
Afera e inceneratorëve është skandali më i madh korruptiv i shekullit, i quajtur në Shqipëri, denoncuar nga politika, një komision hetimor.
Tashmë SPAK ka zbuluar përgjegjësit kryesorë. Gjithashtu akuzon edhe ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj për lidhje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan, ku “truri” i tyre ishte Mirel Mërtiri.
CNA ka sjellë shumë dokumente dhe sot po sjell një tjetër material.
Shpesh shtetasi Mirel Mërtiri akuzohej se ai kishte me offshore, me kompani në Maltë dhe në Bullgari, nëpërmjet të cilës erdhi deri në Tiranë, por asnjëherë deri më tani nuk ishte publikuar një dokument apo fakt që të tregonte lidhjen e inceneratorit në Tiranë “Integrated Energy BV SVP” me kompanitë e Mirel Mërtirit në Maltë.
CNA po publikon për herë të parë disa dokumente, një pagesë prej 90 mijë eurosh dhe një kontratë të shtetasit Mirel Mërtiri, të kompanisë së tij “Sien” në Maltë me kompaninë “Integrated Energy BV SVP”, në kohën kur administrator ka qenë Giuseppe Ciaffaglione.
Pra, “truri” i inceneratorëve Mirel Mërtiri, siç del nga të dhënat e SPAK-ut, firmosi një kontratë me administratorin formal të kompanisë dhe pagesat i dërgonte te kompania e tij në Maltë.

Kjo është fatura, e cila tregon pagesën prej 90 mijë eurosh.
Më poshtë po sjellim të plotë edhe kontratën të firmosur nga Giuseppe Ciaffaglione dhe Mirel Mërtiri për shërbimet që kompania e Maltës do t’i jepte inceneratorit të Tiranës.







Qartazi, tashmë del hapur Mirel Mërtiri, njeriu që është jo vetëm në skemën dhe të gjithë skenarin që është ndërtuar për inceneratorët, por edhe kompanitë e tij në Maltë, të cilat përfliteshin si offshorë dhe denoncoheshin shpesh nga politika, tashmë është e provuar që kanë marrë para direkt nga inceneratori i Tiranës.
Ndërkohë, SPAK po vijon hetimet dhe ka me dhjetëra fakte e dokumente të tjera në lidhje me çështjen e inceneratorëve, zhurmën e të cilëve dhe pasojat i sfumoi paksa debati i shpërthyer nën kontrollin e Rilindjes në lidhje me një kullë në qendër të Tiranës, apo edhe shkashka e hedhur për sterilizimin, ku është arrestuar një ish-zv.ministër dhe pronari i koncesionit, por është shmangur ish-ministri përgjegjës Ilir Beqaj dhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani.
Dokumentet e mësipërme tregojnë edhe njëherë se afera e inceneratorëve vazhdon të mbetet një nga thembrat e akilit të drejtësisë së Shqipërisë, më e vështira për tu zbardhur, më e madhja dhe më e papërsëritshmja në llojin e vet që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e 30 viteve demokraci në Shqipëri./ CNA
Sipas Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit kontra...
SPAK arrestoi një ish-zv.ministër dhe pronarin e koncesion...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur k...
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ndodhet në qeli q...
SPAK njoftoi arrestimin e një ish-zëvendësministri dhe...
Hetimet 3-vjeçare të prokurorëve Edvin Kondili dhe Ene...
Edhe nata tretë e Festës së Birrës ishte mjaft elektrizues...
Koloneli Dilaver Goxhaj ka reaguar ashpër për arrestim...
Prej dy ditësh ka startuar Festa e Birrës në Korçë, e ...
Bjellorusia do të ishte e gatshme të përdorte armët bërtha...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndë...
Një gjykatë në qytetin gjerman të Mynihut dënoi të pre...
Fluksi i madh i emigrantëve të kthyer në vendlindje ka sht...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur prapaskenat e konc...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka shp...
Avokatët e Donald Trump i kërkuan gjykatësit që mbikëq...
Vlora është cilësuar gjithmonë si një nga vatrat e nxehta ...
Vlora në 365 ditët e vitit statistikor në Policinë e Vlorë...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ftuar liderët e B...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në a...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...