
Dita ditës dalin fakte të reja që zbardhin megaaferën e inceneratorëve, çështje të cilën CNA e denoncon prej vitesh.
SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, ndërsa gjatë hetimeve për koncesionin janë marrë në pyetje edhe aksionerët që figurojnë në dokumentat zyrtare.
Nëpërmjet letërporosive, Prokuroria e Posaçme i ka drejtuar disa pyetje Alberto Presezzit të “Bruno Presezzi spa”, Salvatore Rusellit të “Hydro srl”, Thomas Hansmanit nga “Paul Wurth” dhe Ernesto Granelliit nga “Energy Recuperator”.
Këta persona rezultojnë të jenë aksionerët e kompanisë mëmë të inceneratorit të Tiranës, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, që më pas e ka ndryshuar emrin në “Geogenix B.V”.
Alberto Presezzi, Salvatore Ruselli, Thomas Hansman dhe Ernesto Granelli kanë deklaruar për SPAK se nuk e njohin njëri-tjetrin dhe as personat që kanë pasur role drejtuese te “Geogenix B. V.”.
Ata janë shprehur se njohin vetëm “trurin” e inceneratorëve, Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton dhe pretendojnë se nuk e dinë kush i ka regjistruar si pronarë fundorë.
Thomas Hansman, në përgjigjen për SPAK ka thënë se është shkëputur ng “Integrated Energy B. V.” që në dhjetor 2017, tre muaj pasi kompania fitoi kontratën koncesionare të Sharrës.
Alberto Presezzi ka deklaruar se bashkë me kompaninë zvicerane “Icare” zotërojnë shumicën e aksioneve të “Geogenix B. V.”, por ka theksuar se aksionet e tyre janë të fjetura, pa fuqi ligjore, pasi nuk kanë mundur ta gjenin financimin 100 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.
Po ashtu, edhe Salvatore Ruselli që zotëron 25 % të aksioneve pretendon se nuk ka gisht në aferë. Ai ka informuar SPAK se ka vetëm 1 kuotë me vlerë të papërfillshme.
Nga ana tjetër, Ernesto Granelli, ndonëse rezulton aksioner me 30 %, ka deklaruar se nuk ka idenë që kompania e tij ka fituar kontratën për impiantin e mbetjeve në Tiranë.
Në përgjigje për SPAK-un, të katërt aksionerët kanë theksuar se njohin Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton nëpërmjet italianit Giusepe Ciaffaglione.
Ata identifikojnë dyshen Mërtiri-Zoto si drejtuesit e koncesionit të Sharrës. Këto deklarata, së bashku me e-maile, dokumente dhe fakte kanë bindur SPAK se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët “de fakto” të inceneratorit të Sharrës./ CNA.al
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka paralajmëruar n...
Në fundin e muajit korrik, kompania gjermane EMS-Fehn-Grou...
TikTok do të përballet me një gjobë për trajtimin e të dhë...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reguar lidhur me asg...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ka përgëzuar polic...
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. ...
Tre persona janë vënë në prangat e policisë pasi u kapën t...
Disa zona në jug të vendit kanë mbetur pa energji elektrik...
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Fad...
Dy përgjegjës të një firmë përpunimi mermeri, në vendin e ...
Një 36 vjeçar me inicialet, G. N., banues në Tiranë është ...
Policia ka bërë publike një video në të cilën shfaqen puno...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla e ka nisur ditën në Ae...
Në dy ditët e fundit mediat e Rilindjes, të sponsorizuara ...
Për 5 netë me radhë nga data 16-20 gusht, Bashkia e Korçës...
CNA publikon një pjesë të e-maileve të dy bosëve të incen...
SPAK dhe Prokuroria Publike Evropiane kanë nënshkruar një ...
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas publiki...
“Detyrat i kemi jo të lehta por të përballueshme. Të ngri...
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Këshillit Ko...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...