dhe vetëm të fshihej Mireli dhe gjurmët e tij. Skema tashmë është e zbuluar. Shqiptarët tashmë janë të qartë.

KUKUVAJKAT MEDIATIKE NË SHËRBIM TË MIREL MËRTIRIT

Inceneratorët ishin një vullnet politik që nuk mund të ngeleshin vetëm te një emër, që donte ta tregtonte publikisht Mirel Mërtiri, i cili donte t’u bënte shqiptarëve të besonin të vërtetën e tij, që fajin e kishte Klodi, fajin e kishte Arben Ahmetaj, Lefter Koka e të tjerë, inceneratorët ishin të mirë, ky nuk kishte asnjë përgjegjësi, megjithëse gjithçka komandohej, kontrollohej dhe dirigjohej nga shtetasi Mirel Mërtiri.

Është ky i fundit që jo vetëm përdori shërbëtorët e tij të blerë me llokma eurosh të qelbura për të shitur një të vërtetë tjetër, atë që ai mendonte se mund t’i shpëtonte lëkurën.

Në fakt, dje, Gjykata e Elbasanit ka dhënë 10 vjet burg për Mirel Mërtirin. Ndërkohë, pritet dhe Tirana, ku provat dhe faktet, skandalet dhe zullumet janë edhe më të mëdha.

Nga ku janë dirigjuar dhe paratë e mediave ku ka dhe individë ashtu si Mirel Mërtiri paratë i kanë kanalizuar në emër të grave.

E VËRTETA E INCENERATORËVE NUK ËSHTË AJO E KUKUVAJKAVE MEDIATIKE 

-E vërteta e inceneratorëve është ajo që thotë gjykata dhe drejtësia dhe jo ajo që thonë kukuvajkat e korruptuara që po vajtojnë Mirel Mërtirin.

-E vërteta e inceneratorëve nuk janë gjobat, shantazhet dhe kërcënimet e bëra nga “Top Channel” nëpërmjet emisioneve e pagua nga Mirel Mërtiri.

-E vërteta e inceneratorëve nuk është ajo që thotë Carlo Bollino, i cili ka marrë qindra miliona lekë për propagandë me pushtetin me Rilindjen.

Vajtimi i kukuvajkave të inceneratorëve
Carlo Bollino

-Nuk është e vërteta e Carlo Bollino-s që na tregonte sa bukur punonte inceneratori në Fier, sa i mirë ishte ai, ku ndërkohë ende nuk ka përfundur investimi dhe kërkohen ende 3 milionë euro për të vënë në punë inceneratorin e Fierit.

-E vërteta nuk është ajo që thonë kukuvajkat mediatike të inceneratorëve duke përzierë këdo me këtë aferë me atë llum që ishte një vullnet politik i Rilindjes.

Për të ndërtuar një incenerator apo për të firmosur kontrata koncesionare që fillonin në Elbasan shkonin në Fier e në Tiranë.

170 milionë euro të paguara nga taksat e shqiptarëve, 110 janë paguar vetëm në Tiranë dhe inceneratorë nuk ka, nuk ekziston dhe kukuvajkat mediatike vazhdojnë ende të flasin dhe bëjnë moral.

Ku doni një vend demokratik, ku doni një shtet evropian, media si “Top Channel” të akuzuar për gjobëvënie, me kukuvajkat e tyre që i rikthejnë në brand-e.

Të tilla televizione nuk do të ekzistonin më pasi nuk i kishin shërbyer interesit të publikut, por i kishin shërbyer një afere korruptive për të vjedhur qytetarët shqiptarët.

I kishin shërbyer krimit dhe korrupsionit duke kërcënuar dhe shantazhuar prokurorët, duke tentuar të devijojnë të vërtetën me skenarë dhe skema banidtësh mediatikë që përgjigjen duket se po e marrin qartazi nga drejtësia.

Kukuvajkat e inceneratorëve po vajtojnë dhe do të vajtojnë gjatë pasi rruga e tyre, ajo që kanë zgjedhur, është një rrugë pa krye./CNA

 

Lajmet e fundit nga