web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Punonjësi humb jetën në firmën e përpunimit të mermerit në Skrapar,arrestohen 2 përgjegjësit

5 Gusht 2023, 10:33, Aktualitet CNA

Punonjësi humb jetën në firmën e përpunimit të

Dy përgjegjës të një firmë përpunimi mermeri, në vendin e quajtur Qafa e Devrisë, Skrapar janë vënë në prangat e policisë, pasi një punonjës 55-vjeçar është aksidentuar dhe  ka ndërruar jetë.

Të arrestuarit janë  68 vjeçari me inicialet, J.M., banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik dhe 50 vjeçari me inicialet K.S., banues në Greqi, me detyrë përgjegjës sektori, në të njëjtën firmë.

55 vjeçari me inicialet, A.P është aksidentuar dhe  ka ndërruar jetë gjatë punës në këtë firmë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme./CNA.al





Lajmet e fundit nga